Populli e shprehi vullnetin me 14 shkurt – pse klanet e subjekteve politike rezistojnë, nuk ia hapin rrugën anëtarësisë edhe ashtu të cunguar?!!

Opinione

Populli e shprehi vullnetin me 14 shkurt – pse klanet e subjekteve politike rezistojnë, nuk ia hapin rrugën anëtarësisë edhe ashtu të cunguar?!!

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 7 mars 2021 Në ora: 07:51
LDK

Në të kaluarën e jetës 13 vjeçare të shtetit të Kosovës, zgjedhjet e 14 shkurtit, pa dyshim, paraqesin një moment historik. Afër 50% e popullit, si asnjëherë më parë, ia shprehi besimin subjektit politik – LVV, I cili vite me radhë, ishte në opozitë.

Çka do të thotë kjo? Populli priti, priti dhe më në fund e kuptoi dhe u vetëdijesua se, gjatë periudhës së kaluar, shtresat pushtetare, as që e rrumbullaksuan procesin e shtetëformimit, ndaj, as që mund të flitet për ndonjë lëvizje në drejtim të zhvillimit të  shtetit. Nuk ia vlen të numërohen dobësitë apo lëshimet në këtë proces por, me një fjalë, mund të thuhet se mungoi profesionalizmi dhe ndërgjegjja, prandaj rezultoi kapja e pushtetit, e cila I nënkupton të gjitha të zezat.

Edhe shteti tjetër shqiptarë, sadopak, më I madh dhe me një histori shtetërore më të gjatë, gjindtë në prag të zgjedhjeve. A do të shprehë populli zgjim dhe vetëdijesim? A mund të ndodhë ajo që duhet me ndodhë që populli të kupton se, shteti I përket popullit dhe vetëm popullit, që të dyja shtetet  janë edhe bartëse të procesit të zhvillimit gjithëkombëtar. Vetëm në se shtetet shqiptare, në aspektin zhvillimor, e marrin fizionominë e duhur, e hapin edhe rrugën e procesit të zhvillimit gjithëkombëtar, gjë që duhet me qenë, në mënyrë permanente në agjendat e shteteve.

Demokracia e karakterizon sistemi pluralist, i cili nënkupton sistemin shumë-partiak, ndaj edhe konsiderohet sistem konstruktiv. Subjektet politike të Kosovës, të cilat ishin, që nga fillimi, bartëse të pushtetit, me 14 shkurt, pësuan në mënyrë drastike sa që fituesi I zgjedhjeve do vij në pushtet duke mos patur nevojë që të kërkon partner apo koalicion. LVV edhe e ka merituar një gjë të tillë dhe I uroi sukses në vazhdimësi, me shpresë se do e kultivon profesionalizmin dhe ndërgjegjëshmerin maksimale, si faktor të cilët premtojnë në procesin e zhvillimit të shtetit.

A do mbushen mend subjektet të cilat pësuan. Isa Mustafa me LDK, e bëri një lëvizje por, si duket lëvizje me bisht. Enver Hoxhaj, pasardhës I të paraburgosurve – Hashimit dhe Kadriut, akoma nuk lëviz, E njëjta gjë vlen edhe për subjektet tjera.

Kjo çka ndodhi gjatë zgjedhjeve, nuk është asgjë tjetër por, pasojë e klanizimeve të subjekteve politike, ndaj edhe pasoj e stagnimit të shtetit.

Në situata të tilla, asgjë nuk është më e preferushme se sa, të gjitha strukturat e subjekteve, duke filluar nga Kryetari, Kryesia madje edhe Kuvendi, të dorëheqen dhe ti jepet mundësia anëtarësisë, duke filluar nga baza, në mënyrë të pavarur dhe demokratike, t`ia hyn procesit të zgjedhjes dhe formimit të strukturave totalisht të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat