Cilët parlamentarë të partive të RK-ës nuk do t’i kryejnë obligimet kushtetuese në PRK-ës

Opinione

Cilët parlamentarë të partive të RK-ës nuk do t’i kryejnë obligimet kushtetuese në PRK-ës

Nga: Sami Arifi Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:56
Sami Arifi

Parlamentarët që marrin besimin përmes votës së popullit, në momentin që bëhen parlamentar, ata janë përfaqsuese të shtetit dhe zëri i popullit, assesi nuk duhet të jenë përfaqësues i ndarjeve të interesave të shefave të tyre apo partive të tyre me qëndrime të tilla në PRK-ës.

-Juristët e profesionalizuar të RK-ës bëjnë me dije se; me rastin e zgjedhjes së presidentit, presidentes së RK-ës, partitë politike përmes parlamentarëve të tyre e kanë obligim kushtetues bërjen e kuorumit në PRK-ës.

-Por, këta juristë asnjëherë nuk kanë sqaruar se moskryerja e obligimeve kushtetuese të RK-ës në PRK-ës, a ka masa ndëshkuese dhe nëse ka kush e bënë të ditur këtë ndëshkim dhe se çfarë ndëshkimi do të jetë ai. Sigurisht sqarimin e ligjshmërisë për obligimin kushtetues të parlamentarëve e interpreton GJKRK-ës.

-Deri tani qëndrim në mospërmbushjen e obligimeve kushtetuese kanë marrë partitë PDK-ës dhe partia e AAK-ës.

-Partia e LDK-ës po qëndron e ndarë, edhe se shumica janë pro zgjedhjes së presidentës, në mendimet për përmbushjen e oligimit kushtetues në PRK-ës në zgjedhjen apo jo të president-it, tes së RK-ës.

-Partitë e minoritarëve në RK-ës janë shprehur të gatshme në përmbushjen e obligimeve kushtetuese për formimin e institucioneve të RK-ës për zgjedhjen e presiden-tit,tes, meqë, nëse nuk zgjedhet presiden-ti, tja vendi prap shkon në zgjedhje.

-Këta janë politikajt e RK-ës që qajnë hallet e tyre për t’u pozicionuar në poste qeveritare përmes pazareve të tyre pa e përfillur vullnetin e qytetarit që dhanë përcaktimin e tyre përmes votës.

-Krejtë këto lojra bëhen në dëm të qytetarit, në dëm të republikës së tyre, për t’i mërzitur ata (qytetarët) që në të ardhmën sa më pak të dalin në zgjedhje për të pasur mundësi që edhe pas 21 viteve çlirim të RK-ës nga okupatori serb, këta politikaj prap institucionet e RK-ës t’i bëjnë përmes pazareve të fshehura që fshihen interesat e tyre personale e grupore.

-Populli do të inatoset edhe më me veprimet e këtyre politikajve të pandërgjegjshëm të cilët kanë interes të paligjshëm vetëvehtën, e jo fare popullin dhe shtetin në vënje të ligjshmërisë.

-Prandaj, nëse vihet prap në zgjedhje populli do t’ju përgjigjet edhe më tepër, në mënyrë që të funksionoi shteti i së drejtës në RK-ës, duke e kryer obligimin qytetar brenda dy viteve tri herë edhe se shteti i RK-ës se ka këtë luksme financiar në rrethana të jashtëzakonshme të pandemisë, krejt kjo për fajinë e papërgjegjësisë të politikajve, populli prap merrë barrë aq të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat