Një parti politike i fiton tri mandate radhazi, vetëm në vendet ku shkalla e varfërisë, e papunësisë është në nivelin të lartë

Opinione

Një parti politike i fiton tri mandate radhazi, vetëm në vendet ku shkalla e varfërisë, e papunësisë është në nivelin të lartë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:28
Adem Bytyçi

Zgjedhjet nacionale në Shqipëri, me datën 25 prill 2021, u mbajtën brenda standardeve të pranueshme evropiane, ani pse në disa vend- votime pati përplasje dhe blerje votash.

Kjo për nivelin e demokracisë në Shqipëri është diçka normale, sepse shpesh ka ndodhur thuajse në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri një luftë e ashpër në mes subjekteve politike atje për t'i fituar zgjedhjet me çdo kusht, herë herë zgjedhjet janë përcjell me shumë tensione deri edhe në përplasje fizike.

Kësaj radhe edhe pse shpresohej se zgjedhjet do të sillnin ndryshimin kjo nuk ndodhi, sepse dyshohet që qytetarët e Shqipërisë ishin të kënaqur me qeverisjen 8 vjeçare të PS në krye me kryeministrin Edi Rama.

Për kundër atyre që thonë se ndryshimi ishte i domosdoshëm në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Shqipëri, zgjidhja e qytetarëve të Shqipërisë në këto zgjedhje e provojë të kundërtën, ua besojë socialistëve qeverisjen e vendit edhe për një mandat të tretë.

Ajo që duhet përmendur në këto zgjedhje është pjesëmarrja e z. Albin Kurtit, Kryeministrit aktual të Kosovës në votim në këto zgjedhje dhe bindja tij se qytetarët shqiptarë nuk e duan ndryshimin, sepse janë të kënaqur me qeverisjen e vendit nga Qeveria e Rilindjes socialiste të mëparshme.

Shumë rrallë ndodhë edhe në vendet me shkallën më të lartë të demokracisë dhe me STANDARDIN më të lartë të jetesës së popullsisë, që një subjekt politikë t'i fitojë zgjedhjet edhe për një afat të tretë për ta qeverisur vendin.

Në të kundërtën ky fenomen apo zgjidhje, që një parti politike t'i fitojë zgjedhjet për tri mandate radhazi, ndodhë vetëm në ato vende ku shkalla e varfërisë, e papunësisë është në nivelin më të lartë dhe DEMOKRACIA është në nivelin më të mjerueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat