I nderuar z. Kryeministër Kurti, po ju drejtohem publikisht, si një pensionist

Opinione

I nderuar z. Kryeministër Kurti, po ju drejtohem publikisht, si një pensionist

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:52
Muharrem Qafleshi

Me ardhjen në pushtet, Ju morët disa veprime dhe aktivitete të duhura për përmirësimin e jetës së qytetareve në Kosovë, shkarkimin e keqpërdoruesve të parasë publike, u përkujdeset për punësimin ose emërimin e profesionisteve meritorë e të dëshmuar, por po ju përkujtojë se e qitet në harrës kategorinë më të rrezikuar atë të pensionistëve. Them këtë pasi të tria partitë që udhëhoqën vendin për 20 vite, i bënë se bashku bisht kësaj kategorie duke e lënë anash, ngase për pensionistet e pensionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në ndryshimin e legjislativ për t’i analizuar rrethanat e viteve të ’80 e ’90, ne që e lëshuam punën si kërkesë e kohës, mbetem pa paga, ndërsa, ata që mbeten në punë si shqiptarë të ndershëm morën paga, të njëjtit edhe sot marrin pensione ngase i kanë nga 15 vite stazh pune të kohës së Serisë. Atëherë të privilegjuar, sot po ashtu po i gëzojnë privilegjet e qeverive të Kosovës.

Nuk po na njihen diplomat e shkollimit në Kosovës ngase kërkohen diplomat e kohës së serbit, parashtrohet pyetja zotëri kryeministër këto pension a paguhen nga buxheti i Serbisë apo i Kosovës, pse duhet të kërkohet çdo gjë e kohës së serbit?

Unë jam doktor i shkencave të historisë edhe etnologjisë, pa asnjë ditë punë në universitet ose në ndonjë kolegj, ngase profesorët universitar mbani nga disa vende punë me aq sa kam lexuar deri në tetë sish, kur do të ndaloni këtë dukuri anormale?

Zotëri kryeministër, pse pensionistet e diasporës e gëzojnë edhe pensionin e jashtëm me qindra e mijëra euro, po ashtu edhe të Kosovës, ku është këtu barazia, si të jetojë me 100 euro kur aq harxhojë vetëm për barna, e mos të flasim për harxhimet e tjera ditore.

Isha student i fakultetit të mjekësisë, me 1981, me larguan pa të drejtë shkollim, vëllai im Sabahadin dy herë e përjashtuan nga shkolla e mesme kinse iu ka fishkëllyer policisë serbe, u burgos, u rrah e u malltretua , i cili përfundojë në spital, babi im i cili punonte për kafshatën e gojës dhe familjes së tij në Zvicër, për çdo pushim i’a merrnin pasaportën duke i bërë trysni për të bashkëpunuar me ta.

Serbët me 1999 ma dogjën shtëpinë, kurse me 2001, shqiptarët me shpirt serbi ma vendosën tritol që pësojë truma familja ime, ku pas pak vite vdiq shumë e re nëna im, po ashtu edhe dëmet materiale ishin shumë të mëdha.

Isha kryetari i Këshillit të Financimit dhe i Nënës Tërezë, por në shtetin tonë këto nuk po pinë ujë, ngase duhet ti kesh 15 vite stazh pune të Serbisë, diploma të kohës së Serbisë etj.

Pres nga ju që këto anomali ti rregulloni në mënyrë që edhe pensionisti i Kosovës ta bëjë një jetë të normale si në të gjithë botën e civilizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat