A ishte vendim i drejtë shpallja non-grata e ish-kryeministrit Salih Berishës?

Opinione

A ishte vendim i drejtë shpallja non-grata e ish-kryeministrit Salih Berishës?

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 maj 2021 Në ora: 10:18
Adem Bytyçi

Z.Salih Berisha ka dhënë një kontribut tepër të çmuar në rrëzimin e diktaturës dhe demokratizimin e Shqiprisë.

Ka qenë në rreshtin e parë të atyre që e kanë luftuar socializmin stalinist dhe Enverian, i cili edhe tani frymën në Shqipëri dhe dikton zhvillimin e disa proceseve dhe raporteve politike dhe shoqërore të cilat bijnë ndesh me intresat e shtetit dhe kombit shqiptar.

E ka anëtarësuar Shqipërinë nē NATO.

Ka ndihmuar për aq sa i'a kanë mundësuar kapacitet diplomatike të shtetit shqiptar, pavarësinë e Kosovës.

Rruga e kombit është kontribut i politikës së z .Salih Berisha.

Ka edhe shumë merita tjera në rrugën e Shqiprisë drejtë Euro-Integrimeve dhe afirmimin e raporteve  shumë të ngrohta dhe miqësore me SHBA.

Nuk ka as një ndërmarrje private të rëndësishme në pronësinë e tij.

Madje ndaj z.Berisha nuk është zhvilluar as një proceduarë gjyqësore apo tjetër për ndonjë aferë korruptive gjatë përiudhes sa ishte në pushtet apo edhe pas largimit nga pushteti .

Të ndërmerret një akt i tillë nga SHBA, ndaj z.Salih Berisha, pas 9 vitësh që ishte larguar nga të gjitha funksionet shtetërore është jashtë logjikës kohë dhe padyshim sikur të ekzistonte mundësia e apelimit të kësaj mase ndaj z.Salih Berisha , gjithesesi do të abrogohej në mungesë provash.

Nuk mund të lë pa e përmend se sikur shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare mos të kishte disa pseudo shqiptarë kundështarë, që moti z. Ismail Kadare do t'iu kishte ndarë çmimi Nobel për letërësi.

Anologjikisht edhe rasti i shpalljes person non-grata, i z.Salih Berisha nga SHBA, korespondon me rastin e shkrimtarit Ismail Kadare në çështjen e çmimit NOBEL për letërësi edhe pse këtu dy raste janë krejtësisht të ndryshme sa u përket fushave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat