Mirënjohje nga mërgata shqiptare për presidenten Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës!

Opinione

Mirënjohje nga mërgata shqiptare për presidenten Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës!

Nga: Luan Dibrani Më: 14 qershor 2021 Në ora: 19:13
Vjosa Osmani dhe Valdete Daka

Pikërisht mos respektimi i ligjit dhe rregullave nga zonja Daka është rezultat i këtij shkarkimi, KQZ- ja vetëm e vetëm që të ua vështirësoj apo pamundësoj mërgimtarëve të drejtën kushtetuese të votës.

Shumë mërgimtarë u detyruan të paguajnë shuma të larta (100€ - 300€ por edhe më shumë) në shërbime postare vetëm që të gëzojnë të drejtën e tyre të votës. E ndërkohë gati 2/3 e votave nga diaspora u refuzuan nga KQZ-ja pa kurrfarë arsye!!!

Si shkelje e të drejtës qytetare na u mohua e drejta e votës edhe se erdhëm në Kosovë me mijëra njerëzve si pretekst vonesës për një ditë.

I japim mirënjohje Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdet Dakes, si abuzuese e mbi 150.000 votave të diasporës kosovare qe i hodhi në koshin e plehrave, prandaj për këtë u vet ndëshkua me shkeljen ligjit .

Tortura fizike dhe morale e KQZ-së ne krye me Valdet e Daken i detyroishin qe të qëndrojnë në shtëpi ose online duke pritur thirrjet në telefon gjë qe ishte skandaloze dhe absurde vetëm e vetëm qe ta pengojnë ndryshimin ashtu siç edhe ndodh me 14 shkurt?

Presidentja Osmani ka vepruar sipas ligjit duke e pa se “Kryesuesja e KQZ-së, me veprimet e saj, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së” duke i dhen nuanca të njëanshme partiake!

KQZ-ja ka nevojë për kryetar të ri që e respekton në përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës .Kjo na i dogji jo miliona euro për dërgimin me Postë te votave siç cekëm më lartë dhe nuk lejuan te votojmë nëpër Ambasada e zyre shtetërore të Kosovës nëpër botë.Ata qe i përbuzin Mërgimtarët tone gjithmonë duhet te ndëshkohen sepse Mërgata është dhe ka qene promotor i zhvillimeve politike dhe ekonomike të Kosovës gjatë gjithë historisë .

Mos te harrojmë pra se i harxhuam me miliona euro në kohë pandemie me ndikimin e saj politik në zgjedhjet e fundit!

Drejtësisë dhe Shtetit më në fund erdhën në vend .Po ndjenjat tona brenda shtetit po edhe jashtë në Diasporë zor se do te riparohen se ka lënë plagë të renda duke na kushtëzuar e duke na dhunuar psikikisht më tepër se çdo armik i mundshëm!!!

Vendimi i zonjes Vjosa Osmanit është me vend po pak i vonuar populli

dha çmimin e saj jashtë institucioneve te Kosovës prandaj ekzekutore u detyruar te jete Vjosa Osmani!Ka akoma ne atë KQZ zëra tjerë qe duhet të largohen sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat