Reciprocitetin me Serbinë, mund ta zbatoj vetëm ndërmjetësuesi i ri amerikan, Gabriel Eskobar

Opinione

Reciprocitetin me Serbinë, mund ta zbatoj vetëm ndërmjetësuesi i ri amerikan, Gabriel Eskobar

Nga: Fadil Maloku Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:30
Fadil Maloku

1. Kurthi i radhës së djallëzisë serbe duket që nuk qëndron aq shumë në prospektin e Minishengenit, as në idenë e Korigjimit të kufijve (lexo; copëtimin e Kosovës), as në projektin e Demarkacionit, as në ate të “gatimit të argumenteve” për Gjykatën Speciale, apo insistimin e zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit, e as në presioni publik për realizimin e “Open Balkanit” (një soft model i ish Jugosllavisë), sa QËNDRON NE ZBATIMIN E ASOCIACIONIT. Të cilin, ajo është duke e kërkuar me çdo çmim. Kjo u pa edhe në ditët në vijim kur u prononcua Presidenti serb, lidhur me masat e reciprocitetit, që i vuri Qeveria jonë.

Tani, meqë po hyjmë gati në javen e dytë të insistimit për të gjetur modus vivendin nga ana e Brukselit, duket që përveç “dajes Sem”, kjo punë nuk mund të marr epilog në favor tonin. Por, cili është personi, përgjegjës për këtë dhe çështjet tjera në Balkkanin Perëndimor? Ky person që u emërua edhe nga vet Presidenti Joe Biden, është Gabriel Eskobar. Emërimi i Gabriel Eskobarit, në vend të Mattew Palmer (një dhëndërr i Beogradit) si përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, dëshmon qartë se Ne me Serbinë edhe më tej nuk jemi në dialog, por jemi nē puro negociata! E kur futesh në negociata, kjo tregon dhe nënkupton kompromis (që për njërën palë dmth.të dhimbshëm, e për palën tjetër të mjaftueshëm!) të cilin Qeveria Kurti II, (apo cilado qeveri në ndërkohë) do të duhej t’ia bëjë Serbisë, apo Serbia Kosovë (që shumë pak gjasa!).

2. Tani ky togfjalëshi “kompromis”, që pak a shumë u prejudikua dhe u perceptua të shumtën e rasteve përmes idesë së “korigjimit”, të cilën e administruan (trojka;Thaçi&Vuçiq&Rama) dhe e testuan (edhe Boreli me Lajçakun) shumë akterë, sërish do me na dal në tavolinën e negocimit. Tekefundit, fjala “kompromis” mos të harrojmë që është përfolur edhe në zyren ovale të ish Presidentit kontravers D. Trump, që në vesh ia”futi” matrapazi R. Grenell. Andaj është shumë me rëndësi se çfarë epilogu do marr kjo përfundimisht kjo çështje e rëndësishme, jo vetëm për Serbinë e Kosovën por, për mbarë rajonin dhe për gjithë kontinentin.

3. Thënë më thjeshtë. Shba-ja duhet të ishte prezente në këtē “play of”, edhe për disa arsye tjera; Arsyeja e parë, ajo si kumbareshë fillestare e kryesore i krejt projektit të pavaresisë, ishte njëherësh edhe bartëse e edhe avokate e krejt procesit të shtetëndërtimit të Kosovës dhe instalimit dhe monitorimit të demokracisē. Arsyeja e dyte ka të bëjë me interesat gjeostrategjike, që ajo ende edhe për një kohë i ka dhe do t’i ketë në këtë pjesë të botes. E që fatmiresisht ato jane në përputhje të plotë me synimet dhe aspiratat tona afatgjata nacionale e shtetndertuese. Arsyeja e tretë, ka të bëjë me nevojën e njē rikonfigurimi afatëgjatë të Ballkanit Perëndimor.

Sidomos, tani pas tërhjeqjes së Shba-ve nga Afganistani. Themi kështu edhe për shkak se projektet dhe idetë amerikane, mund tē bëhen pandam i synimeve pansllave për Ballkanini. Arsyeja e katërtë, (e që dosido ahpreh frkë ndër shqiptarë) është se përpjekja për ta dobësuar ngritjen, fuqizimin dhe ndikimin e Kinës, Amerika mund të jetë e gatshme të bëjë ca “kompomise” (në disfavor tonin) për ta rikoperuar Ballkanin Perëndimor, sipas kutit dhe interesave të saja. Arsyeja e pestë, që asocon në jorastësinē e emërimit të herë diplomatëtëve politik, e herē personave të karrierës (në fakt profesionist), e dëshmon interesimin për rajonin. Shto këtu edhe interesimin amerikan për shitjen e gazit në rajon.E ky Gabriel Eskobari, duket që është më shumë njeri i karrierës e profesionist, se sa ndonjë palaço apo puthadorë politikë (sikurse; R. Grennell) i zyres ovale…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat