Qytetarët e Kosovës një fakt e kanë më se të qartë, drejt dhe krejt!

Opinione

Qytetarët e Kosovës një fakt e kanë më se të qartë, drejt dhe krejt!

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:25
Adem Bytyçi

Fitorja në zgjedhjet e fundit të parakohshme në krye të ekzekutivit e Albin Kurtit, ishte një ngjarje e madhe dhe e shumëpritur për qytetarët e Kosovës, të cilët gjatë i kishin humbur shpresat se nuk do të ketë të ardhme për ta që të gëzojnë një jetë normale në vendin e tyre të begat dhe shumë të dashur, Kosovën martire për të cilën sakrifikuan aq shumë, pa u detyruar që të ikin diku tjetër për të siguruar ekzistencën për vete dhe familjet e tyre .

Para se z.Kurtit t'i besohej qeverisja e vendit, policët, kuptohet disa nga ta qytetarët e prangosur në stacione policie i torturonin në mënyrën më monstruoze ngjajshëm si në periudhën e Millosheviqit, vetë i torturonin, vetë i inqizonin dhe vetë i plasonin në rrjetet sociale për të futur frikë dhe terror te qytetarët tjerë që mos të guxonin të kërkonin të drejtat e tyre të ligjshme kur polici mund t’ua cenojë.

Një polic i tillë u largua nga puna këto ditë dhe reagimi i qytetarëve kundër këtij polici ishte i madh pasi e kishin parë në rrjetet sociale, se si kishte kidnapuar një djalosh dhe e torturonte në mënyrën më ç’njerëzore.

Për nepotizëm, keqëpërdorim pushtetesh, korrupsion e krim ekonomik të orgonizuar, loja e ndytë me tokat në pronsi publike, ndëshkimi i kundërshtarëve politikë nga gjykatat dhe prokurorit sipas porosive të figurave të larta politike thuajse ishte shndërruar në zakon të pushtetëmbajtësve, të cilët dita ditës vetëm sa thellonin kapjen e shtetit për llogari të interesave të veta dhe të atyre me të cilët kishin gjetur gjuhën e përbashkët për t'i përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme asetet më të rëndësishme ekonomike të qytetarëve.

Pra z.Kurti, nuk e ka leht edhe është i obliguar për të bërë shtet brenda një mandati të tij qeverisës, sepse kapja e shtetit është e tmerrshme, ç’kapjes së tij i rezistojnë ata që e kishin kapur më parë dhe akoma i kanë klanet e tyre në disa pozita të rëndësishme të pushtetit.

Qytetarët e Kosovës kërkojnë nga Kryeministri aktual z.Albin Kurti, që të vazhdon me reforma drejtë ç’kapjes shtetit, ani pse janë kundër këtyre reformave ata të cilët e kishin kapur më parë shtetin përmes pushtetit, por tani e humbën pushtetin dhe privilegjet e tij në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Cili është fakti më domethënës që tregon se z.Kryeministëri aktual Kurti është në rrugën e duhur të reformave në të mirën e vendit, reagimi i i opozitës kundër z.Kurti në takimin me Vuqiqin, presidentin aktual të Serbisë dhe ish ministrin e informacionit të Millosheviqit, të cilit i'a përplasi në sy ato që duhej t'ia thoshte për gjenocidin serb anti shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë, e të cilat nuk ia kishte thënë asnjë udhëheqës i Kosovës në takimet e mëparshme të tij, pra dhe pse z. Kurti, e përfaqësoj në mënyrën më dinjetoze Kosovën në takimin me Presidentin serb Aleksandër Vuqiq, në Bruksel, opozita e akuzojë për dështim.

Atë që tani më e kanë kuptuar qytetarët e Kosovës është, se sikur, nesër ta anëtarësonte Kryeministri Kurti, Kosovën në OKB, dhe të arrinte një Marrëveshje me Serbinë shumë të favorshme për Kosovën, opozita përsëri jo vetëm që nuk do të ishte e kënaqur, por në sytë e qytetarëve, z. Kurti do ta etiketonte si " dështak" dhe i “pa dijshëm"...

Një rrethanë e tillë kaq dëshpëruese tregon se sa larg është bashkëpunimin i opozitës me pozitën dhe në përgjithësi i forcave ekzistuese politike në Kosovë edhe atëherë kur janë në pyetje interesat imediate të qytetarëve dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat