Kryediplomatja Donika Gërvalla në OKB, ishte sfiduese ndaj broçkullave serbo- ruse

Opinione

Kryediplomatja Donika Gërvalla në OKB, ishte sfiduese ndaj broçkullave serbo- ruse

Nga: Dedë Preqi Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:35
Dedë Preqi

Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, zonja Donika Gërvalla, në paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB, ishte sfiduese, në veçanti kundër broqkullave serbo-ruse, kur ata i kundërshtuan simbolet e Republikës së Kosovës, duke bërë që të ndërprehet edhe seanca e kësaj mbledhje për një kohë të shkurtër, ku zonja Gërvalla, nuk e largon flamurin e Kosovës, nga paraqitja e saj virtuale, sepse kishte arsye dhe guxim që simbolet e shtetit të Kosovës, të qëndrojnë në vendin e vet.

Dhe nuk mund të mohohet se zonja D.Gërvalla, nuk kishte të drejtë dhe të mos qëndroj indiferente përballë këtyre kritikave që i drejtohen shtetit të Kosovës, nga përfaqësuesit e Rusisë dhe Serbisë, dhe ky shqetësim ka të bëjë me një çështje konkrete historike dhe politike, por duke shkuar edhe më tej, ka të bëjë edhe me problematika të tjera, të cilat janë këto dy vende që kanë lindur të krijojnë një botë të tërthortë, për ta destabilizuar Kosovën, si pretekst për të mos e lënë të çetë në një mënyrë edhe tërë Ballkanin perëndimor.

Prandaj, ministerja e jashtme e Kosovës, zonja Donika Gërvalla, edhe pse ishte për herë të parë në këtë mision para OKB-së, ishte e saktë dhe serioze me paraqitjen dhe çëndrimet e saj në lidhje me çështjen e shtetit të Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë, sepse ekzistojnë jo vetëm shkaqe që lidhen me nevojat e negociatave në mes këtyre dy vendeve, por asgjë nuk qëndron më afër të vërtetës se sa lufta e fundit që shkakëtoi regjimi i Millosheviqit, duke shkakëtuar afro 15 mijë viktima, që ta kuptojmë më mirë procesin historik që u zhvillue edhe më herët me dekada kundër popullit shqiptarë dhe Kosovës.

Kjo gjë duhet të jetë tashmë e qartë për këdo, që është në gjendje të mësoj nga ngjarjet e historisë, duke ditur se populli i Kosovës, lirinë e fitoi me shumë gjak dhe mundi, përmes një përllogaritje të çmueshme të vajzave dhe djemve të UçK-së, dhe mbështetjen e NATO-s, në krye me SHBA-të, ku kjo pritje e daljes në dritë të një realiteti të ri njerëzor, është turp i madh të mohohet gjithë kjo sakrificë dhe të nëpërkëmbët e poshtërohet sot nga hipokrizia serbe dhe ruse, të cilat historinë e shohin në kahe të kundërt dhe në mënyrë të verbër.

Do të ishte me rëndësi të saktësonim se gratë shqiptare dhe vajzat tona, janë në rrugën e imazhit më shpresëdhënës se ndonjëherë tjetër dhe në domethënjën e kuptimit të zotërimit të pushtetit, ku më herët shoqëria e jonë ka pasë frikë ndaj saj dhe e ka trajtuar si «rob», prandaj, ajo sot është dëshmitare e pranuar, e aftë dhe e zonja të vendos jo vetëm për vetëvetën, por edhe në dobinë, sigurinë dhe mirëqenjen e gjithë shoqërisë.

Kosova duhet të ndjehët krenare me gratë dhe vajzat e veta, të cilat vendin tonë e përfaqësojnë brenda dhe jashta, jo vetëm si përshtatje pasive shoqërore, por si të përgjegjëshme e të vetëdijshme në mënyrë të denjë dhe madhështore, duke e respektuar shtetin dhe popullin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat