Cilat mund të jenë pasojat kur në një shtet shkelet Kushtetuta dhe ligjet tjera?

Opinione

Cilat mund të jenë pasojat kur në një shtet shkelet Kushtetuta dhe ligjet tjera?

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:56
Adem Bytyçi

Në një shtet në të cilin shkelet Kushtetuta nga personalitetet më të larta shtetërore dhe as njëri prej tyre nuk jep përgjegjësi, ky shtet është shtet privat, në të cilin sovrani nuk pyetet për as gjë.

Në shtete të tilla drejtësia është në duart e individëve të pa përgjegjshëm dhe të korruptuar, prandaj edhe dosjet e krimit pluhurosen në sirtarët e Gjykatave dhe Prokurorive, me qëllim që të amnistohet krimi dhe kriminelët mos të dënohen as njëherë...

Segmenti më negativ në sistemin e drejtësisë penale, pavarësisht se disa autorë nuk pajtohen me këtë, është e drejta e parashkrimit të veprave penale pa marrë parasysh se pasojat e tyre mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të rënda për shoqërinë njerëzore.

Në një shtet në të cilin sistemi i Gjyqësor dhe Prokurorial është i pa konsoliduar, i korruptuar dhe jo efikas, kriminelët i ikin drejtësisë duke u strehuar në vende tjera derisa i'u parashkruhet e drejta e ndjekjes dhe e procedimit penal për t'iu shpëtuar dënimeve të cilat i meritojnë.

Në të gjitha ato shtete në të cilat sistemi i drejtësisë është në duart e të korruptuarave dhe i ndikuar politikisht nga individët në postet më të larta shtetërorë dhe politike, numri i krimeve është më i madh dhe siguria publike në nivelet më të ultë dhe numri i recidivistëve të krimeve të veprave me rrezikshmëri më të lartë shoqërore dhe kombëtare është më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat