Richard Grenell, si “Body gard” i Goran Bregoviçit, nën këngët shoveniste po e josh bregdetin shqiptar

Opinione

Richard Grenell, si “Body gard” i Goran Bregoviçit, nën këngët shoveniste po e josh bregdetin shqiptar

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 6 gusht 2021 Në ora: 01:28
Richard Grenell është fotografuar në një varkë me Bregoviç

Se Edvin Kristaq Rama me bashkëpunëtorë dhe aleat të argatllëkut në favor të Serbisë, nuk heziton që edhe në këtë mënyrë, ta ftojë mysafirin e tij të respektuar qysh nga koha kur ishte kryebashkiak i Tiranës, i cili në shenjë respekti për këngëtarin serb Goran Bregoviç, nacional fashistin e Millosheviqit, këndonte këngën “ kallashnikov”, kur në frontet e luftës së UÇK-së, vdisnin djem e vajza, masakroheshin gra, fëmijë, pleq e plaka, përdhunoheshin gra e vajza shqiptare, ky, pra Kristaqi, në shenjë respekti, i dhuron Çëlësin e qytetit të Tiranës.

Sot, për tragjedinë tonë kombëtare, ky nacional fashist serb, i cili po has në bojkotime për shkak të pjesëmarrjes në Festën e Birrës së Korçës, u shoqërua nga ish i deleguari i ish presidentit Trump në marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Reagimet ndaj Edvin Kristaq Ramës si mercenar i Serbisë, posaçërisht nga Kosova, por edhe Shqipëria, nga nacionalist dhe përkrahës të bashkimit kombëtar, nga këngëtar, aktor, intelektual dhe historian e njerëz të librave dhe shkrimeve, e kundërshtojnë këtë pjesëmarrje të këtij monstrumi serb, kur Serbia nuk pendohet, nuk kërkon falje dhe nuk e njeh Kosovën.

Prandaj, kur, Kosova t’i qërojë hesapet më Serbinë dhe Serbia t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj saj, pa u lëshua në obligimet në të cilat kishte hyrë, Edvin Kristaq Rama, ndaj Serbisë dhe kryetarit të saj Vuçiq që, t’i realizojë ëndrrat e Serbisë që ta ketë Ballkanin nën kontroll më ndihmën e Rusisë dhe multimiliarderit George Soros, mercenarëve shqiptarë në krah të Serbisë, që nga iniciativa e Vuçiq-Rama-Thaçi për korrigjim apo ndarje të Kosovës me ndihmën, edhe të Trump, Grenell duke e përfshirë edhe zotin Metthew Palmer, i cili, ishte njëri ndër përkrahësit e këtyre iniciative, tani ende ndërmjetësues në bisedimet Kosovë-Serbi, i cili është emocionalisht me kundërshtarin dhe armikun tonë, si dhëndër serb, për çka shqiptarët e Kosovës e marrin me dro sa i përket anshmërisë së tij, prandaj, edhe kërkohet zëvëndësimi i tij.

E titullova Grenellin si “body gard” të Bregoviçit, duke e pasur parasysh respektin e shqiptarëve ndaj Amerikës, i cili ndoshta edhe mund të “kursehet nga reagimet” e shumta të ashpra kundër një skandali të paimagjinuar, anipse, Richard Grenell në këtë moment nuk përfaqëson SHBA-në, përpos një qytetari të thjeshtë jo vetëm i urryer nga kosovarët, por edhe i injoruar nga vet amerikanët. Këtë, vërtetë, Kosova duhet ta shpall person non grata, me shumë arsye.

Misioni i Richard Grenell, anipse siç thotë populli, dhia e coftë e bishtin ngordhët, nën përkujdesjen financiare të Sorosit narko kryeminstrit, nuk ka të ndalur që, iniciativat e Vuçiqit, Zaevit dhe të Ramës, me çdo kusht të realizohen dhe sadopak, t’ia paguajë borxhin ndaj Serbisë, të cilët e morën përsipër nën kontrollin e ish presidentit Donald Trump, i cili po ballafaqohet më akuzat e rënda ndaj sulmit të masave të nxitura e manipuluara nga ai në rastin e 6 janarit kur u sulmua Capitoll Hilli, i cili ndodhi për herë të parë në 245 vitet e ekzistimit.

Narko kryeministri, Edvin Kristaq Rama, nuk ka të ndalur.

Sa duket, ky ka arrit të korruptojë edhe përfaqësues të Evropës dhe Amerikës, për të larguar nga skena politike individë të devotshëm të demokracisë, të çështjes kombëtare dhe kundërshtaret e iniciativave rreth ndarjes së Kosovës, me qëllim të realizimit të idesë së Serbisë së Madhe, nën parullën “Bota serbe” deri në riokupimin e Kosovës dhe Shqipërisë nen motot e minishengenave, “Open Ballkanave”, mini jugosllaviave, që në një mënyrë e favorizojnë Serbinë duke i dhënë primatin e kryesuesit, dirigjuesit dhe kontrolluesit të shteteve ballkanike, duke e kundërshtuar apriori njohjen e Kosovës si parakusht që ajo të jetë pjesëmarrëse e barabartë në këto nisma.

Prandaj, Evropa, por, në një mënyrë edhe Amerika, duke ra nën parullën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ka hasë në një mënyrë në miratim duke mos u lëshuar në rëndësinë e përfundimit të bisedimeve Kosovë- Serbi me njohje reciproke.

Nuk ka kurrfarë marrëveshje ekonomike për Kosovën përderisa ajo nuk është palë e barabartë, respektivisht, nuk njihet nga Serbia.

Nuk ka kurrfarë marrëveshje ekonomike, pa u zgjedhur ato politike.

E ato, nuk janë as të thjeshta e as të lehta, sepse, në pyetje është armiqësia shekullore në mes të dy popujve.

Prandaj, Richard Grenell, edhe si “bodygard”i Bregoviçit, edhe si misionar i realizimit të ideve, të cilat i ceka në fillim, të ndarjeve, mini shengenave , open ballkaneve apo, mini jugosllaviave, gjithashtu edhe në përkrahje të narko oligarkisë, duke e përkrahur, mbrojtur dhe lavdëruar kryeministrin shqiptar si, bashkëpunues, bashkëkoperues, “paqedashës”, anipse në dëm të shqiptareve, po i shijon bukuritë e bregdetit shqiptar i shoqëruar me muzikën nacional fashiste serbe të kohës së Millosheviqit dhe të bashkëpunëtorit të tij gjatë gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, Vuçiqit.

Pyes të gjithë shqiptarët kudo që janë se, a kapërdihet ky poshtërim, nënçmim, tradhti dhe favorizim i shtetit kriminal, Serbisë?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat