Richard Grenell në Kosovë, i binte daulles së shqyer

Opinione

Richard Grenell në Kosovë, i binte daulles së shqyer

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 12 nëntor 2021 Në ora: 23:54
Richard Grenell dhe Albin Kurti - Foto ilustrim "Bota sot"

E di që do të tingëlloj shumë ashpër, por në mënyrë metaforike do të thoja se “ krimineli (politik) u kthye në vendin e krimit”.

Richard Grenell është një qytetar i thjeshtë amerikan për të cilin larg qoftë nëse u kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Dardani), ky duhej të trajtohej si person nongrata, për sjelljet e tij politiko- diplomatike, pra ishte dashtur që t’i ndalohet hyrja në shtetin tonë.

E kaluara e tij “diplomatike”, e futa në thojza sepse, ky në të vërtetë, nuk është dhe kurrë nuk ka qenë diplomat por, për sjelljet e tij si diplomat- ambasador në Gjermani, konfliktuoz dhe ngatrresagjijë, iu deshtë të largohet, sepse ndërhynte në marrëdhëniet Gjermani-Rusi, thjeshtë i orientuar kah Rusia e Putinit. Thuhet se ish Presidenti Trump, iu vuri kusht që shtetet evropiane anëtare të NATO-s, të paguguajnë 3% të GDP-së, që ishte pozitive por, në të njëjtën kohë, shkaktoi përqarje brenda NATO-s. U tërhoq nga posti i ambasadorit dhe ish Presidenti Trump, e caktoi të deleguar të posaçëm në bisedimet Kosovë (Dardani)- Serbi.

Tani, po na dalin deklarata kontradiktore në mes të Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, zotit Arben Gashi, i cili tha se Richard Grenell ia ka dhënë 7 ditë afat për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 dhe të ish kryetarit të LDK-së, zoti Isa Mustafa i cili deklaroi se kurrë nuk e ka marrë një kërkesë të tillë.

Për habinë time por, megjithatë, deklarata e zotit Gashi, është në përputhshmërinë me rrjedhat e ngjarjes rreth shkarkimit të Qeverisë Kurti 1, qoftë edhe me afatin e kërkuar që është larg çdo logjike të demokracisë amerikane, posaçërisht ndaj një populli mik dhe me dashamirësi në rruzulin e këtij planeti.

Kur e apostrova si “kriminel politik”, u nisa nga gjendja faktike në kohën e pandemisë me Covid-19, kur bëhej luftë për jetë a vdekje, në mungesë të vaksinave, ky zotëriu, “në emrin e Amerikës” sillet si ordinerë me status të përfaqësuesit ndërkombëtar, në vend se ta ndihmojë në këtë situatë Qeverinë, vetë popullin, pa marrë parasysh se kush është në krye, ai, në marrëveshje me ish-presidentin (tani në burgun e Hagës, më akuza të rënda më 327 dëshmitar),

e kishin përpiluar planin të shpallet gjendje e jashtëzakonshme që në një mënyrë, të anashkalohet qeveria dhe të gjitha kompetencat të kalohen të ish presidenti, ani pse, në mbledhjen e Qeverisë ishte marrë një vendim krejt ndryshe dhe pra, jo për gjendje e jashtëzakonshme, por për gjendje emergjente.

Fatkeqësisht, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, i cili nuk i përmbahet vendimit të Qeverisë të cilës i takon ai por, brenda nate e ndërron qëndrimin dhe i bashkangjitet grupit puqist në krye me ish-presidentin, ish kryetarin e LDK-së, e ish-ministrin e Kurtit, që i bie thikë pas shpine.

Ajo çka ndodhi, u shkarkua nga posti ani pse, nuk ishte ky motivi dhe shkaku kryesor por, e vërteta është se zoti Grenell, kishte dhënë ultimatum kohor prej 7 ditësh, i cili “duhej të zbatohej”, nëse “duam marrëdhënie të mira me SHBA-të”. Kështu komentohej nga përfaqësues të LDK-së.

Kjo, as nuk ishte politikë në përputhshmërinë me demokracinë amerikane e as nuk ishte vullnet i Kongresit apo Senatit amerikan si përfaqësues të popullit.

Ishte politikë e Donald Trumpit dhe përfaqësuesit së tij, zotit Richard Grenell të cilët i humbën zgjedhjet, dhe nuk ia arritën ta fitojnë besimin për mandatin e dytë që nuk ishte vetëm fat për Kosovën (Dardaninë), por për të gjithë demokracinë botërore.

Shtrohet pyetja e thjeshtë se: çka kërkon zoti Richard Grenell në vizitë private me konotacione dhe mesazhe puro politike, në vlugun e zgjedhjeve lokale dhe kujt i shkojnë për shtati deklaratat e tij sharlatane i cili, herë i del në “mbrojtje” Berishës, herë Kurtit për disa gjëra por, ishte qesharake deklarata e tij rreth heqjes së tarifës, dhe pas kësaj fjale, menjëhere del te qymyri dhe gazi, si temë akuzuese nga opozita, që i bie vërtetë se as vetë nuk e ka të qartë se a po do me i “ndihmu” dikujt apo me i pengue sepse, kur e humbë rrugën në oborr dhe kur je i papunë, që mund të jetë i paguar nga kompania ish-Presidenti Trump, atëherë, roli i tij është për asgjë e për gjithçka.

Definitivishtë, zoti Grenell, nuk kishte veprime dashamirëse për Kosovën( Dardaninë), por, për interesat e tijë dhë të bosit të tijë, për interesa të Serbisë dhë Rusisë dhë, për t’i bindur amerikanet se janë duke bërë politikë për paqë e prosperitet, duke i “ pajtuar”dy popuj historikishtë të hasmuar, duke i dalë anash një shteti kriminal sikur Serbia dhë një udhëheqesi kriminel, siq është Vuqiqi.

Ky, pra, zoti Grenell, ishte i interesuar që krimet në mes Serbisë dhe Kosovës (Dardanisë) të barazohen, e kur kjo të arrihet, në marrëveshje edhe me Thaçin, atëherë, të hiqet dorë nga e kaluara dhe Serbia të amnistohet e Thaçit t’i sigurohet amnistia nga Gjykata e Hagës.

Sepse, si ndodhi që Thaçi me tërë qenien e tij, ishte për themelimin e kësaj gjykate, kur opozita e atëhershme me këmbëngulje e kundërshtonte si raciste vetëm për ushtarët e UÇK-së, ani pse, shumë pak nga ata u thirrën, përpos udhëheqjes së saj dhe disa “komadantëve” të lidhur ngushtë më të akuzuarit të cilët po gjykohen.

Pse nuk u ngrit aktakuza ndaj Serbisë për krime lufte? Kjo, lë mtë kuptohet se ish-udhëheqësi të krahut të luftës, ishin të shantazhuar.

Une, nuk e di se sa nga komadantët e FARK-ut u ftuan në Hagë ani pse, ata më së shumti i sollën dëme Serbisë në luftën historike të Koshares, ku Serbia u gjunjuzua para luftëtarëve dhe heronjve të lirisë.

“Vizita” e zotit Grenell rajonit është edhe një tentim të mjegullimit të mendjes së popullit amerikan me qëllim që ish presidenti Trump të sigurojë përkrahjen e Partisë Republikane të cilës i shkaktojë dëm të pariparueshëm, sepse, shumë nga ata i dolën kundër dhe me siguri se nuk do të pajtohen që ky të jetë kandidat në vitin 2024 për president.

Si mund të paraqesë kandidatur për president të SHBA-ve, pas ngjarjeve të 6 janarit ku përkrahësit e tij për herë të parë në historinë amerikane, nga qytetarët e saj sulmohej Capitoll Hilli, ku, lë që Amerika por edhe bota mbeti gojëhapur me atë që e pamë live.

Humbën jetën 5 persona duke përfshirë edhe ata zyrtar të sigurimit të objektit dhe të policisë.

Tani, mund ta merreni me mend kur njerëz të tillë janë në gjendje me ia shti flakën Amerikës për ta penguar shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve i shprehur me vullnetin e popullit në mënyrë demokratike, dhe ta deklarojnë humbësin apo fituesin e tij, i njëjti ose të njëjtit, si mund të kenë konsiderat për një popull të vogël të një shteti në formim e sipër se do të kujdesej me aq vëmendje për të.

Kosova (Dardania) dhe populli i saj, në veçanti ai shqiptar, kurrë nuk do t’ia harrojë Trumpit dhe Grenellit, tentim mashtrimin, rreth ndarjes dhe dëmtimit të Republikës së Kosovës (Dardanisë), ani pse gjithnjë e mohuan një ide të tillë edhe me pëlqimin e ish presidentit, për derisa zoti John Bolton publikisht e deklaroi se një ide e tillë ka ekzistuar, prandaj,duke ia mbajt krahun Serbisë dhe duke i krijuar mundësinë që Rusia përmes Serbisë, të jetë prezente në Ballkan, ku si rezultat, lind ideja e Minishengenit, Mini-jugosllavisë e deri te e fundit, Ballkani i Hapur, me dakordimin e vetëm tri shteteve: Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, me qëllim të forcimit të Serbisë në Ballkan, ende pa i rregulluar marrëdhëniet me Kosovën (Dardaninë) në aspektin e njohjes reciproke dhe kalimin e të gjitha barrierave dhe obligimet të cilat Serbia ende nuk i ka kryer ndaj Kosovës (Dardanisë).

Rolin kyq, formalisht e mori kryeministri shqiptar i cili u vu në anën e Serbisë e kundër vëllzërve Kosovar (dardan).

Ua kthej shpinën kosovarëve, ia ofrojë gjoksin serbo-rusëve dhe u bë bashkpunues dhe zbatues i politikave të George Sorosit i cili është duke bërë kërdi nëpër shumë shtete, gjoja, ndihmesa për zhvillimin e demokracisë dhe pluralizmin.

Qëllimi ishte që të anashkalohet BE-ja, t’i iket Marrëveshjes së Berlinit e cila është e njëjtë por, në emër të BE-së dhe për BE-në.

Kam frikë që as Departamenti i Shtetit, në krye me Blinken, nuk mund të jetë imun ndaj këtij ndikimi e që është një minus i madh për politikën dhe shtetin amerikan.

Prandaj, misioni i zotit Grenell, nuk është thjeshtë një vizitë e tij private, pa agjend dhe kalkulime të cilat i duhen këtyre dy ish-personave të politikës amerikane.

Ka me vite që kam deklaruar se ish Presidenti Trump, nuk e përfaqëson politikën e vërtetë demokratike amerikane por, politikat e tij monarkiste i cili, për herë të parë, në Shtëpinë e Bardhë e futi tërë familjen, duke u arsyetuar se, ata nuk do të marrin rroga dhe nuk do ta rëndojnë buxhetin e taksapaguesve. Demagogji me premisa të një monarku. Amerika nuk është e gatshme ta pranojë një sistem e asnjë udhëheqës të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat