Të flet për keqmenaxhim të pandemisë, ish-ministri Zemaj është një manovër politike në mungesë të realitetit

Opinione

Të flet për keqmenaxhim të pandemisë, ish-ministri Zemaj është një manovër politike në mungesë të realitetit

Nga: Adem Bytyqi Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:09
Adem Bytyqi

Vetëm krahasimi i rezultatëve të menagjimit të Pandemisë në përiudhën e Qeverisë anti Kushtetuese Hoti, në të cilin z.Zemaj, një jurist me profesion ishte  Ministër i shëndetësisë dhe Ministrit të shëndetësisë z. Vitia , me profesion expert i shëndetit në Qeverinë aktuale Kurti , pasqyron në mëny më të drejtë , të gjithanshme dhe të sakt diferencën  e rezultatëve të menagjiit të Pandemisë  Covid-19- të, në favorr të Qeverisë Kurti, përkatësisht në favorr të Ministrit të shëndetësisë z.Vitia.

Jo vetëm numri i vdekjeve të qytetarëve tanë nga Covid-19 ‐të, ka qenë më i lartë në përudhën në të cilën Ministër i shëndetësisë ishte z. Armend Zemaj , i LDK-së, por edhe vetë z. Zemaj i ka shkëlur në mënyrë flagrante dhe të përseritur masatë profilaktike që kanë influncuar të qytetarët, që mos t'i respektojnë masat mbrojtëse si dhe  mos t'u binden urdhrave të atyre të cilët vetë i shkëlin këto urdhëra në vend që t'i respektonin. 

Z.Vitia, edhe në Qeverinë Kurti 1. e cila është rrëzuar për inate politike dhe në Qeverinë Kurti dy është shëmbull se si menagjohet në mënyrën më të mirë një Pandemi vdekjeprurëse edhe në rrethana shumë të vështira ekonomike dhe në mungesë  të preparatëve adekuate farmacuetike për të përballuar për aq sa është e mundur pasojatë e një pandemie kaq të tmerrshme .

Është e vetëkuptueshme se, përderisa Qeveritë e më parshme as një herë në as një mandat të tyre qeverisës nuk e kanë patur prioritet shëndetësinë, nuk ka si të përballohen me suksese dhe në mënyrën më të mirë jo vetëm pandemia Covid-19-të, por cilado Pandemi eventuale tjetër, e cila mund të shpërthejë dhe përhapej në vendin tonë.

Gjithësesi Qeveria aktuale Kurti ,duhet të bëjë shumë më shumë se qeveritë e mëparshme,  për të përmirsuar pozitën materiale të punëtorëve shëndetësorë,  kushtët e punës dhe ngritjen në një nivel shumë më të lartë të shëndetësisë, për të mbrojtur në mënyrë adekuate shëndetin e popullatës , e jo siq ka ndodhur derimetani të na vdesin qytetarët tanë për shkak të mungesës së mjetëve financiare për t'i dërguar jasht vendit për shërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat