"Bota sot", të shanë, të vranë gazetarët, kurrë nuk të mposhtën

Opinione

"Bota sot", të shanë, të vranë gazetarët, kurrë nuk të mposhtën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 qershor 2021 Në ora: 21:23
Gazeta kombëtare “Bota sot“

Në 26 vjetorin e saj, gazeta kombëtare “Bota sot“ vazhdon ta ruajë identitetin e saj kombëtar, duke i shërbyer të vërtetës. Po në 26 vjetorin e saj, gazeta kombëtare “Bota Sot“ vjen si zëri i së vërtetës, zëri i fjalës së lirë për të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë.

Duke qenë gjithnjë në shërbim të çështjes kombëtare, “Bota Sot” ishte cak i armikut, por se zëri i saj ndaj së vërtetës dhe kauzës kombëtare nuk shteroi kurrë. “Bota Sot“ ishte edhe cak i shantazheve, kërcënimeve nga ata që Kosovën e shohin si plaçkë të pasluftës.

Duke qenë zëri i fjalës së lirë, për të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë, "Bota sot" ka qenë cak i armikut. Megjithatë ka mbetur gjithnjë në shërbim të çështjes kombëtare, në shërbim të kauzës kombëtare.

"Bota Sot" meriton përgëzim për këtë 26 vjetor, sidomos për guximin e pashembullt, kurajën dhe dinjitetin që ka shfaqur në vazhdimësi.

“Bota sot” do të vazhdojë të mbijetojë, gjithmonë në shërbim të Atdheut.

Ka pak gazeta që kanë qenë konsistente në qëndrimet e saja, përkundër kërcënimeve, vrasjeve të gazetarëve të saj ka arritur mos të dorëzohet, kështu që, "Bota Sot" meriton respekt, vlerësim të lartë dhe mirënjohje.

"Bota Sot" nuk shuhet, nuk dorëzohet asnjëherë, rrënjët e saj i ka në idealet e presidentit Rugova, të popullit të lashtë dardan.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat