Zoti kryeministër Kosova mundet dhe duhet me padit Serbin gjenocidiale pa ndihma të ndonjë shteti tjetër

Opinione

Zoti kryeministër Kosova mundet dhe duhet me padit Serbin gjenocidiale pa ndihma të ndonjë shteti tjetër

Nga: Luz Tomaj Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:18
Luz Tomaj

Sinqerisht u befasova. Personalisht, për këtë çështje, e qaj kryet vite me radhë. E kam shprehë mendimin tim edhe në këtë formë, përmes prestigjiozes Bota sot. Dilema e Kryeministrit, madje lexoi edhe mendime të juristëve për këtë çështje, më befasuan. Prandaj, shfrytëzoi rastin që, edhe nji herë të shprei mendimin.

Së pari, mendoj se, edhe qeveria, duhet kontaktuar profesionistet me njohuri të gjithanshme. Më se 40 vite gjendem jashtë Kosovës ndaj, nuk kam mbikëqyrje apo njohuri mbi rrjetin e kuadrove. Po e them kalimthi, befasohem se nuk e dëgjoj zërin e Akademisë së shkencave. Sidoqoftë, e di se ekziston Profesori, penalisti I famshëm dhe, juristi I gjithanshëm ISMET SALIHU, nuk e kam takuar fizikisht por, I vërej dhe më bëjnë përshtypje aktivitetet e Prof. Bashkim Rrahmanit. Aftësia dhe njohuria e tyre dhe sigurisht të tjerëve, duhet të vij në shprehje dhe ti kontribuojnë shtetit.

Megjithatë, z. Kryeministër, do përpiqem ti shprehi mendimet e mija. Për gjenocidin serb, Kosova, për 13 vitet e kaluara nuk bëri as edhe një lëvizje. Kalimthi po e them se, po në këtë formë, kam reaguar edhe në deklaratat e ish Presidentit Thaçi kur e fajësonte bashkësinë ndërkombëtare nga se nuk ndërmerr asgjë përkitazi me gjenocidin serb ndaj shqepëtave. Jo more, Kosova duhet të definoj dhe argumenton gjenocidin dhe, të informon te gjitha shtetet e botes. Kuptohet se, është e drejtë e secilit shtet që të vendos se, e pranon apo jo gjenocidin serb. Sigurisht se, nuk pritet që atë ta pranojnë Serbia, Rusia, Kina dhe aleatet e tyre. Bota duhet informuar. SHBA-të e konfirmuan gjenocidin ndaj Armenis, të kryer në fillim të shekullit të kaluar. Ndoshta Kosova, duhet të mendoj edhe për gjenocidin serb të kryer me 1912 dhe në vazhdimësi.

Në këtë moment, ndonëse moment i vonuar dhe moment I fundit, Kosova, për gjenocidin duhet të veproi në dy drejtime – gjenocidin si krim dhe, kompensimin e dëmeve si pasojë e krimit. Me fjalë tjera, këtë çështje duhet shikuar dhe vepruar në aspektin juridiko-civil dhe atë juridiko-penal.

Kërkesa juridiko-civile

E kaluara na mëson se, hapi I parë, i secilit shtet I cili ka qenë viktimë e luftës, e krimit ka qenë parashtrimi I kërkesës për kompensimin e dëmeve të luftës, I cili shkon në favor të viktimave. Të shpresojmë se, pas 13 viteve, Kosova disponon me fakte mbi numrin e viktimave, mbi numrin e të dhunuarave, të pagjeturve dhe numrin e familjeve të shpërngulura si pasojë e spastrimit etnik të paramenduar nga Serbia. Jam I sigurt se ekzistojnë kritere për lartësinë e kompensimit për vrasje, dhunime dhe shpërngulje.

Preferoi që, një kërkesë për kompensimin e dëmeve, ti paraprij padis, ti adresohet Serbisë si bartëse e gjenocidit dhe, ti caktohet një afat, psh  një muaj që të deklarohet. E preferoi këtë, nga se ekziston mundësia objektive që gjykata kompetente edhe të kërkon një gjë të tillë. Në se Serbia kriminale hesht ose e refuzon kërkesën, pason padija.

Kërkesa penalo-juridike

Gjenocidi si krim është I definuar nga OKB dhe ka karakter të ligjit ndërkombëtar. Në këtë proces përfshihen ekzekutorët e drejtpërdrejt të krimit, urdhërdhënësit etj. Me fjalë tjera, në këtë procedurë pritet arritja e qëllimit  që të ndëshkohet krimi.

Shteti i Kosovës e gëzon të drejtën e palës paditëse

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (ICJ) vepron sipas Statutit të aprovuar nga OKB. Vite më parë, jam përpjek ta kontaktoi administratën e Gjykatës në fjalë por, shkurtazi, përgjigja ka qenë se ata komunikojnë me shtete dhe vetëm me shtete.

Nga dispozitat e Statutit të ICJ (GJND)

Sekretariati permanent administrativ i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë quhet REGISTRY, me seli pran OKB. Sipas Statutit, Sekretariati në fjalë komunikon vetëm me shtete. Prandaj, sugjeroi që Qeveria e Kosovës, pa pritë, duhet ti drejtohet këtij Registry.

Neni 34/1 I Statutit parasheh se vetëm shtetet munden me qenë në cilësi të palëve në lëndët para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Është e vërtet se Statuti parasheh se palët duhet me qenë shtete anëtare të OKB.

Mirëpo, me dispozitën 35/3, Statuti parasheh edhe mundësin e shteteve jo anëtare, për të qenë në cilësi të palëve. Dallimi çnderon në faktin se, për shtetet jo anëtare, Gjykata e cakton shumen, të cilën pala (shteti jo anëtare i OKB) duhet të paguaj, në emër të kompensimit të shpenzimeve të procedurës.

Jam I sigurt se këto shpenzime nuk kanë me qenë më të larta se shpenzimet, të cilat Qeveria po I paguan për mbrojtjen e disa të akuzuarve pranë Gjykatës speciale.

Z. Kryeministër, hulumtoni rrugën e procedurës e cila nuk është e pakalueshme dhe Kosova nuk ka nevojë për angazhimin e ndonjë shteti të tret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat