Skandaloze: Gjykata e lë në burg të riun që hedhi gaz lotsjellës  kundër Goran Bregoviqit

Opinione

Skandaloze: Gjykata e lë në burg të riun që hedhi gaz lotsjellës  kundër Goran Bregoviqit

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 25 gusht 2021 Në ora: 19:15
Goran Bregoviqi

Në vend që të dënohet e të shporret kryeministri Edi Rama, ideatori dhe organizatori që i poshtëroi Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët, me ftesën dhe pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit, këngëtarit  nacionalist  ati shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë.

Mediat në Shqipëri informojnë se Gjykata e Korçës e lë në burg të riun 21 vjeçar Redon Leka me banim në Tiranë, i cili hedhi kapsollën me gaz lotsjellës, në momentin kur performonte Goran Bregoviqi, ky këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë.

Redon Leka  është i  vetmi shqiptar që me guximin e tij rinor kombëtar, i protestoi drejtpërdrejt Goran Bregoviqit  duke  i treguar  se për shqiptarët është i papranueshëm.

Redon Leka me këtë akt të guximshëm e nderoi veten, e nderoi Korçën, e nderoi Shqipërinë dhe mbrë shqiptarinë.

Edhe pse Edi Rama, kryeministri tradhtari Shqipërisë, kishte angazhuar  200 policë  për mbarëvajtjen e performancës së Goran Bregoviqit, të këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë, për t’ia plotësuar dëshirën kriminelit Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë, me të cilin është duke thurrë plane për ndarjen e Kosovës dhe për Serbinë e Madhe nëpërmjet  “Ballkanit të Hapur”, që është kryekëput projekt anti shqiptar dhe që i sjell dobi vetëm Serbisë kriminale.

Edi Rama, ky kryeministër mendjekrisur i Shqipërisë, nuk i përfilli reagimet e milionave shqiptarëve të ndershëm nga Shqipëria, Kosova, diaspora shqiptare dhe nga mërgata shqiptare, që ta refuzojë pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit, të këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë, Edi Rama nuk përfilli asgjë nga këto reagime mbarë shqiptare.

Goran Bregoviqi, ky këngëtar nacionalist antishqiptar çetnik serb, në Festivalin e Birrës në Korçë e arriti qëllimin e tij, duke e kënduar këngën aq të përfoluir “Kallashnikov”, me të cilën  i motivonte serbët t’i vrasin, masakrojnë e dhunojnë shqiptarët autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Goran Bregoviqi, ky këngëtar nacionalist anti shqiptar çetnik serb, i poshtëroi Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij dhe  Bashkinë  e Korçës,  duke i bërë qese najloni ku i urinoi, i përdhosi dhe i poshtëroi për jetë të jetëve.

Redon Leka, ky i ri 21 vjeçar edhe mund të dënohet nga Edi Rama, kapoja i oligarkëve mafiozë të drogës, sepse Edi Rama i ka kapur tërë institucionet e Shqipërisë.

Por,  Redon Leka me guximin e  tij  rinor, në historinë e Festivalit të Birrës në Korçë dhe në historinë e rezistencës shqiptare ndaj Serbisë kriminale, do të mbetët pishtar i patriotizmit të kombit shqiptar.

Edhe Edi Ramës, këtij kryeministri tradhtar të Shqipërisë dhe të mbarë shqiptarëve , si çdo gjëje në botë, do t’i vjen  fundi, por fundi i tij do të jetë shumë i keq, dhe treguesi më i mirë për këtë janë bëmat anti shqiptare të Edi Ramës për të cilat informojnë  mediat ne Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat