Përkitazi me diskutimet e deputetëve në parlament për t’ia falur, apo jo qytetarëve gjobat në kohë pandemie

Opinione

Përkitazi me diskutimet e deputetëve në parlament për t’ia falur, apo jo qytetarëve gjobat në kohë pandemie

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:18
Adem Bytyçi

Në një shtet ligjor dënimi duhet  të ekzekutohet dhe qytetarët  të vetëdijësohen se nëse shkelet dhe nuk respektohet ligji pason dënimi.

Shteti dhe qytetarët ndihmojnë ekzistencën dhe mirëqenien e njëri-tjetrit,  sa ka obligime shteti ndaj qytetarëve po aq kanë qytetarët ndaj shtetit dhe detyrohen t'i përmbushin.

Ajo që dihet në kohë pandemie jo vetëm të ne, por edhe në shtetet tjera qytetarët të cilët nuk i janë përmbajtur ligjit në respektimin e rregullave për t'u mbrojtur nga përhapja e infeksionit nga pandemia Covid- 19 ‐të, janë gjobitur nga policia.

Opozita parlamentare sugjeron që këto borgje t'ju falen qytetarëve.

Një sugjyrim i tillë po të analizohet drejtë dhe në kuptim të mos respektimit të ligjit është i motivuar politikisht, me qëllim që qytetarët të krijojnë bindjen se opozita po i mbron interesat dhe të drejtat e tyre.

Një veprim i tillë i opozitës është kundër funksionimit dhe respektimit të shtetit ligjor, prandaj me gjithë dëshirën e të gjithëve pa dallime politike dhe partiake për t'iu dalur në ndihmë qytetarëve, gjobat në kohë pandemie ,të CILAT janë pasojë e mos respektimin të ligjit nuk duhet t'ju falen.

Në Gjermani në kohë pandemie janë ndëshkuar shumë qytetarë të moshave të ndryshme deri edhe nëna me fëmijë të vegjël përshkak se kanë rënë ndesh me ligjin për pandemin, nuk i kanë mbajtur maskën, nuk i janë falur asnjë gjobë.

Ka patur raste të jenë gjobitur edhe qytetarë të cilët kanë qenë në asistencë sociale, por gjobat nuk   u janë falur, por i'u është mundësuar që gjobat  t'i paguanin në këste.

Faktin për të cilin duhet të jemi në dijeni të gjithë në Kosovë, është : Mos respektimi i ligjit është burimi i të gjitha të këqijave dhe padrejtësive në vendin tonë, prandaj për të mos ndodhur kjo duhet ta respektojmë ligjin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat