Si arritën që t'ia impononin Kryeministrit Kurti, të refuzonte firmosjen “Minishengenit Ballkanik”

Opinione

Si arritën që t'ia impononin Kryeministrit Kurti, të refuzonte firmosjen “Minishengenit Ballkanik”

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:20
Adem Bytyçi

Çështja e Kosovës pas një lufte të përgjakshme dhe gjenocidale të shtetit Serb kundër popullatës shqiptare të Kosovës, është shndërruar në një qështje ndërkombêtare me rëndësi për t'i vënë përfundimisht në suza paqësore armiqësit shëkullare në mes Kosovës dhe Serbisë pēr shkakun se Serbia në katër përiudha historike ka bërë gjenocid kundër shqiptarëve ,duke filluar nga Kazoja e Nishit , në të gjitha vendbanimet , që nga Toplica e deri edhe në Kosovë, në të cilat vendbanime shqiptarët ishin shumicë dhe popullatë autoktone .

Jo vetëm kaq, por faktori ndërkombëtar në dijoni se mos arritja e një paqe të qëndrueshme Kosovë- Serbi, rajoni mund të përfshihej në një luftë shkatrrimtare në tërë Europën juglindore dhe me gjerë me viktima të pa llogoritshme në njerëz dhe dëme materiale katastrofale, është angazhuar seriozisht për të arritur një Marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore Serbi- Kosovë, si parakusht për evitimin e shkaqëve për fillimin e një lufte shkatrrimtare në terë rajonin dhe më gjerë...

Sipas sjelljeve të Serbisë në raport me negociatatë Kosovë- Serbi, është lehtësisht për të kuptuar se Serbia , nuk është e interesuar për arritjën e një Marrëveshje paqësore të drejtë me Kosovën , por qëllimi i Serbisë ka të bëjë me arritjën e një Marrëveshje me Kosovën, në të cilën Kosova do të ishte një shtet jo funksional ...

Qëllimi i këtij opinioni nuk është për të hudhë dritë se si eventualisht do të dukej dhe çka do të përfshinte Marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë - Serbi, por të shpjegohet për aq sa është e mundur Raporti i qeverisë shqiptare ndaj negociatave Kosovë - Serbi..

Takimi i fundit i krërve të shtetëve të rajonit në Kryeqytetin shqiptar në Tiranë, për firmosjen e Marrëveshjes të ashtuqujtur "Minishëngeni Ballkanik", në të cilin ishte ftuar edhe Kryeministri aktual i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti ,për ta përfaqësuar Kosovën...

Me rastin e firmosjës së Marrëvedhjës në fjalë, z. Kurti, refuzojë ta firmoste këtë Marrēveshje pëshkak se Kosova nuk merrte pjesë si Republikë.

Ky rast jep për të kuptuar se Qeveria aktuale e shtetit shqiptarë, është indiferente për ta ndihmuar Kosovën në negociatatë me Serbinë , duke mos i'a bërë me dije Serbisë edhe formalisht se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Për këtë arsye Qeveria Shqiptare në takimin e shtetëve të rajoinit , për firmosjen e Marrëveshjës së " Minishingenit Ballkanik" edhe po t'i prishej disponimi shtetit Serb ,deri edhe ne bojkotomin e këtij takimi, nuk do duhej të pranonte që në këtë marrëveshje Kosova mos të paraqitej si Republikë.

Nëqoftëse Qeveria aktuale e Shqiprisë vazhdon të jetë indifirente në negociatatë Kosovë - Serbi, për të arritur një Marrëveshje të drejtë paqësore për Kosovën, përsioni i Serbisë për ta shantazhuar shtetësinë e Kosovës do të jetë më i madhë dhe në kêto rrethana nuk ka si të jetë një Marrëveshje e drejtë paqësore Kosovë- Serbi, në favorr të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat