Kosova kurrë nuk ka qenë tokë serbe, por ka qenë e kolonizuar nga Serbia

Opinione

Kosova kurrë nuk ka qenë tokë serbe, por ka qenë e kolonizuar nga Serbia

Nga: Adem Bytyqi Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:41
Autori

Këtë serbët mirë e dinë, por duhet t'iu tregojnë drejtë fëmijëve të tyre, se Kosova ka qenë është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptare!

Fëmijëve serb duhet të iu tregojnë të vërtetën për Kosovën dhe t'i zhveshin nga miti dhe gënjeshtrat me të cilët i kanë mbështjellë për të mos qenë në gjendje të shohin realitetin për të dalë nga një burg historik në të cilin padrejtësisht i kanë futur të parët e tyre sa i përket Kosovës.

Sa më parë të kuptojnë të vërtetën për Kosovën, se Kosova është shqiptare dhe e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë se s`bashku me shqiptarët, aq më mirë për ta dhe për të gjithë popujt e rajonit dhe të Evropës!

As kush nuk mund të ndihet rehat dhe i qetë kur e din se diçka nuk është e t`ia ,por mundohet të mbajë me dhunë, të tillë janë serbët dhe shteti serb në raport me Kosovën, Sanxhakun , Vojvodinên dhe Republikën serpska të Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat