Sabriun apo si i themi shkurt “Bikja”meqënse kishte dëgjuar në Tv “Klan” mendimin e Arditit lidhur me shpalosjes së idesë e tij se dita e 5 Majit si ditë dëshmorësh e që lidhet direkt me vrasjen e Qemal Stafës, ishte bërë aq shumë kurioz madje dhe ishte gëzuar po aq shumë sa që kishte vendosur të shkonte në Tiranë ta takonte, pse jo të ngrinte dhe një dopjo me këtë djalë kurajoz i cili pati guxuar të thoshte hapur mendimin e tij. Dhe kur ? Pikërisht në periudhen kur në Shqipëri ka njkë çensurë të fortë që ste lejon më njeri të flasesh si të duash e çfarë të duash.Bikja origjinën e hershme e ka balliste nga ata të Dukatit dhe shpesh mburrej se babai i tij me shokë gjatë një përpjekje në fshatin e Dukatit e kishin plagosur Mehmet Shehun në këmbë gjatë lufte. Ke parë ti – thoshte shpesh “Bikja” që për një koqe plumbi që mori Mehmeti ne nuk na u hoq nofka “Ballist Dukati”? Se vërtetë kishte dhe Gjormi apo Lepenica po ata nga ndonjë herë dhe e dridhnin.
Dy ditë kishte pritur mavrimadhi Bike para godinës së Atrkivit qëndror të shtetit për të takuar Arditin dhe nuk po mundëte sepse ata të recepsionit i thoshnin që”shefi” është ulur dhe po rishikon ditën e çlirimit madje ka mbrritur në përfundime se dhe Luftë Nacional- Çlirimtare nuk ka patur sepse kjo paska qenë një sajesë e komunistëve. Gjithësesi mbas dy ditë të mundimshme pritjeje më së fundi Bikja arriti përfundimisht ta takonte Arditin.Të gjithë bisedën e bërë me Arditin unë do ta sjell para lexuesve ashtu sikurse e pat rregjistruar, paçka se ai më porositi që të mos e hedh sepse do më akuzojnë se është fallco, e manipuluar dhe kushedi e dërgojnë në Amerikë për të vërtetuar orgjinalitetin e saj....apo nuk jetojmë dhe kohën e shtrembërimeve?!...
Disi fillmisht me pak zhurma nis biseda:
- Përshëndetje z.Ardit ! Jam Sabriu, shkurt “Bikja” nga Vlora, kam ardhur enkas të të takoj sepse sinqerisht ja ke bërë forra. Unë që thua ti jam ballist dhe kur them ballist jam nga ata “24 karadësh”. Madje jam dhe hartues dhe përpilues i librit “Kengë himne dhe marshe të Ballit” veçse ata të redaksisë kanë hequr dhe fjalën “valle”, sepse në orgjinalin tim eshte”Këngë, valle, himne e marshe të ballit”. Ata që thua zotërote e hoqën atë fjalë duke më thënë, mirë këngë që kishit, se ja merrnit fshat më fshat aq sa ja mesuat dhe gjermana agës, po valle smund ta çojmë se çkuptim do kish kur vendi ishte i pushtuar.. dhe ju ballistët hiqnit valle? Më saktë na e menderosen duke na thene se kësaj i thonë qe fshati digjet e kurva krihet. Deshëm s’deshem e hoqën dhe mirë bënë që e hoqën atë fjalë se fundja ne kohë lufte nuk hiqet valle. Po kot e botuam dhe ne, aq sa na vajti dhe mundimi dëm, sepse ke parë ti që askush nuk na e bleu?Dhe që thua ti ne e dhamë falas, por ne kemi palo burra ,sepse as vet ballistët nuk na e morën. Më vjen të vras veten, kur beharin e shkuar e pashë librin pranë një mangalli në shetitoren bregdetare të Vlorës, që me faqet e tij mbështillnin misrat e pjekur. Nejse ky është problemi i ynë e jo i juaji e që të hidhem drejt e në temë shkurt or mik vëllai kam ardhur të të përgëzoj në emër të të gjithë ballistëve tanë, jo të fshatit por të të gjithë Shqipërisë. Pa do më thuash ti mua se ku e ke ti tagrin që të përfaqsosht të gjitha ballistët e kombit, kur dihet se kryetar i tyre është Alimadhi? Hesht a i vrarë, e të më falësh se dola nga misioni im duke folur për veten se te ne bëhet kryetar kush të dojë kur të dojë e si të dojë! Veçse sinqerisht desha të dija si është ajo puna që me demek propozoje që të mos ishte 5 Maji ditë dëshmorësh?
Z.Bile ! Unë sinqerisht ju falenderoj madje me shpirt jo vetëm në emrin tim personal por dhe të institucionit që përfaqësoj.E di, e di që je ballist sepse këtë gjë ma thanë kolegët e mi mbasi shfletuan biografinë tënde dhe ta dish mirë se nuk të falenderoj si ballist, por për kurajën civile që po tregon, sepse erdhe te unë dhe e bëre si burrat.Ju më kërkoni se përse unë e bëra atë deklaratë?! Sigurisht që do t’jua u them, por më përpara po ta deklaroj se mos mendo se jam ballist si puna jote.Po e mendove ashtu gabon rëndë...joooo jam ballist i moderuar.vërtetë ca kushërinj të mi të largët i kam patur të tillë, por unë rrjedh nga nje familje e majtë dhe jo e majtë ekstreme nga ajo e Enverit por e majtë socialiste e Tosit dhe e Edit e cila kërkon demokraci, por që të kërkosh demokraci or mik vëllai do të thotë që historinë ta shkruajmë e ta themi ashtu si duhet e jo si u deshi qejfi komunistëve.Po do mëthuash ti që përse e vendosën ata 5 Majin si festë të dëshmorëve? Këtë e di dhe bufi, sepse Qemali ishte komunist i orëve të para dhe i kishte përqafuar këto ide qëkurse ishte student që pa u krijuar PKSH-ja, madje këtë e pat dënuar dhe vet A. Zogu teksa njihet fare mirë qëndrimi i tij teksa e deklaruar hapur se ishte komunist.Po ne, e sot a nuk jemi kundër komunizmit? Ja më thuaj të lutem shumë ,se ti je vërtet ballist pa qylaf me zhgabë në kokë, dmth ke vënë kollare e mba në kokë dhe kapele republike, por ama je burrë lab dhe jo lab dosido, por lab zakoni. Çfarë ndryshimi kanë këta që mbas viteve 90-të nga ata të viteve të luftës. Mu hodhën kot për së koti mua që pse deklarova të hiqet 5 Maji si ditë e dëshmorëve, pikërisht sepse Qemali ishte komunist prandaj dhe unë desha të jepja ndihmesën time në këtë çështje dhe ndaj e bëra këtë gjë. Dhashë mendimin dhe besoj se më ke ndjekurr që përse nuk bënë Vasil Laçin.?! Unë jo më kot e thashe sepse Vasili nuk ka pas qenë komunist dhe akti i tij ishte një akt inividual heroik si ai i Mujo Ulqinakut. Ama të shpallje ditën e vrasjes së Qemalit që ishte komunist, si dit dëshmorësh do të thoshte dhe lavdërim i veprës së komunistëve shqiptarë Ja për këtë e bëra. Jemi kundër komunizmit apo nuk jemi. ?!
Ore ti e di më mirë nga unë se je ballist 400 drehemsh e di mirë që nuk para bëhet shumë shaka me komunistët. Nuk e thua që shyqyr që nuk janë zgjuar, ngaqë u duket sikur janë ende ne socializmin e Enverit duke festuar 1 Majin e ja shtrojnë nëpër lokale ? Nuk thua shyqyr që nuk mobilizojnë puntorinë e vendit për të dalë nëpër demostrata? Dhe mos mendo se ata flenë gjumë. Tani vërtetë nuk ndihen por janë si puna e molës, që dhe shtëpinë e mbretit bërë prej druri të fortë e hedhin për tokë vërtetë ngadalë, por e çkulin nga themelet. Faktikisht unë në atë emisionin në Tv dhe mendimin nuk e dhashë për tju servilosur eprorëve të mi, por thjeshtë për të treguar se jam dhe përputhem plotësisht me rrugën që ata kanë ndjekur e po ndjekin. Oreee... unë nuk i kuptoj këta veteranët dhe shoqatat e luftëtarëve te familjeve partizane madje dhe disa elementë që e mbajnë veten progresistë! Nuk i kuptoj se përse më hidhen mua, apo ngaqë skanë se çti bëjnë gomarit...dhe bam i bien samarit ! Ata kur ngrihet ndonjë monument që janë ideologjikisht kundër, menjëherë e ngrejnë zerin, psh kundër ngritjes së shtatores së Zogut në Burrel.Ama në përfundim ulen përballë tij në lulishte e pijnë duhan dhe e shajnë mbarë e prapsht Qeverinë, sos u ngritën psh burrelasit në protestë, që pse e hoqën shtatoren e Skënderbeut ? Fundja kush është më i keq unë që e thashë me fjalë, e jo me vepra... apo ata që i shikojnë shtatoret e kriminelëve që po ngrihen dhe nuk i rrëzojnë ? Unë në fund të fundit e thashë me fjalë, se të flasim drejt a e kemi lirinë e mendimit dhe të shprehijes? Ja e zemë se unë e menderosa për momentin, po ata që riabilituan Hamit Matjanin dhe shumë diversantë të tjerë duke e bërë martirë demokracie dhe u kanë shpërndarë dhe dekorata a nuk ishin dhe janë kundër luftës? Ja po marrim Ramën tonë, dmth tuajin, tonin, apo më saktë të të gjithëve, lere se e djallosa fare sepse hakshe – hakshe ai është kryetari i të gjitha Partive, paçka se ata të mas-media dërdëllisin kot për pluralizëm. Pse de fakto a nuk ishte ai që reabilitoi atë kryetarin tuaj që fliste nga Londra kundër komunizmit doli ndonjë Parti që ta kundërshtonte veçkomunistëve dhe vetaranëve ? Asnjë ! Pra e shikon që Rama është i të gjithëve ? E di ti që dhe atij Mitat Lumo Skëndos i kanë bërë shtatore? E çfarë i bënë Ramës që babain e ka patur komunist ?! Lesh, asgjë nuk i bënë ! Tani janë ngritur dhe disa të tjerë që kërkojnë të ngrejnë shtatore për Esat Toptanin. Po ja më thuaj ti mua çfaj kam unë kur pëballë Zogut rri dhe Bajram Curri, përballë Mithatit kryeballistit rri dhe Qemal Stafa, dhe mbama mënd këtë që të them dhe këtu do jemi, se kur të mos jetë më Saliu do i ngrejnë bust atij dhe Ramizit të dyve në një kohë e do i vendosin përballë njëri tjetri. Do më thuash ti që, po përballë Enverit këdo vendosin ?! Po pse ore ka burra Shqipëria që t’i dalë përballë Enverit ? Ndaj dhe ja hoqën të gjitha shtatoret sepse përballë atij as dhe i vdekur nuk mund t’i bëje ballë e jo më i gjallë. Ja ta them unë ti e di dhe e njeh atë botuesine “Koha Jonë”? Ai që thua ti Bike është dora e jonë, por se çju desh mavrimadhit që hapi një anketë se cilët ishin burrat me të mëdhenj të Kombit. Po ke parë ti që Enveri dhe i vdekur doli në vend të parë ?! Lere lere ndaj e them se dhe i vdekur Enveri na mundi si e shkruajti ai Pregapuca. Po të ngjallej ai, dmth Enveri të gjithë ata që kemi mbi krye sëbashku me mua që jam nje punonjës i thjeshtë do përfundonim ne pavionin e “shurdh-memeceve” se në Burrel nuk do kishte më vënd, jo që Burreli mund të behej qyteti më i madh i dhe nuk është çudi që tja kthenin emrin nga Burrel, në “Burrelsburg”.
Fundja mirë do bënin, sepse për të kapur dhe mbajtur pushtetin ata ashtu kanë qenë përhere me njëri tjetrin ballë për ballë si te filmi.Do thuash ti që lëndova plagës se nëpërmet asaj që deklarova sulmova një datë të shënuar. Po unë e para biseduar qysh më parë me ata të TV dhe vet Bled Fevziu e dinte se çdo të flisja unë, jo që dhe vet Bledi është kundër asaj dite sepse ka shkruar një libër të madh kundër Enver Hoxhe, po i vajti mundimi dëm mavrimadhit se librin ja dogjën në Kosovë .Ore të rrimë drejt e të flasim shtrembër sepse këtu të gjithë ja futin pordhës dhe grijnë sallatë, po pse ore unë qënkam ai që prisha vlerat e periudhës komuniste? Po jo o Bike jo, dije se Televizionet janë në krizë nuk dinë çfarë të trasmentojnë, japin kronika për njerën që hargalistem me 4-5 dashnore dhe e nxjerrin në faqe të parë, del një tjetër dhe thotë se ka zbuluar njeriun prehistorik protopellazg 7m të gjatë në shpellat e Elbasanit dhe çkulet nga tabani i gjithë vendit. Se ku i gjejnë një foto Edit me makaranë duke u dëndur apo me allate përjashta vite më parë dhe del në çdo faqe reviste e Televizioni.Thashë dhe unë ta provja një herë të bëhesha i famshëm ndaj ju sula ditës së dëshmorëve po ke parë ti që me të vërtetë më eci? Ja psh sikur të dalë ndonjëvlab si puna jote e t’i thote Presidentit në inat e siper ..” Lena rehat dhe ti a të q..... udhët, se dhe partinë tënde e bëre me demek lesh e li” ke për ta parë po nuk u bëre për një muaj personazhi më i spikatur në popull.