Koncepti i njohur shkencor ose humanist dhe aplikimi (zbatimi) i tij në Kosovë

Opinione

Koncepti i njohur shkencor ose humanist dhe aplikimi (zbatimi) i tij në Kosovë

Nga: Agron Shabani Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:07
Agron Shabani

...Çudi!

Dikush duke i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, veprat ose artin e tij fetar, kulturor, politik, diplomatik, gazetaresk ose publicistik, ndosht si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë! Pse (përse) ndodhi kjo?

Sepse, publiku i gjërë ose auditoriumi shqiptar, akoma me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm)- bëri çmos për t'a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si Julius Apostata etj.

'Të lirë, të lumtur, të urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema e njeriut krijues, intelektual ose intelegjent.

Në rastin e Kosovës ndërkaq, akoma (ende) nuk dihet me saktësi konfidente ose relevante në kemi të bëjmë me fenë ose religjionin- kundër shtetit?, me popullin ose shoqërinë- kundër shtetit?, me pushtetin dhe demokracinë parlamentare ose pluraliste -kundër shtetit?, me të gjithë-kundër të gjithëve (bellum omnium, contra omnes), apo....?!

Në Kosovë, në vend të edukatës, kulturës, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike, siç dihet, fjalën kryesore e kanë shizma (skizmatizimi), mallkimi, inkuizicioni ose pushkatimet e njohura morale, intelektuale, profesionale, shpirtërore, familjare, farefisnore dhe të tjera të kundërashtarëve institucional, politik, partiak, konceptual, ideologjik të tjerë. Pse (përse)  kjo?! 

Sepse,  itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, qè i shohin dhe kundrojnè njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Kjo për faktin se" edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi" së bashku me "artin e njohur politik ose diplomatik", si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër brenda dhe jashtë saj. 

Në këtë rast, çdo gjë ose gjithëçka, sikur i zhvatët dhe nënshtrohet diktatit, tutelës ose monopolit të njohur social, ekonomik, politik, ushtarak (luftarak), administrativ, juridik, agjitues ose propagandistik të 'politokracisë' ose "klerokracisë  politike". Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutive-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë në mes popullit ose elites kosovare me "pushtetin" ose "borgjezinë e lartè" politike ose klerikaliste.

 Motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, integral dhe autonom në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë" e  ndryshëm të 'mbretërisë së të keqës', sipas Arthur Schopenahauerit, janë faktorët, indikatorët ose prediakatorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njerëzve të ditur, të guximshëm dhe liberatorë. Ndërsa, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm total ose absolut, si pezhorative ose një "alternativë solomonike" -ndaj nënshtrimit dhe robërisë së stisur ose kamufluar si liri, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur sipas të të cilit: të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, autonom, integral, patriot dhe ekselent, e kanë idealin e jetës, çlirimit (lirisè) dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të  robëruarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit.

 U mor vesh se me kalimin e vitëve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, ideologjitë politike ose ushtarake, konceptët e tyre, idealet ose vizionet e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, më një "epokë tjetër" më të re ose më aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re ose anasjelltas. E sidomos në Kosovë, ku liderët e ndryshëm institucional ose funksional, shpeshherë janë të detyruar t´i ndryshojnë përditë fjalët, bindjet, mendimet, premtimet, konceptët, ideologjitë, idealet ose vizionet e tyre shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, patriotike dhe të tjera. 

Sepse, çdo politikan ose diplomat, sipas H. Bergsonit, mendon ose reagon ndaj një politikani ose diplomati tjetër në kuptimin e asaj se liri, drejtëësi dhe barazi absolute nuk ka, por vetëm liri, drejtësi dhe barazi relative ose selektive. Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i stisuri, sajuari ose glorifikuari, në shtetët ose "shoqëritë e larta" postkomuniste, neoliberaliste ose anarkoliberaliste, gjithëmonë kanë të drejtë. 

Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzion ose hedonizem, ku qielli me yje, është lebroz. 
Ndaj, vërtetë është për te ardhur keq per gjendjen ose situaten e përgjithshme shpirtërore, morale, emocionale, psikologjike, psikofizike, psikosociale, intelektuale ose profesionale të personave ose individëve të ndryshëm që i thonë vetit ,madje edhe intelektual zhanresh ose profilesh të ndryshme, politikan, diplomat të karierës dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që (si duket) nuk kanë madje as njohuri themelore ose elementare mbi  etosin dhe erosin e njohur shtetëror, nacional, politik, intelektual, profesional, instituciinal, funksional, aksional etj. Gjegjësisht, mbi edukaten, kulturën, arsimimin, emancipimin, disiplinen, etiken dhe estetiken e njohur shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, institutucionale ,konstitucionale, funksionale, profesionale, kadrovike etj. As për kodin ( kodeksin) e njohur nacional ose patriotik si dhe higjienën e preferuar shpirtërore, emocionale, morale, personale, familjare (gjenealogjike), profesionale, intelektuale etj. Çudi! 

Duke e vërë theksin në mentalitetin, edukaten, kulturën, traditat, historinë, psikologjinë, sociologjinë, rezonansen, filosofinë, etnopsikologjinë, etnokulturën, antropogjeografinë, antropohistorinë si dhe në shumë çështje dhe aspekte të tjera sociokulturore, socioetnike, sociofilozofike dhe sociopsikolgjike të popullit ose kombit tonë shqiptar, si dhe në shumë çështje dhe aspekte të tjera reflektive, simbolike, evolutive, empirike, organike, determinante, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera që janë në sintoni, rezonansë dhe harmoni të përgjithshme shkencore dhe metodologjike me kodin e brendshëm( lëxo: ligjshmerinë e brendshme morale ose etiko-estetike) të popullit ose kombit tonë në njerën anë, si dhe ne rregullat, ligjet, trendët, parimet, premisat dhe standardet e njohura shkencore dhe humaniste të të gjitha shtetëve dhe shoqërive të mundshme njerëzore ose qytetare në anën tjetër.

 Kjo gjithnjë duke menduar në sociologjinë dhe psikologjinë e njohur kognitive-përballë trendëve, ligjëve, kushtëzimëve, imponimëve, sfidave, turbulencave, hipotekave,ekskurseve, diskurseve ose tendencave të ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli dhe epoke (kujto këtu anomalitë, violencat, patologjitë, mediokritetët, skizofrenitë, hipokrizitë ose demagogjitë e ndryshme reaksionare, anakronike, devijante, eskalative dhe shumë të tjera të armiqve ose pushtuesve të ndryshëm shekullor ose  gjakatar të popullit ose kombit tonë përgjatë gjithë historië!) etj.

Ndaj, pa dashur te bëhem këtu "komentator" ose ndonjë "superanalist" i papërmbajtur - surealist dhe subkulturalist: Le të me lejohet në vazhdim t´i ceku dhe trajtoj shkarazi disa çështje dhe aspekte të ndryshme psikologjike, sociologjike, sociopolitike, sociokulturore, sociohistorike, sociofilozofike dhe të tjera që deri diku ( ndoshta?) mund të jenë të përafërta ose analoge me parimet, premisat ose postulimet e lartëpërmendura  shkencore dhe humaniste të Perëndimit. 

Kjo aq me tepër duke u mbështetur ose bazuar në faktin e pamohuar sipas të të  cilit : automatizmi i sotëm  modern ose bashkohor, gjegjesisht, ngjarjet, levizjet ose zhvillimët e njohura revolucionare, evolutive, empirike, dinamike dhe tepër furioze ose eklektike të robotizmit ose automatizmit të gjithëmbarshëm industrial ose teknologjik së bashku me urbanizmin modern ose bashkohor, konformizmin, oportunizmin, makiavelizmin, prvimin ose stratifikacionin (objektiv ose subjektiv), krimin e organizuar, drogën, narkomaninë, korrupsionin, homsekusalizmin, pedofilizmin, lesbizmin ,abuzimet e ndryshme (vertikalo-hoizontale), prostitucionin, anomalitë e ndryshme violente, infantile ose patologjike, depresionet ,destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale ose kolektive ( të mbiquajtura ose të paramenduara si "sëmundje e re " e shekullit ose  "epokës së sotme ultramoderne ose neobashkohore"), moralin  e njohur shoqëror ose qytetar, vetedijen shtetfomuese ose  qytetare-patriotike, kulturën, subkulturën, kontrakulturën, antikulturën, pseudokulturën, simbolet e ndryshme nacionale dhe historike, gjuhën, flamurin, kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional, etnik, ushtarak (luftarak), politik, historik, gjeografik dhe të tjerë, normat, rregullat ,ligjet, parimet, premisat ose principet e ndryshme sociopsikologjike, sociofilozofike, sociopolitike, sociokulturore, sociohistorike, socioekonomike dhe të tjera: Janë në shërbime dhe funksione të ndryshme refletive, determinante, simbolike, alternative, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të ngjarjeve dhe  zhvillimëve (por, edhe të determinimëve ose transformimëve ) të ndryshme struktuale, funksionale, aksionale , evolutive, empirike, organike dhe dialektike të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore kudo në botë. Të atyre shtetëve dhe shoqërive të përparuara qytetare dhe demokratike ku pretendojnë sot Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi.

-Psikologjia Pozitive: Se këndejmi, psikologjia pozitive si e atillë çfarë është (gjithnjë në kuptimin e analizës së preferuar shkencore ose metodologjike): Në radhë të parë i trajton, studion dhe i analizon kushtët, shkaqët, faktorët, predikatorët dhe indikatorët me të rëndësishëm ose kryesor që  sjellin mirëqenien, stabilitetin dhe funksionimin  e preferuar optimal ose maksimal të personit ose individit. Respektivisht, të grupëve , strukturave, elitave, par-exelencave  ose superstrukturave të ndryshme shoqëore ose politike në veçanti si  dhe të  institucioneve të njohura shtetrore, qeveritare, parlamentare ose politike të një vendi të pavarur, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik në përgjithësi. .

Ndërkaq, studimet,analizat dhe hulumtimet e ndryshme në fushën e njohur të psikologjisë reflektive dhe pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në 3 ose 4 faktor të ndryshëm me rëndësi: Në përvojen e gjithëmbarshme pozitive ose pozitiviste të personit ose individit në kontekstin e njohur objektivë dhe subjektivë ( lëxo: pozitivizmin e  gjithëmbarshëm të përvojes objektive dhe subjektive të personit ose individit), në individualitetin ose personalitetin pozitivë, në natyrën dhe karakterin e njohur pozitivë ose pozitivistë të personit ose individit si dhe në shoqërinë dhe institucionet funksionale dhe pozitive të një vendi apo shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës. 

Ndërkaq, termët, konceptet, formulimet ose nocionet kryesore të psikologjisë pozitive ose pozitiviste janë: mireqenia dhe stabiliteti i përgjithshem temporal, shpirtëror, emocional, organik (fizik), mental (psikologjik), profesional, social ose societal tek personi ose individi, funksionimi i tij optimal ose maksimal, si dhe akceptanca  ose rezonansa  e tij personale  ose individuale ndaj vetëbesimit, vetërespektit ose vetëpërcaktimit së bashku me përvojen pozitive ose pozitiviste dhe të ngjashme.

Përderisa, kënaqësia ose lumturia e përgjithshme jetësore në fazën e njohur të  pjekurisë dhe adoleshencës së bashku me mirëqenien dhe lumturine e njohur objektive dhe subjektive, fatin, shëndetin, familjen, standardin dhe kualitetin e njohur jetësor në njerën anë, përkatësisht, me profesionin, karierën dhe kultin e njohur të personalitetit ose individualitetit, modelin e njohur pesëfaktorial dhe te tjere në anën tjetër, janë deshmuar si variabilitetët  dhe komponentët kryesore ose substanciale ne kuadrin e lidhëshmërive ose konvergjencave të ndryshme (eksterne ose eksplikative) në mes vetëbesimit, vetëkënaqësisë, veterespektit dhe vetëpërcaktimit të mesipërm temporal , reflektivë dhe pozitivist të një personi ose individi të caktuar shoqëror ose qytetar.

Aty janë edhe  faktorët e tjerë sociopsikologjik,sociofilozofik, sociohistorik, sociopolitik, socioekonomik, sociokulturor etj..që janë në funksione të ndryshme kognitive, intrinznike, reflektive, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera në këtë sfond për të cilat do bëjmë fjalë në vazhdim.

Një digresion:

 Siç dihet, shteti dhe shoqëria kosovare (shqiptare) është një shoqëri relativisht e re në kontekstin e përgjithshëm shtetërorë, shoqërorë, multikulturorë, multietnik etj.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu (ndonëse, me një theks të posaçëm) edhe faktorët tjerë relevant dhe determinant si faktorin nacional ose etnik, faktorin historik, faktorin gjeografik, faktorin shtetërorë, faktorin nacional, faktorin ushtarak ose luftarak, faktorin politik, faktorin social ose societal, faktorin ekonomik, faktorin filozofik, faktorin fetar ose kulturorë, faktorin sociopsikologjik etj...të cilet kanë lënë gjurmë të thella në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të njerëzve dhe shoqërisë së gjërë shqiptare ose kosovare pothuajse në të gjitha fushat dhe drejtimët e mundshme.

Ndërkohë që traumat e luftës dhe masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë: Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë prezente (në formtë ndryshme akute ose kronike) tek pjesa dërmuese e qytetarëve, por edhe tek një pjesë e konsiderueshme lidershipit të përgjithshëm shtetëror, nacional dhe politik në Republikën e Kosovës. 

Aty janë edhe problemët e njohura  politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike dhe të tjera që shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme kosovare i bëjnë paksa poroze, heterogjene, fraxhile dhe inkompaktibile në kuptimin e njohur të shtrierjës dhe repektimit të preferuar (të detyruar mbase) të pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur shtetëror dhe nacional të vendit tonë në të gjitha drejtimet dhe nivelët e mundshme.

Ndaj, mu për këtë shkak, në vazhdim duhet të thirrëmi dhe mbështetëmi tek shkenca e njohur e sociologjisë., gjegjësisht, në raportët ose marëdhëniët e njohura të sociologjisë me shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe metodologjike (si socio-filozofia, socio-historia, sociopoliitika, sociologjia e ekonomisë politike, sociologjia e politikës ekonomike, sociopsikologjia etj.) me qëllim të formulimit dhe një konkludimi të përgjithshëm ose përfundimtar të tërë asaj që është cekur dhe trajtuar me sipër.

Duke filluar nga socio-filosofia, apo, nga sociologjia dhe filozofia. Përkatësisht ,nga lidhjet, maredheniet, raportët ose konvergjencat e njohura organike dhe empirike në mes socilogjisë dhe filozofisë etj.

Ndonëse, gjithmonë duke u bazuar në faktin e njohur sipas të të cilit sociologjia si shkencë ose një disiplinë e veçantë e filozofisë  ka lindur dhe është zhvilluar pikërisht nga substrati dhe materia e njohur e filozofisë.

Kështu, përderisa filozofia i paraqet, studion dhe i analizon idetë dhe paraftyrimet e ndryshme abstrakte ,skematike ,metaestetike, ontologjike, gneseologjike, epistemologjike dhe të tjera me anë të të cilave si të thuash formohen ose formulohen idetë ose konceptët e përgjithshme ose universale mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Sociologjia ndërkaq, i studion dhe analizon shoqërinë dhe fenomenët e ndryshme shoqërore dhe politike me ndihmën e njohur të historisë (historiografisë) në atë menyrë që t´i paraqes dhe prezantoj ato në një kontekst sa me të qartë dhe dialektik në kohë dhe hapësirë.

 Dallimi themelorë në mes të këtyre dy shkencave (sociologjisë dhe filozofisë) qëndron në atë se sociologjia e pranon( akcepton) dhe e merr parasyshë faktin e njohur se: shoqëria njerëzore, parasegjithash është një shoqëri e ndërlikuar, madje tepër komplekse dhe masive në kohë dhe hapësirë. Duke i zbatuar dhe aplikuar në këtë kontekst edhe metodat dhe zgjidhjet konkrete ose pragmatike ndaj çështjëve dhe aspektëve të ndryshme politike dhe sociopsikologjike me forma dhe metoda të njohura komparative, analogjike, lineare, dialektike, harmonike, reflektive, determinante, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera.

Ndërsa,filozofia të gjitha këto së bashku i koncepton, përcepton dhe anticipon si të thuash në format e mesipërme abstrakte, skematike,metaestetike dhe të tjera.

Në këtë drejtim mbase duhet kërkuar edhe lidhjet, konvërgjencat dhe ndërvarshmeritë e shumëta (semantike, semiotike, semiologjike, organike etj.) të sociologjisë me filozofinë. E sidomos në ndërlidhjet dhe ndërvarjet e shumëta sociologjike me parimet dhe premisat e njohura filozofike ose metaestetike, të cilat zatën paraqesin edhe sfidat dhe pëngesat kryesore dhe substanciale të zhvillimit dhe funksionimit të pavarur dhe neutral të sociologjisë nga filosofia.

-Sociologjia dhe Historia:

E kaluara dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i sojit të njohur njerëzorë ose qytetar; parasegjithash janë një univers dhe burim i pashterëshem të dhënash dhe burimësh të shumëta materiale dhe historike, saqë shkencat ose diciplinat e ndryshme shkencore dhe shoqërore (edhe sociologjia pra!) ndodhën të ndërvarura dhe të ndërlidhura me njera tjetrën në shumë sfera dhe segmente të ndryshme. Sidomos shkenca ose diciplina e njohur e sociologjisë e cila përveç në filozofi: fenomenët dhe zhvillimët e ndryshme njerëzore ose shoqërore i mbështetë dhe i kërkon tek zhvillimët dhe burimet e njohura historike ose historiografike.Duke i nënkuptuar këtu reflektimet dhe gërshetimet e njohura eksterne dhe eksplikative të sociologjisë në histori ose anasjelltas. Respektivisht, ndikimet, eksplikimet ose singularizimet dhe sekularizimet e ndryshme të historisë në sociologji apo anasjelltas.  Në rastin e shtetit dhe shoqërisë kosovare sidomos (...).

-Sociologjia dhe Ekonomia Politike:

Ekonomia politike është e rëndësishme dhe tepër valide për sociologjinë , por edhe për shkencat tjera në këtë drejtim, mu për faktin se kjo e fundit (Ekonomia Politike) e trajton një aspekt shumë të rëndësishëm dhe fundamental çfarë është pikërisht aspekti i njohur social ose ekonomik.

Ndonëse, ekonomia politike në këtë sfond i parasheh dhe i trajton popullësinë ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare si fuqi ose klasë punëtore që ka forcë dhe enërgji të mjaftueshme materiale, sociale, reproduktive, funksionale, aksionale, pozitiviste etj. Përkatësisht, si një pjesë të rëndësishme ( materiale, produktive dhe reproduktive) për mbijetesën dhe zhvillimin e përgjithshëm shoqërorë dhe politik.

Përderisa, sociologjia në këtë kuader, përveç çështjëve dhe aspektëve të mesipërme materiale dhe ekonomike: I trajton dhe analizon edhe çështjët dhe aspektët tjera të shoqërisë njerëzore ose qytetaren.Duke i përceptuar dhe akceptuar njeriun ose individin si pjesë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetit dhe shoqërisë. Dhe, jo vetëm si fuqi punëtore ose si vegla pune që duhet punuar dhe menduar vazhdimisht për shtetin, pushtetin dhe shoqërinë (doktrina ose maksima bolshevike ose komunosocialiste).

Sociologjia pra i kundron dhe i trajton në menyrë etike dhe tepër kritike çështjet ose aspektët e sipërpërmendura materiale dhe ekonomike, duke insistuar për kushte dhe standarde sa me të avansuara sociale dhe ekonomike që e bëjnë një shtet dhe shoqëri funksionale, përparimtare dhe produktive ose profitabile në kontekstin e përgjithshëm ose multidimenzional.

Duke menduar vazhdimisht në shtetin dhe shoqërinë kosovare, përkatësisht, në çështjet dhe aspektët e njohura sociale dhe ekonomike të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Në instancë të fundit, sipas Maks Veberit dhe shumë mendimtarëve të tjerë, njerëzit ose qytetarët e ndryshëm dallojnë ose janë të veçantë ose tepër specifik nga njeri tjetri për nga konstrukti i tyre trupor ose psikofizik, madje për nga forca ose fuqia e tyre fizike, materiale, politike, sociale, ekonomike etj. Për nga edukata, kultura, arsimimi, intelekti (intelegjenca), mentaliteti, profesioni, funksioni, potenciali, kapaciteti ose ndikimi i tyre shoqëror ose politik etj.

-Socio-psikologjia: 

Se këndejmi, lidhjet, konvergjencat dhe ndërvarësitë me të fuqishme ( komparative dhe analogjike) në mes sociologjisë dhe psikologjisë, duhet kërkuar në studimin dhe analizat e mirëfillëta shkencore dhe humaniste të shtresave dhe strukturave të ndryshme njerëzore dhe qytetare. Kështu si për shëmbull, psikologjia në radhë të parë e studion dhe analizon rolin dhe ndikimiin e fuqishëm ose ambivalent të shoqërisë ose mjedisit të gjërë shoqërorë ose qytetar tek personi ose indivdi (qytetari) i thjeshtë në njerën anë si dhe të rolit dhe ndikimit të fuqishëm dhe të shumëfishtë ( të reaksionit ose kundërreaksionit të brëndshëm apo të jashtëm) të një personi ose individi të caktuar shoqöror ose politik në rrjedhat, zhvillimët, procesët , trendët ose standardët e përgjithshme (globale ose masive) shtetërore dhe qytetare në anën tjetër. Duke i trajtuar dhe analizuar kështu vetëm çështjët dhe aspektët e ndryshme psiçike ose psikologjike të personit ose individit që kanë ndikime dhe influenca të shumëta e të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme shoqërore ose qytetare që iu takojnë fushave të përbashkëta sociopsikologjike.

Ndonëse, pa i harruar këtu eksplikacionet, konvërgjencat dhe singularizimet e ndryshme socio-psikologjike në fushat dhe drejtimet e caktuara të studimeve dhe analizave me të thella mbi gjendjën ose situatën e përgjithshme (psiçike ose psikologjike) të individit ose kolektivitetit si bazë e fuqishme konspirative dhe logjistike për studimet dhe analizat e metejme të ngjarjeve dhe situatave të caktuara psikologjike dhe sociologjike.

-"Shteti" ( "Politea")  dhe "Ligjët" e njohura të Platonit se bashku me  "Politiken" ose "Etiken e Nikomahut" të Aristotelit si shëmbull, ose një udhërrefyes tjetër me rëndësi:

Siç dihet, Platoni në kuader të "Shetit" të tij, i ka ndarë dhe klasifikar njerëzitë ose shoqërinë e atëhershme njerëzore dhe qytetare në bazë të diferencave dhe antagonizmave të njohura klasore, sociale ose  materiale. Prkatësisht, në "klasën e pasur" dhe në" klasën e varfër" njerëzore dhe qytetare në kuader të "polisit"(shtetit) të atëhershëm të Athinës:

Ndërsa, në kuader të "ligjëve" administrative dhe juridike , duke i studiuar dhe analizuar shkaqet dhe faktorët e ndryshëm relevant dhe paradigmatik të funksionimit dhe determinimëve të njohura shoqërore dhe demokratike: Platoni në vazhdim i veçon shkaqet dhe faktorët e ndryshëm natyror dhe gjeografik (si klima, konfiguracioni dhe relijefi i njohur tokësorë ose gjeografik, hapesira e përgjithshme etnike, gjeografike , historike, kulturore etj,) për mbarëvajtjet dhe funksionimet e mirëfillta shtetërore dhe qytetare.

Përderisa, Aristoteli duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër(4) pjesë ose dimenzione të njohura sociale dhe politike si Filia (Solidariteti shoqërorë ose qytetar), Koinonia (Grupimët e veçanta), Politea (Shteti) dhe Nomos ( Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë): I veçon tre(3) shtresa ose kategori të posaçme njerëzore ose qytetare.Të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur.

Ndonëse, pa i harruar këtu konceptët e njohura shoqërore dhe qytetare të Sen Simonit, Immanuel Kantit, Adam Smitit etj. Përkatësisht, drejtimet dhe orjentimet e njohura shkencore dhe sociologjike të shtëve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare sipas kësaj strukture ose radhitjeje shkencore dhe metodologjike me sa vijon:

-Drejtimi mekanik:

 Si ithtarë dhe "arkitekt" të rëndësishëm dhe kryesorë të këtij drejtimi ose orjentimi njihen Dekarti, Spinoza etj...të cilët janë të mendimit se mu njashtu sikurse në sferat ose fushat e njohura të fizikës, mekanikës, kimisë etj. Edhe rregullat dhe ligjët e ndryshme shoqrore ose sociologjike, duhet kuptuar dhe konceptuar mbi bazën e ligjëve ose rregullave të mësiprme fizike ose mekanike.

Por, megjithatë, drejtimi i mesipërm mekanik (sipas Dekartit, Spinozës etj.) nuk do të ketë ndonjë ndikim të fuqishëm ose masivë në sociologjinë bashkohore. Kjo në radhë të parë për faktin se shteti dhe shoqëria e sotme njerëzore ose qytetare janë shumë me të ndrlikuara dhe shumë me komplekse  dhe masive, se sa vet ligjet ose drejtimt e mesipërme mekanike. 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Metodat e njohura Induktive, Deduktive dhe Diskursive së bashku me "Gjeometrinë Analitike", "Matematikën Universale" dhe "Principet e njohura Matematikore ose Aritmetike" të  Filozofisë së Natyrës (  lëxo: Naturalis Philosophiae Principia Mathematica") sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të Frënsis Bekonit, Isak Njutënit, Rene Dekartit etj.

-Drejtimi biologjik: 

Ka për qëllim prezantimin , konceptimin , krahasimin dhe konvencionalizimin e ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme shoqërore ose qytetare mbi bazën e ligjëve ose teorive të njohura evolutive ose bio-organike.Tre(3) variantat e tij krysore janë:Varianta organike;Varianta sociale ose socio-fizike (sipas Çarls Darvinit dhe August Kommtit etj.) dhe Varianta Nacionaliste, Egocentrike ose Raciste (Sipas A.Gobinosë, Th. R. Malthusit, R.Chemberleinit, A.Rosenbergut etj.)

-Drejtimi ose pozicioni gjeografik: 

Ithtarët dhe protagonistët  e këtij drejtimi ose pozicioni shoqëror dhe sociologjik janë të mendimit se ngjarjet, fenomenët dhe dukuritë e ndryshme shoqërore ose politike duhet kërkuar edhe tek faktorët e njohur gjeografik. Përkatësisht, në "Antropogjeografi" apo, thënë me mirë  në Gjeografinë politike, Gjeografinë historike ose Etnike të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme qytetare ose politike.(Kujto teorinë e njohur të Malthusit në ktë drejtim..)

-Drejtimi ose orjentimi i njohur psikologjik: 

Gabriel Tardi në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Ligjët shoqërore ose qytetare", e  ka akceptuar dhe përceptuar sociologjinë si një "psikologji të brëndshme" (interne ose interaktive) e cila i trajton marëdhëniet ose raportët e ndryshme (bilaterale, multilaterale etj.) ne mes njerëzve ose individëve të caktuar në shoqëri mbi bazën e njohur të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtëroë dhe psiçikë ose psikologjikë të  personit ose individit. 

Përderisa , Max Weberi në kuader të veprave ose shkrimëve të tij të njohura si "Shoqëria natyrale","Etika protestaniste dhe kapitalizmi."; "Shkenca si thirrje", "Politika si thirrje" etj. Është i mendimit se procesët e ndryshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë janë rezultat logjik i natyrës dhe karakterit të njohur (lexo: psiçik ose psikofizik) të personit ose një individi të caktuar ndaj të tjerëve. Apo, ndaj shoqërisë së gjithmbarshme njerëzore ose qytetare.

Ndaj, mu për këtë fakt, sociologjia gjithnjë sipas Maks Veberit është "shkencë e aksionëve shoqrore". Ajo(sociologjia) madje, ëshë edhe imediate, imperativiste (si një domosdoshmëri sociale dhe psikologjike) në çdo shtet dhe shoqërie të mirëfillët njerëzore ose qytetare.

Ndërkohë që aksionët (ose reaksionët) e ndryshme individuale ose kolektive ndodhën të ndara dhe klasifikuara sipas:-Aksionëve të mirëfillëta dhe racionale në raport me qëllimët e ndryshme shoqërore ose qytetare, -Aksionet racionale në raport me vlerat ose parimet e larta,- Aksionët tradicionale, - Aksionët emocionale, -Aksionet iracionale etj. 

Me veprime ose aksione racionale nënkuptojmë veprimët ose aksionet e mirëfillëta, të logjikshme dhe të kordinuara.

Ndërsa, me ato reaktive ose iracionale, nënkuptojmë stresin, instiktin dhe emocionet e pakontrolluara në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale ose kolektive.

Siegmund Freudi në këtë frymë është i mendimit se reaksionët dhe pothuajse të të gjitha dukuritë dhe reagimët e ndryshme shoqërore ose qytetare, parasegjithash janë rezultat i një reagimi të brëndshëm, gjegjësisht, të instiktit polar ( libidos së brendshme trupore ose psikofizike) në organizmin tonë.nDuke i nënkuptuar gjithmonë këtu polin dhe antipolin, gjegjësisht, "mbingarkesën e polit" dhe "shpërndarjen racionale" ose " iracionale" të enërgjisë së tepruar (negative ose pozitive) në vetëdijen dhe organizmin tonë në atë menyrë që të përmbushën ose ushqehën paksa epshët ose kërkesat e ndryshme individuale apo kolektive të peronave ose individëve të ndryshëm  në çdo kohë dhe hapësirë.Qofshin ato kërkesa materiale, politike, ushtarake, ekonomike, karieriste, profiteriste etj.

- Drejtimi formal ose formalist (Formalizmi )

Formalizmi parasegjithash është i njohur për ndarjet ose diferencimët e njohura (dihotomike, kognitive, empirike, organike etj.) në messociologjisë dhe shkencave ose disiplinave të tjera shoqërore apo qytetare në bazë të asaj që sociologjia i trajton dhe hulumton të gjitha tiparet dhe karakteristikat e përbashkëta ose kolektiviste të shtetëve dhe shoqerive të ndryshme njerëzore ose qytetare mbi parimet e sipërcekura shkencore dhe humaniste.

-Drejtimi funksionalist ( Funksionalizmi ):

Në metodat dhe teorinë e tij funksionaliste, Malinovski duke u mbështetur dhe orjentuar në parimet dhe principët themelore ose substanciale të një harmonie dhe universalitetit të gjithëmbarshëm (individual dhe kolektivë, gjegjësisht, aksional dhe funksional) të ligjëve dhe dukurive të ndryshme shoqërore ose qytetare: Në vazhdim thekson faktin se të gjitha premisat dhe elementët e mundshme  të karakterit dhe strukturës së njohur shoqërore apo qytetare, e kanë një karakter të pandryshuar ose tepër standard. Gjegjësisht, funksionin pozitivë që paraqet bazat ose themelët e përgjithshme dhe kryesore të mbarëvajtjes dhe integritetit të njohur të shoqërisë si bashkësi apo si kolektivitet. Sipas tij struktura sociale ose ekonomike është në funksionin e njohur fundamental ose substancial të ndryshimëve dhe determinimëve të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Se këndejmi, pos determinizmit kulturor, në këtë drejtim duhet nënkuptuar edhe determinizmin bio-gjenetik ose strkturalgjenetik, i cili është  i natyrës dhe një karakteri të pandryshuar ose stabil. Talkot Parsoni ndërkaq, i veçon katër dukuri ose fenomene të ndryshme të aksionalzmit dhe funksionalizmit si akteri ose autori, qëllimi, situata dhe drjentimi normativë.

-Strukturalizmi, ose mjetët strukturale (strukturaliste):

Strukturalizmi në radhë të parë është prezent tek ligjet dhe teoritë e ndryshme socio-antropologjike, tek ato elitare, evolutive, revolucionare e kështu me radhë.Ndërkohë që sociologjia në këtë kuader e studion dhe analizon shoqërinë njerëzore ose qytetare si tërësi ose si totalitet (kolektivitet). Përkatësisht, si një bashkësi të përgjithshme(universale ose kolektive) të një rëndi të njohur shoqëror, natyrorë ose ordinar në procesët ,mardhëniët dhe raportët e gjithëmbarshme shtetërore dhe shoqërore.Duke i trajtuar dhe analizuar në këtë frymë strukturën shoqrore ose qytetare së bashku me paramendimet, parashtrimt, kërkesart, qëllimet, aspirata, idealet, vizionet, narrativat ose interesat  e njohura (objektive dhe subjektive, respektivisht, globale ose universale) të shtetit dhe shoqërisë, kushtët, shkaqët dhe pasojat e ndryshme individuale, grupore ose kolektive në funksion të konceptëve dhe përceptimëve të mirëfillëta shkencore dhe humaniste të çështjeve dhe problemëve të ndryshme akute ose kronike.

-Ndryshe nga kjo, spas konceptëve dhe përcetimëve të njohura shkencore dhe humaniste të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit:Të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti  të konsoliduar ligjor, parlamentar dhe demokratik ( duke filluar qe nga udhëheqja me e lartë shtetërore ose politike dhe gjer tek qytetarët e rendomtë...)  në instancë të fundit janë miq, partner, klient, pretendent, aspirant, participant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respktive.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe rolin dhe ndikimët e pashmangshme të patologjisë, gjegjësisht, të krizave, anomalive, reaksionëve, destruksionëve, dekonstruksionëve dhe deformimëve të ndryshme individuale dhe kolektive së bashku me ato të neoevulucionizmit, difuzionizmit, paternalizmit, bihorvinizmit, radikalizmit, semantizmit, sektashizmit, klasicizmit, egocentrizmit, dogmatizmit, fraksionalizmit, etatizmit, parlamentarizmit, interparlamentarizmit, liberalizmit, neoliberalizmit, protekcionizmit, cinizmit, oportunizmit, konformizmit, ciklizmit, neofunksionalizmit, disfunksionalizmit, pozitivizmit, historizmit, strukturalizmit, aksionalizmit ,determinizmit, flegmatizmit, pragmatizmit ,konstruktivizmit ,religjionit, etikës(moralit), estetikës, kulturës, ideologjisë nacionale dhe historike, traditave të ndryshme nacionale dhe kulturore dhe kështu me radhë.

Të gjitha këto së bashku në funksion të një analize të përgjithshme aksionale dhe funksionale. Respektivisht, në funksion të metodave të njohura strukturale dhe komparativiste të sociologjisë si shkencë dhe një diciplinë e veçantë e filosofisë në raport me disa nga çështjet, aspektët dhe fenomenët kryesore të shtetit dhe shoqërisë kosovare në një periudhë të fluidshme  dhe tepër hektike të konsolidimit të gjithëmbarshëm dhe tranzicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat