A po duan Rama dhe Vuçiqi që me ndihmën e Rusisë ta ndajnë Shqipërinë dhe Maqedoninë në dy pjesë..!?

Opinione

A po duan Rama dhe Vuçiqi që me ndihmën e Rusisë ta ndajnë Shqipërinë dhe Maqedoninë në dy pjesë..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 10 gusht 2021 Në ora: 13:24
Rexhep Elezaj

Për njohësit e rrjedhave politike në Ballkan dhe Evropë, angazhimet, takimet, deklaratat, sjelljet dhe synimet politike të dy “vëllezërve” siamez, Edvin Ramës dhe Aleksanader Vuçiqit, janë krejtësisht të lexueshme dhe të tejdukshme, se si synim të përbashkët kanë ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në dy pjesë, ato veri-perëndimore t’i bashkohen  Kosovës që do mbesin nën sferën perëndimore-amerikane, dhe dy pjesët jug-lindore të hyjnë nën sferën lindore të Rusisë..!?

Natyrisht, për secilin vrojtues të ngjarjeve aktuale në Ballkan dhe Evropë është mjaft i vështirë fakti që t’i dinë paraprakisht gjitha detajet e bisedave dhe marrëveshjeve sekrete midis fuqive të mëdha, ani se në kohën e bumit informativ në gjithë planetin tonë, si asnjëherë më para njerëzimi është i informuar gati për çdo gjë që ndodhë në botë për vetëm 3 – 4 minuta, falë rrjeteve sociale dhe aparateve digjitale. Andaj, mendoj se koha e mbajtjes top-sekret të bisedave dhe takimeve të fshehta midis udhëheqësve shtetëror të dy e më shumë vendeve, tani më ka kaluar, pikërisht për faktin e mundësive për rrjedhjen jashtë të informatave përmes internetit dhe aparateve moderne komunikuese.

Po ashtu, kam bindjen e fortë në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur në botë në 6 – 7 vitet e fundit, se në planin strategjik ndërkombëtar politik, ekonomik dhe ushtarak, në veçanti kur bëhet fjalë për sferën e interesave të fuqive mëdha, siç janë SHBA-të, Kina, Rusia dhe BE-ja, veçse kanë ndodhur ndryshime rrënjësore në raportet midis shumë shteteve në botë, sidomos atyre SHBA – Kinë për shumë arsye, në rend të parë dhe para së gjithash, për shkak të konkurrencës së madhe në tregun ekonomik botëror dhe atë të arsenalit ushtarak.

Në konstelacionin e këtyre ndryshimeve, rajoni i Ballkanit si pika më nevralgjike në udhëkryqin Lindje – Perëndim, po ashtu u gjend nën llupën e ashpër të interesave të dy fuqive të mëdha, SHBA-ve dhe Rusisë, pa përjashtuar këtu synimin diversiv të Kinës për të depërtuar sa më thellë në tregun evropian përmes Ballkanit dhe detit Mesdhe, edhe ashtu prezente në këtë rajon me produktet e shumta të saj.  

Se, dialogu Kosovë-Serbi, pastaj nisma e Novi Sadit për formimin e “Mini-Shengenit”, i cili dështoi që në start, më pas tentimi i hapur i Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës me pajtimin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, tensionet ushtarake para një viti midis Turqisë dhe Greqisë, që gati përfunduan në konflikt të hapur ushtarak në detin Egje, si dhe takimi i fundit mes Edi Ramës, A. Vuçiqit dhe z. Zaevit në Shkup si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për formimin e një “Ballkani të hapur” (Open Balkan), etj., që të gjitha këto veprime pa përjashtim, sipas analistëve politikë, kanë qenë qartë në funksion të përcaktimit të tyre në anën ruse të sferës së interesit midis SHBA-ve Rusisë. Mbase, në takimin Biden-Putin në Bruksel të mbajtur para disa javësh, nuk mund të përjashtohet mundësia e ndonjë marrëveshjeje të fshehtë midis tyre për Ballkanin, sidomos kundrejt shtrirjes së ndikimit të Kinës në Evropë dhe më gjerë.

Shikuar nga prizmi i cekur më lartë, sjelljet dhe afria “miqësore” e Edi Ramës me A. Vuçiqin rezulton qartë të jetë pjesë e planimetrisë ruse në Ballkan, ngase pothuajse të gjitha indikacionet e dala nga marrëveshja e Shkupit për “Open Ballkan”, flasin se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë në dy pjesë mund të jetë skenar i kryer. Pra, pjesa perëndimore e kësaj të fundit t’i bashkëngjitet Kosovës, ndoshta edhe pjesa jugore e Sanxhakut, ndërsa Republika Srpska i bashkohet Serbisë, duke ngritur në këtë mënyrë rrypin e “Gazës” në Ballkan (RS-Serbi- gjysma e Maqedonisë dhe Shqipërisë-Greqia), si një mur i ri për pengimin e shtrirjes së Kinës dhe Islamit në Evropë dhe më gjerë.

Se, është ky një skenar i ri për ndarjen e Ballkanit midis dy fuqive të mëdha botërore, Rusi-Amerikë, besoj se në këtë variant nuk dyshon më askush, duke mos e harruar për asnjë çast këtu rolin e Turqisë në ri-balancimin e raporteve midis Kinës dhe Rusisë, gjë që ky veprim është vërejtur qartë në raportet e relaksuara midis Moskës dhe Ankarasë në 5/6 vitet e fundit.

Sido që do të zhvillohen ngjarjet në Ballkanin e gjorë dhe të varfër në vitet dhe dekadat e ardhshme, një gjë është shumë e sigurt, se Kosova jonë e dashur do mbetet përjetësisht nën dominimin dhe kujdesin amerikan, gjë që është fat historik për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre pro-perëndimore!       

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat