Rendi i Ri i Dashurisë!

Opinione

Rendi i Ri i Dashurisë!

Nga: Kimete Berisha Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:04
Kimete Berisha

Janë këto kohë të mërzisë dhe asgjë më nuk është siç ka qenë.

Po rishkruhet çdo gjë, po rishkruhet Rendi i Ri i Dashurisë.

Derisa po mësohemi me këtë 'tjetër jetë', ne po vuajmë!

Askush nuk ndjen se përket dikund,

në këtë botë të sëmurë nga frika prej sëmundjes, nga frika prej vdekjes!

Në këto kohë, jemi tretur, jetojmë pa afërsi,

e pa afërsi nuk e gjen asnjë shok të Ri, e pa shokët e vjetër mësohesh!

Është kohë e vetmisë. Nganjëherë, ditë'm drekë, midis zhurmës së qytetit, dëgjphwt kënga e zogjve, ajo kënga e tyre e njejtë.

Largësia dhe distanca e shpëtojnë jetën, por s sëmurin shpirtin dhe mendjen.

Është e ndaluar vallja, është e ndaluar muzika, ndalohet dasma, ndalohet lumturia, por asnjë vendim nuk e ndalon pikëllimin.

Nuk ndalohet ajo ndjesia e tmerrshme dhe ajo zbrazëtia se Ti më nuk di kah t'ia mbash dhe nuk di në çka të besosh!

Në këto kohë të mërzisë dhe të dëshpërimit, asgjë nuk na shpëton përveç besimit!

Duhet të besojmë se 'asgjë nuk ndodh pa një arsye' dhe se besimi të shëron nga ndjenja se ti 'vërtetë e ke humbur rrugën'!

Kam lexuar, agjërimi e lufton depresionin.

Neve si kurrë më parë na duhet agjërimi, për qetësimin e mendjes dhe për vetë-disiplinë.

Agjërimi na bën të ndjehemi se përkasim dikund, që s'jemi të harruar!

Dhe se mund të durojmë edhe më shumë!

Kur jemi më së ngushti, agjërojmë!

Agjërimi të bën të dukesh bukur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat