Kosova ka obligim kombëtar dhe moral ta padisë Serbinë kriminale për krimet ndaj shqiptarëve

Opinione

Kosova ka obligim kombëtar dhe moral ta padisë Serbinë kriminale për krimet ndaj shqiptarëve

Nga: Rexhep Torte Më: 21 korrik 2021 Në ora: 21:47
Rexhep Torte

Kosova ka obligim mbarë kombëtar e moral ndaj shqiptarëve të vrarë, të masakruar e të dhunuar gjatë agresionit gjenocidal e kriminal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, që ta padisë Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Me rëndësi është që padia kundër Serbisë kriminale të përgatitet mirë e profesionalisht, për çka ekzistojnë mijëra e mijëra dëshmi të inçizuara, të filmuara, fotografi, rrëfime të personave të dhunuar, të familjarëve të tyre dhe të dëshmitarëve okularë, si edhe libra të shkruar për këtë gjenocid të Serbisë kriminale në Kosovë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, domosdo duhet të paditet në Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Por duhet të paditen para drejtësisë në Kosovë edhe udhëheqësit e derisotëm të Kosovës për keqpërdorim detyre, të cilët në 21 vitet që e udhëhoqën Kosovën në liri e pavarësi, nuk e denjuan veten as ta padisin Serbinë kriminale dhe as të kërkojnë që kriminelët e Serbisë të nxirren para drejtësisë.

Padinë ndaj Serbisë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, duhet shikuar gjithnjë me optimizmin e të drejtës sonë kombëtare dhe morale shqiptare, dhe në asnjë mënyrë me pesimizëm dhe defetizëm.

Padia kundër Serbisë kriminale në Gjykatën Ndërkomëbatre të Drejtësisë, në të gjitha aspektet për Kosovën është tejet pozitive.

Duke e paditur Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, Kosova i tregon Serbisë, u tregon SHBA-ve dhe BE-së, por edhe tërë demokracisë dhe drejtësisë botërore.

Se Kosova din t’i del zot vetes si tokë shqiptare dhe si komb autokton denbabaden shqiptar.

Se Kosova din ta mbrojë dinjitetin e viktimave autoktone e të pafajshme shqiptare, ndaj të cilave Serbia kriminale i kreu tërë ato krime makabëre.

Se Kosova nuk do të ndalet asnjëherë së këkuari që Serbia kriminale dhe kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Ky qëndrim i palëkundur i Kosovës ua hap rrugën dhe i inkurajon edhe partnerëve tanë strategjikë, që të vihen në anën e të drejtës dhe të të vërtetës për Kosovën viktimë.

Ndryshe skepticizmi, defetizmi dhe pasiviteti i Kosovës ndaj Serbisë agresore gjenocidale e kriminale i bën inferiorë, skeptikë, defetistë dhe pasivë edhe partnerët tanë strategjikë.

Kosova duhet t’i vë në praktikë thëniet popullore se, “Po nuk qau fëmija, nëna nuk kujtohet t’i jep të thithë qumësht”, dhe se “E drejta vonon por nuk harron”.

Secili që mundohet të pengojë, që Kosova të mos e paditën Serbinë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, nuk ka shpirt shqiptari, nuk ka shpirt njeriu, dhe me siguri që ka problene me trurin, shpirtin, karakterin dhe moralin e tij mjeran.

Secili që deklaron se, Kosova nuk duheshka ta paditën Serbinë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, është armiku më i madh i shqiptarëve, i demokracisë dhe i të drejtës universale njerëzore për të jetuar.

Secili që deklaron se, Kosova nuk duheshka ta paditën Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, se gjoja aktualiteti gjeostrategjik dhe politik nuk qenka i favorshëm, është mashtruesi dhe armiku më i madh i shqiptarëve.

Secili që deklaron se, po qe se Kosova e padit Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, do të na hidheroheshkan partnerët tanë strategjikë, është mediokër dhe fundërinë njerëzore.

Kosova duhet doemosdomërisht ta padit Serbinë agresore gjenocidale e kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, dhe më pastaj çdo gjë mbetet në dorën e Zotit, i cili postullat të tij kryesor hyjnor e ka drejtësinë dhe mëshirën mbarë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat