Shtetësia e tillë keqpërdorë lidhjen jurdike-politike-ekonomiko-sociale të shtetit me qytetarin

Opinione

Shtetësia e tillë keqpërdorë lidhjen jurdike-politike-ekonomiko-sociale të shtetit me qytetarin

Nga: Luan Mehmetaj Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:03
Luan Mehmetaj

Shtetësia është lidhje juridike-politike dhe ekonomiko-sociale e qytetarit me shtetin. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e qytetarit me shtetin sublimohen me institutin e shtetësisë. Shtetësia është po aq e vlefshme për shtetin aq sa është shteti për qytetarin. Thuajse në krejt botë, qytetaret fitojnë shtetësinë në tri mënyra:

1. Drejtëpërdrejtë (kur të dy prindërit janë shtetas të shtetit) ose me lindje.

2. Drejtëpërdrejtë (kur njëri prind është shtetas i shtetit dhe me pelqimin e të dy prindërve merr shtetësin e shtetit përkatës.

3. Me natyralizim (kërkesë, parashtruar organëve kompetente për fitimin e shtetësisë. Plotësimi i kushteve ligjore)

Tani, çfarë po ndodhë kështu me ketë fitimin e shtetësisë përmes natyralizimit??‍♂️ - po ndodhë keqpërdorim masiv i fitimit të shtetësisë, ku 90% janë fiktive, e kam fjalën për fitimin e shtetësisë së Shqipërisë nga ana e kosovarëve.

Janë një mori kushtesh dhe rregullave të parapara me ligj dhe të udhëzuar me akte nënligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme që duhet t'i plotësosh për ta fituar shtetësinë e një shteti përmes natyralizimit. Me keqardhje themi se; 90% dokumentet e prezantuara si të plotësuar për aprovimin e kërkesës janë fiktive.

Kjo është më shumë ndjenje irracionale e të kuptuarit të shtetësisë, se sa kriter objektiv për ta bërë një shtetas të denjë për shtetin.

Jam kundër fitimit të shtetësisë në ketë mënyrë, krejtësisht fiktive, sepse një shtet që pretendon zhvillimin demokratik dhe ekonomik, shtetësinë e sheh si burimin kryesor të burimeve njerzore. Shtetësia nuk e ka kuptimin veç sa me e pas një pasaportë të një shteti, apo me votu për zgjedhje, por me kontribu për atë shtet; me jetu aty, me punu, me pagu tatime, taksa,  me e sëndërtu të ardhmen e shtetit etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat