Mos t’i harrojmë të këqijat që ia bënë Telekomit, ndërmarrjes publike më profitabile dukur në Kosovë

Opinione

Mos t’i harrojmë të këqijat që ia bënë Telekomit, ndërmarrjes publike më profitabile dukur në Kosovë

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:41
Adem Bytyçi

Sipas një rregulle të këqijat që harrohen edhe mund të përsëriten, prandaj ky është motivi, që po shkruaj për fatin e keq të Telekomit, edhe pse dikush mund të thotë se është shkruar mjaftë dhe nuk duhet të teprohet.

Madje e konsideroj dhe e vlerësoj tepër të rëndësishme të drejtën e gjeneratave të ardhshme për ta ditur se si dikur paraardhësit e tyre e kanë keq qeverisur vendin, në mënyrë, që mos ta përsërisin asnjëherë shembullin e tyre.

Pra, dikur nga Telekomi, buxheti i shtetit përfitonte miliona në fund të çdo viti kalendarik financiar.

Tani, e ka të vështirë të sigurojnë rrogat e të punësuarve, sepse e hodhën në buzë humnere ata të cilët duhej dhe e kishin mundësin të kujdeseshin që mos të falimentonte një aset kaq i rëndësishëm shtetëror dhe kombëtar.

Tani, përgjigjja në pyetjen se kush është fajtor për falimentimin e njërës ndër Ndërmarrjet më profitabile në vend siç ishte Telekomi, është shumë e thjeshtë , e lehtë dhe konkrete për gjithsecilin në Kosovë:

Politika e ka falimentuar dhe politika e ka obligim ta rimëkëmbë!

Në raste të tilla është rregull, ata që janë fajtor për falimentimin e ndërmarrjeve të tilla mundohen t'i akuzojnë të tjerët për ta shfajësuar veten, mirëpo këto fore tanimë nuk po i hanë qytetarët e Kosovës!

Është e tmerrshme që edhe në kohën e Pandemisë mbetën pa rroga 3000 punëtorë dhe në vështirësi ekonomike më mija anëtarë të familjeve të te punësuarve në Telekom.

Në një shtet ligjor dikush do duhej të arrestohej për një gjendje kaq katastrofale të ndërmarrjes më profitabile në vend, mirëpo aty ku nuk vepron Ligji , vepron e keqja, korrupsioni, krimi ekonomik i organizuar dhe grupet mafioze të cilat mbi të gjitha interesat, e kanë interesin e tyre personal dhe ekskluzivisht të paligjshëm, mbi këto premisa e kanë falimentuar edhe Telekomin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat