Zoti Kryeministër, si mërgimtar në SHBA përmbi 30 vjet, të lutem, tërhiqe përkohësisht projektligjin për Diasporën

Opinione

Zoti Kryeministër, si mërgimtar në SHBA përmbi 30 vjet, të lutem, tërhiqe përkohësisht projektligjin për Diasporën

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 3 prill 2021 Në ora: 00:14
Albin Kurti

Duke iu bashkangjitur shumicës qytetarëve dhe vullnetit të tyre për besimin të cilin ta dhanë me qeveris me vendin, kam qenë në anën tënde respektivisht në anën e popullit, prandaj, kushdo që e merr këtë besim, unë do ta përkrah, pasi, nuk i takoj asnjë partie apo ideologjie në Republikën e Kosovës, prandaj, krejt çka mund të them është se vërtetë jam i zhgënjyer.

Dua t’ia lë vendin spekulimeve ndoshta edhe testimeve politike dhe disponimit të tyre, por në një situatë të këtillë në të cilën gjendet Kosova, kjo, ka qenë krejtësisht e pa nevojshme dhe e dëmshme në momentin kur duhet të rrumbullakohen organet shtetërore për ta vazhduar punën e Qeverisë duke u marrë me probleme vitale e ekzistenciale të qytetarëve, në rënd të parë me pandeminë, problemet ekonomike dhe ato politike, sfida të cilat e presin Republikën e Kosovës.

Mërgimtarët, nuk duan të jenë shkak i përçarjes, por i unitetit

Ne, jemi të vetëdijshëm dhe e kemi provuar në jetën tonë si mërgimtarë nga pushtetet e mëparshme, të cilat e irrituan popullin.

Për këtë arsye, edhe e keni marrë përkrahjen historike më një votim të mbi 50% të votave, prandaj, si njeri i sinqertë, i ndershëm, i pakorruptuar dhe inkriminuar, diaspora ua dha përkrahjen e pa rezervë me shpresë së do t’i eliminoni të gjitha ato keqpërdorime, abuzime me pushtetin, krim, korrupsion, nepotizëm, të cilat Kosovën e lanë pa lëvizje të lirë, pa perspektivë, shkaktuan largimin e rinisë nga vendi si dhe rrezikuan humbjen e përkrahjes të faktorit ndërkombëtar, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila, sipas paralajmërimeve e përkrahin Qeverinë në krye në Kurtin si garancë se do të luftohen të gjitha dukuritë negative, të cilat Kosovën e penguan për të ecur përpara.

Në interes të konsolidimit të shtetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve shtetërore, në shenjë respekti ndaj opozitës dhe frymës së respektit dhe bashkëpunimit, tërhiqe këtë Projektligj dhe pasi të zgjidhet Presidenti/ja, të iniciohet edhe ajo pjesë e Kushtetutës ku parashihet zgjedhja e Presidentit/ës, që një here e mirë, mos të jetë pengesë për t’u konstituuar organet e shtetit.

Nëse tërhiqet ky Projektligj dhe deputetët nuk i kryejnë obligimet e veta për të qëndruar në sallë sipas obligimit kushtetues, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, çuarja e vendit në zgjedhje të reja, do të mbetët në përgjegjësinë e opozitës.

Reflekto si Kryeministër, për të pasur një bashkëpunim me opozitën, e cila e ka rolin e vet opozitar progresiv që shteti të sjellë vendime të nevojshme dhe të dobishme për qytetarët.

Reflekto, mos të mbetët një plagë e zezë e kryeneçësisë.

Duke iu falënderuar për angazhimin dhe kujdesin, ndoshta sinqerisht për herë të parë seriozisht, të lutem, reflekto, në emër të qytetarëve dhe të diasporës, që të procedohet në mënyrë të rregullt dhe t’i dërgohet Parlamentit për votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat