Mos u mundoni t'i fshehni veprimet tuaja kundër Kosovës të "nderuar" politikanë!

Opinione

Mos u mundoni t'i fshehni veprimet tuaja kundër Kosovës të "nderuar" politikanë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:07
Adem Bytyçi

Pas luftës ka pasur shumë veprime, lëvizje politike dhe angazhime nga më të ndryshme të personaliteteve politike nga Kosova për të gjetur një zgjidhje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, pas një lufte të përgjakshme.

Janë mbajtur shumë takime, janë zhvilluar shumë negociata ndërmjet negociatorëve të të dyja shteteve me ndihmën edhe ndërkombëtare, janë arritur edhe disa marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve të caktuara në shumë fusha me interes bilateral.

Gjithsesi pak kush ka pasur qasje në njohjen e përmbajtjes dhe vendimeve të cilat i kanë përfshirë këto marrëveshje, për shkak se, niveli i transparencës vërtetë ka qenë fare i ultë.

Përkundër një paqartësie të tillë, negociatorët nga Kosova, që kanë negociuar marrëveshjet me palën serbe, supozohet t'i kenë marrë disa veprime dhe lëvizje politike të pamenduara mirë në dëm të Kosovës , sicc është angazhimi i një kompanie franceze nga Minstrja e integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, të qeverisë se atëhershme PAN, për të lobuar për shkëmbime territoriale në mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e disa institucioneve europiane, me pretendimin se kështu do të arrihej më lehtë një Marrëveshje paqësore Kosovë - Serbi.

Për realizimin e këtij lobimi, ishte nënshkruar një kontratë në mes ministres së Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha dhe kompanisë lobuese franceze, në shumën prej 168 000 euro të taksapaguesve shqiptarë.

Më në fund, një lobim të tillë e refuzojë BE- ja, përkatësisht Gjermania, si të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Përfaqësuesit e këtij lobimi për ndryshimet territoriale Kosovë - Serbi, pas dështimit të këtij OPSIONI respektivisht kësaj zgjidhje e cila kishte të bënte me ndryshimin e kufinjve ekzistues të Kosovës, brenda të cilëve kufinj shtetësinë e Kosovës e kishin pranuar mbi 100 shtete të botës, e mohuan se e kishin inicuar një lobim të tillë dhe i akuzuan kundërshtarët e tyre politikë për shpifje, por tani thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës po merret me ata të cilët kishin lobuar për shkëmbim ‐modifikim kufinjësh Kosovë-Serbi, deri në zbardhjen definitive të një qështje të tillë mjaftë senzitive, kushtetuese dhe politike për Kosovën.

Sido që të ketë qenë dhe pavarësisht se si do të vendos Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për këtë qështje, pronocimi i ish-ministres së Integrimeve Europiane në një TV, se Qeveria aktuale nuk ka qenë dasht ta nxjerr në publik një veprim apo qështje të tillë politike dukej të ishte i padrejtë dhe i paarsyeshëm sepse veprimet politike, marrëveshjet ndërkombëtare qofshin bilaterale apo multilateral, qoftë në favor apo në disfavorr të Kosovës, është e pamundur të fshehen dhe te klasifikohen si sekrete shtetërore me qëllim që asnjë herë qytetarët e Kosovës mos të mësojnë për përmbajtjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat