Donika Gërvalla në front kundër ambasadorëve abuzues e të pa denjë që nuk dinë asnjë fjalë të atij shteti ku shërbejnë!?

Opinione

Donika Gërvalla në front kundër ambasadorëve abuzues e të pa denjë që nuk dinë asnjë fjalë të atij shteti ku shërbejnë!?

Luan Asllan Dibrani Nga Luan Asllan Dibrani Më 27 maj 2021 Në ora: 07:27
Donika Gërvalla

Përfaqësuesit që merren me diplomaci;nëpunës të lartë, të ngarkuar nga qeveria për ta përfaqësuar shtetin në marrëdhëniet ndërkombëtare me botën e jashtme e gëzojnë epitetin e ambasadorit të një shteti.

Ata diplomat dhe zyrtar të zotet të arsimuar me një bagazh të ngritjes profesionale në fushën politike që veprojnë me mënyra të stërholluara, me mjeshtëri, me shkathtësi dhe takte të veçanta qe t’i menaxhojnë interesat ekonomike ,kulturore dhe politike te Kosovës quhen ambasador dhe meritojnë si te tillë të jenë në shërbim të popullit tonë ne atë shtet qe është përcaktuar nga Qeveria.

Fyerjet ndaj grave politike dhe të civilizuara si ndaj Donika Gërgalles dhe presidentes Vjosa Osmanin të cilat janë në detyrën e shtetit në organet më të larta, qe flasin me shume se 3 gjuhë të huaja është tejet skandaloze dhe me atë gjuhë vulgare shihen si faktor të dështuar politik !!!

Kjo është dhimbja e madhe qe është për ta gjykuar populli ,po edhe organet gjegjëse,qe sulmet bëhen për ta mbrojtur pavetëdijen,pa përgatitjen ,injorancën,abuzimin dhe keqpërdorimin e interesit tonë kombëtar për interesa personale, duke dërguar ambasador në shtete të ndryshme qe nuk din ta flasin as shqipen mirë e lere më ndonjë gjuhe ndërkombëtare.

Përfaqësuesi diplomatik të shkallës më të lartë ka pranë një shteti tjetër, drejtuesi të ambasadës dhe te dërguar në baza politike apo lidhje farefisnore nëpër botë qe janë me shkolla edhe të mesme pa e ditur asnjë gjuhë të huaj!?

Qeveria Kurti ,Presidentja Osman;po edhe Donika Gërvalla. po e zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën. Pikërisht ,Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla me shkarkimin e 16 shefave të misioneve diplomatike të Kosovës. Nga e cila këtë vendim e ka nënshkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,në përputhje me ligjin.

Ca nga ambasadorët nuk po janë të kënaqur me këtë vendim, dhe janë ne rezistence me synim qe te vazhdojnë te qëndrojnë pa e dhënë edhe te vetmin kontribut për çka janë dërguar atje.

Ma se miri është dhe shumë të nevojshëm reforma te përqendrohet ne përzgjedhjen e ambasadorëve nga mërgata shqiptare,qe kanë studiuar në shtetet e perëndimit.

Këtij aksione shumë të qëlluar të zonjës Gërvalla duhet përfshirë i gjithë stafi diplomatik të njerëzve që nuk e kanë merituar pozitën, dhe e kanë dëmtuar shumë shtetin e Kosovës. Këta ambasador që aq gjatë kanë qëndruar në pushtet dhe pasi mbetën pa të, nuk e kanë lehtë për t'iu adoptuar jetës jashtë karriges dhe privilegjeve të ish pushteteve.

Qëndron dëshira dhe shpresa jonë, po edhe popullit se Qeveria Kurti, Presidentja Osmani, Donika Gërvalla, ministre e PJ dhe Diasporës nuk do të emërojnë Ambasadorë që nuk dinë të shkruajnë dhe flasin shqip pa gabime siç ka ndodhur në qeveritë paraprake!

Ma se miri është dhe shumë të nevojshëm reforma te përqendrohet ne përzgjedhjen e ambasadorëve nga mërgata shqiptare,qe kanë studiuar në shtetet e perëndimit për përgatitje profesionale te shkollimit edhe ne fushën shkencore dhe politike. Shumë ka sot në shtetet e perëndimit qe ushtrojnë dhe menaxhojnë vende kyçe,duke filluar si deputete ,profesor, politikaj qe 100 për % do i rikthejnë imazhin pozitiv Kosovës e jo si këta tip zhvatësish qe vetëm e shfrytëzojnë buxhetin e popullit pa kurrfarë mërite, pos një Vlora Çilakut qe gjithnjë ka qenë ne vijën e asaj se çka duhet te bëjë një diplomate ne cilësinë e ambasadores.

Vendim jashtëzakonisht me vlerë qe po largon nga stafi diplomatik,analfabet qe nuk e njohin as një fjali te shtetit qe shërbejnë.

Prandaj,guximin, punën e pa palodhur, karakterin e forte dhe të drejtë që udhëzohet nga moraliteti i lartë, ne vijën e çështjes kombëtare nga Znj.Gervalla,duhet vlerësuar mirësinë fisnike te saj në shërbim të Atdheut.

Vendim jashtëzakonisht me vlerë qe po largon nga stafi diplomatik,analfabet qe nuk e njohin as një fjali te shtetit qe shërbejnë.

Me rol diplomatik ka luajt persona , apo shoqata të ndryshme ,se sa sot te gjitha Ambasadat dhe Konsullatat ne krejt botën.

Kosova po përballet me sfida te mëdha në politiken e jashtme, prandaj qe ajo të përballet dinjitetshëm dhe me sukses përballë Serbisë dhe sidomos ne përpjekjet e saj për çnjohjen e Kosovës, si dhe për te ofruar njohje te reja i duhen njerëz profesional dhe me integritet dhe përgatitje adekuate. Me ish ambasador e këtij niveli të deri tashëm degradues , liberalizimi i vizave, hyrja në NATO dhe BE, njohja nga vendet tjera të BE-së dhe ulësja në OKB është e pa sigurt dhe epa mundur.

Politika e jashtme e Republikës së Kosovës duhet të përforcohet dhe të fuqizohet me përformancën e nivelin më të lartë karshi diplomacisë serbe.

Zonja Gërvalla rruga e juaj është e shenjtë u priftë e mbara, do na kesh ne krah gjithmonë për interesa kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat