Presidentja shpalos njohuritë mbi shtetin

Opinione

Presidentja shpalos njohuritë mbi shtetin

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 28 tetor 2021 Në ora: 07:51
Presidentja Vjosa Osmani

Që nga shpallja e pavarësisë, procesit të formimit të shtetit, ndërsa për ndonjë zhvillim as që mund të flitet, ka vuajt apo i ka munguar mu njohuria mbi dhe për shtetin. Në mungesë të njohurive, kuptohet, mungojnë edhe faktorët tjerë - sinqeriteti, ndërgjegjja, përkushtimi... Prandaj, shteti edhe gjendet aty ku gjendet ndërsa, si pasoja, përveç mosështrirjes se sovranitetit në mbar territorin ndodhen kapja e shtetit në lidhshmëri me zhvillimin e krimit, korrupsionit dhe anashkalimin e interesave të popullit, të cilit edhe I përket shteti.

Është parim se, me shpalljen e pavarësisë, procesi nuk përfundon por, përkundrazi, tek sa fillon. Procesi fillon me aprovimin e Kushtetutës. Mjerisht, Kushtetuta u përgatit dhe u aprovua nën presion të ati Planit famëkeq të Ahtisarit, madje, pas përgatitjes së tekstit, Kushtetuta u aprovua brenda dy ditëve, në mungesë të çfarëdo diskutimi. Prandaj, për shkak të paqartësive të Kushtetutës edhe ndodhë që, për kushtetutëshmerinë e çfarëdo vendimi duhet të vendosë Gjykata kushtetuese.

Në të kaluarën, kompetencat e institucioneve të shtetit, më shumë janë zhvilluar nga ajo se kush e udhëheqë cilin institucion se sa të përfillet Kushtetuta. Ishte kjo, sidomos, gjatë dominimit të shtresës politike të njohur me emrin PAN.

Për krimet e luftës, për kompensimin e dëmeve të luftës, thuaja, asnjë veprim nuk u ndërmor kundër Serbisë gjenocidiale. Gjatë kohës, Dialogu filloi me iniciativë të Serbisë, si ekzekutore e gjenocidit, që nuk e shënon historia. Serbia angazhohet për, gjoja, të drejtat e komunitetit serb, të cilat, në asnjë mënyrë nuk janë të cenuara por, përkundrazi, të favorizuara. Kosova as që e kuptonte se çka fshihet pas pretendimeve të Serbisë edhe pse, izolimi i veriut, me mbështetje të Serbisë, e pretendon ndarjen dhe grabitjen e të mirave natyrore dhe, t`i bashkohet Serbisë.

A do të ndodhë, më në fund, që kuptimi dhe njohurit mbi shtetin të vijnë në shprehje

Për herë të parë, mund të thuhet se, kompetencat e institucioneve marrin kahje të drejtë. Nuk ka dilemë se, Kosova hynë në radhën e shteteve të sistemit parlamentar. Kështu e konsideron edhe OKB-ja në Listën e shteteve të mbar botes. Deri sa, Parlamenti është institucioni ligjdhënës dhe më I larti, në baza të kushtetutës dhe përkatësisë sistemore ndahen edhe kompetencat e institucioneve të Presidencës dhe ekzekutivit. Në këtë proces, mbaj bindjen se, Kosova, për herë të parë përjeton se, Presidentja e shprehë njohurin e plotë mbi shtetin dhe, ndarja e kompetencave, për herë të parë, zhvillohet në përputhshmëri me përkatësin sistemore të shtetit.

Njohuria mbi shtetin vjen në shprehje edhe në komunikimin ndërkombëtar

Ditë më parë, Presidentja, e përfaqësoi shtetin në Seancën e KS të OKB. Mund të them se, ato seanca, me vëmendje i përcillja në të kaluarën dhe, më pëlqente çendrimi dhe diskutimi i ish Ambasadores së Kosovës në SHBA. Megjithatë, në seancën e fundit, shtetin e përfaqësoi Zonja Presidente. Fjalimi, sqarimet dhe polemikat e saj ishin tejet profesionale dhe në përputhshmëri të plotë me politikë.

Në ndërkohë, reagimi I Presidentes ndaj qëndrimit të UE, përkitazi me proceset e Vettingut dhe luftimin e krimit – korrupsionit ishte plotësisht profesional dhe I pamohueshëm. Në fakt, fjala është për dy procese të veçanta, në kompetencë të shtetit. Deri sa, Vettingu ndërmerret në momentin e duhur, luftimi I krimit është proces I cili duhet me qenë prezent në mënyrë permanente.

Luftimin e korrupsionit dhe krimit e përkrahu edhe DASH

Përmes rrjetit elektronik, më vjen raportimi javor për aktivitetet e DASH-it. E shikova raportimin e takimit të Sekretarit amerikan me atë të UE – z. Borrell. Fillimi I raportit I kushtohej ngjarjeve në Bosnje dhe Hercegovinë. Më pas flitej për Kosovë, duke e konsideruar Dialogun me Serbin si çelës të normalizimit të marrëdhënieve, flitej për tensionet në javët e kaluara, për mbështetjen e plot të luftimit të korrupsionit dhe krimit, ndërsa sulmet e serbëve ndaj civilëve, gazetarëve dhe policëve I konsideron të papranuar. Fundja, raportimi bënte fjalë për ngjarjet në Mal të Zi.

E potencova këtë raportim me shkas dhe, në të ardhmen, vazhdimisht, në komunikimin ndërkombëtar, Kosova duhet ta marrë si shembull se, vetëm Serbia nxitë probleme ndëretnike dhe, kërkon momente për konflikte – konflikte me qellim të realizimit të koncepcioneve për formimin e njëfarë “Bota serbe”.

Historia e të kaluarës, vazhdimisht duhet të përdoret si argument

Jam I bindur se Presidentja, më mirë se çdo tjetër pjesëtar i politikes në Kosovë, e kupton rëndësinë e argumenteve dhe argumentimit. Shpresoi se, në këtë aspekt do e shprehë influencën në pjesën tjetër të shtresës politike dhe diplomatike. Historinë e të kaluarës nuk duhet harruar por duhet përdor në aktivitetet ndërkombëtare politike dhe diplomatike.

Shumë herë ma vret veshin betimi dhe vetëm betimi në SHBA. Për më se 30 vite, kam qenë dhe jam në kontakt me senator dhe anëtar të Kongresit dhe, mendoi se e njoh shumë mirë politiken e SHBA. Ky shtet nuk kërkon betim dhe përkulje por, është I hapur për këmbim të mendimeve. Ekzistojnë gjurmët historike. Nuk po shkoi më larg se 1912. Nuk është vështir me I argumentuar krimet gjenocidiale të Serbisë kundër shqiptarëve dhe jo vetëm krimet por përpjekjet e Serbisë për zhdukjen e shqiptarëve, qoftë me vrasje qoftë me shpërngulje të dhunshme, sipas planeve të Qubrilloviqit, Rankoviqit etj. Historia është argument dhe duhet përdor

Po e them se nuk I përkas asnjë subjekti politik. Do i përkas ati i cili kontribuon për shtetin dhe për kombin. Mbaj shpresën se shtresa aktuale e Kosovës premton por, megjithatë, i sugjeroi, kujdes dhe mos-nxitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat