Kryetari i ri I LDK, si lider partie, është politikan bashkëkohor - modern. Në demokracitë e zhvilluara, si parësore duhet të ketë dinjitet, sinqeritet dhe ndershmëri. Mes tjerash, kërkohej të ishte i arsimuar, orator i mirë, parasegjithash të jetë me kompetencë dhe ky doli të ishte Dr.Lumir Abdixhiku. Ajo që e karakterizon këtë, është dhe karizma që posedon, që e bënë të tërheqshëm, të besueshëm, aftësi motivimi dhe inspirimi dhe të sjelli një frymë tëre.
Këto e bëjnë Dr.Lumir Abdixhikun të udhëheqi, duke marrë timonin në Lidhjen Demokratke të Kosovës në rrethana tejet të vështira. Dr.Lumir Abdixhiku vendos të sfidonte veten karshi LDK-së, tani të dërmuar dhe lënduar. I vetëdisjshëm se LDK, si një Lëvizje Kombëtare e Kosovës që filloi, dhe parti shtetformuese mund të ia dali, me që ka themel të fortë vetëm se kërkohet një ristrukturim i thellë dhe për këtë ka mundësi dhe resurse për ta bërë këtë. Dhe që në ditët e para do tregohet si një politikan pragmatik, do veçohet për guxim intelektual.
Tradita e partisë mban një inercion të madh, bazamentin e thellë dhe kjo zakonisht është fuqia më e madhe. Megjithatë, tradita nuk arrinë gjithnjë të kundërshtoj ndryshimin, që në plotni të mbajë të gjitha, apo që më vonë ti ripërtrinte. Pra, arsye e janë ndryshimet që me kohën ndodhin duke marrë një inercion, me synimin që shumë qka të ruhet dhe vazhdohet. Kështu Lumir Abdixhiku një ditë do këthehej tek rrënjet, tabani dhe tradita, duke u takuar me historianin e shquar z.Jusuf Buxhovi, njërin nga themeluesit dhe dikur sekretar i përgjithshëm i LDK.
”Në këtë takim bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka,…Për mua ishte nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurëthemelet e Lëvizjes për lirinë, Demokracinë e Pavarsinë e Kosovës,..”. Këtë veprim, takimit me themelues të LDK, për ndryshim nga ish lider e bëri Lumir Abdixhiku – një lider që nuk di për inate, egoizëm e më sëpaku egocentrizmi.
Se i është këthyer tabanit të LDK, duke treguar një kulturë respekti për themeluesit dhe ata që dhanë shumë për LDK dhe Lëvizjen Kombëtare, ky do takohej me të birin e Akademikut, z.Mentor Agani, dhe do të bëjë homazh më 6 maj në ditën e vrasjes së tij nga forcat serbe, tek varri i i Fehmi Aganit që ishte ndër fytyrat më markante të Lëvizjës sonë kombëtare, gjë që nuk e bënin ish liderët. Ky është personaliteti i Kryetarit të LDK Dr.Lumir Abdixhiu. Me marrjen e detyrës, si kryetar duke treguar konstituacionalizëm dhe patriotizëm kushtetues do bëjë që LDK të jetë pjesë e votimit të zgjedhjes së Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, nuk lejoi që LDK të rrëshqas në oportunizëm.
Duke treguar përgjegjësi dhe kulturë politike do i përgjigjet ftesës së Kryeministrit për takim lidhur me përgatitjet për dialogun me Serbinë. I gatshëm gjithëherë për takimet kur çështja ka të bëjë me interesa shtetrore dhe kombetare. Në Parlament, konstruktiv dhe i pa kompromis si lider opozitar-duke instaluar një frymë të re kulture opozitarizmi.
Kryetari i ri, kishte të skanuar gjendjen në parti, i vetëdijshëm se çdo gjë që merret si strukturë, duhet t´i nënshtrohet një ristrukturimi me reformim në përputhshmëri me standardet e partive evropiane simotra me program dhe organizim komplementar të PPE. Ka në dijeni se partitë politike moderne, të përcaktuara me masat dhe procedurat demokrtatike të marrjes së vendimeve, që ndeshen në debate në strukturat e partisë, në Degë, nëndegë dhe Këshill të përgjithshëm kjo, me marrje të përgjegjësisë së plotë me programet konkrete, me transparencë për jetën e partisë dhe kulturën politike.
Kjo si domosdoshmëri. Kryetari Lumir Abdixhiku tani do sfidoj veten me reformat, karshi partisë që udhëheq.Do riaktivizoj QIK-un po dhe kujdesin për ngritjen e mendimit kritik politik, per kuadrot e tanishme dhe ato që do vinë – si një shkollë politike.
Partia sikur ka filluar të zgjohet nga letragjia. Të vetdijshëm se programi dhe reforma që duhët bërë, është këthim kah ardhmëria duke arritur që rrth vetes të ofroj pjesën më vitale dhe kapacitet e shoqërisë. Kryetari ka në dijeni, ngase nganjëher mund të hasen edhe paknaqësi në tempon e shpejtë që do kërkohet nga tradicionalistët e zhvillimeve paraprake. Nga ta, që dinin të kapnin këthinat dhe me zgjuarsiqë mbijetuan që nga “Kuvendi i karrigave”2006, ata që edhe si të dorhequr synonin edhe kreun e partisë më 14 mars, por falë zgjuarsisë së liderit, që të shmanget një tensionim që mund të të ndodhete, dhe sot zënë vend në kreun e partisë. Po tani këta të tregohen të denjë ,e jo të ngadalsojnë reformën duke lënë entuziazmin fillestar dhe të përhapin skepticizëm për ndryshimin dhe të ardhmën e partisë. Koha e “kapjes së këthinave” ka kaluar.
Reforma nuk është volunteri, po as ëndërr utopike, por kërkesë e gjetjes së rrugës për të dalur nga kriza. Duke kërkuar zgjidhjet, reformat hapin horizonte dhe përgjigje ndaj sfidave, provokojnë guximin për ecje në horizontet e reja.
Tani është momenti dhe koha që simpatizantët dhe përkrahësit e LDK, të mos bëjnë militanizmin, kudo që janë dhe në rrjetet sociale, me denigrime ndaj pozitës po dhe ndaj “atyre që ikën”,t´i flakin këto. Mos të mendohet se “ata që ikën” nuk ishin të mirët –ata ishin të dëshpruarit që kurrë nuk u pajtuan me atë që po ndodhte në LDK, me udhëheqjen nga”feudët”. Mendoni, që ju mund të ishit militantë miop, ndoshta edhe Jo! Apo lidhja e juaj ishte klienteliste.Të fillohet me të menduar ndryshe,mos bëni opozitarizëm jashtinstitucional facebook-u.Merrni kurajo duke ndjekur dhe patur shembëll liderin e partisë.
Zhvilloni dhe ngriteni kulturën politike. Kështu ndihmoni partinë. Lereni që opozitarizmin ta bëjnë strukturat e partisë, aty ku dhe ka vendin, në Kuvend si opozitë parlamentare. Ndihmoni në reformat, përpiquni të zgjedhni më të mirët, që nesër në zgjedhjet lokale që do mbahen, LDK të dali partia e dytë. Përkundër bagazhit dhe përgjegjësisë së madhe që ka marrë, besohet se Kryetari i Ldk Lumir Abdixhiku do i kaloj sfidat me sukses.