Marrëzitë shqiptare të quajtura “Përputhen” dhe “Big Brother”?!...

Opinione

Marrëzitë shqiptare të quajtura “Përputhen” dhe “Big Brother”?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Dibran Demaku

Kur e pata  lexuar për herë të parë romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë(edhe pse shumë gjëra të nuk i kuptoja si pesëmbëdhjetë vjeçar që isha)megjithatë e pata ndier vetën krenar për popullin që i takoja. Dhe atë pikërisht për atë pjesën ku romani bënte fjalë për hapjen e shtëpisë publike nga ushtria italiane. Dhe ku i riu shqiptar Ramiz Kurti kishte rënë pre e asaj “shtëpie mortajë” siç e quante në roman autori i njohur. Babai i Ramizit, për ta pastruar nderin e familjes, hyn në “shtëpinë publike” dhe e vret njërën prej atyre “mortajave” që kishte sjellw në një nga qytetet e pushtuara italia fashiste.(Edhe pse realisht babai i Ramiz Kurtit duhej ta vriste të birin, sepse i biri kishte shkuar dhe ishte futur në shtratin e “mortajës” dhe ishte fajtori kryesor. Megjithatë shkrimtari i njohur kishte bërë atë zgjedhje për të detyruar autoritetet fashiste që të mbyllnin “mortajën në qytetin shqiptar”.

Ky insert tek ne shqiptarët do të zgjonte atë ndjenjën e krenarisë se ishim apo duhej të ishim ndër popujt më të ndershëm të planetit.

Kësaj i ndihmonte edhe propaganda e asaj kohe që për popullin shqiptar proklamonte vetëm të mira dhe ndershmëri të skajshme.

U desh të bëhej ajo thyerja e madhe i viteve të nëntëdhjeta, pas të cilave vajzat shqiptare do të mbushnin “shtëpitë publike” të vendeve perëndimore duke shitur për pak lekë trupin e tyre.

Të asaj kohe janë edhe barsoletat e dhimbshme që tregohen edhe sot e kësaj dite, që bëjnë fjalë për vajzat shqiptare në biseda telefonike me familjet e tyre. Ato, në raste të ndryshme do të tregonin edhe për fatkeqësitë e tyre fizike e shpirtërore, ndërkaq familjarëve të tyre aq u bënte, mjaftonte që ato të dërgonin lekë për mbijetesën e tyre.

Në njërën nga ato barsoleta(po e përmendim vetëm si ilustrim të dhimbshëm dhe jonjerëzor të familjarëve të asaj kohe: Një vajzë kishte arritur në njërin nga qytetet e Italisë dhe nga andej ishte lajmëruar në tel me familjen e saj në Shqipëri. Në bisedë e sipër me të atin ajo do t’i rrëfente se kishte arritur në qytetin Peskara dhe se po kalonte mirë. I ati pa u menduar fare, nëse me fjalë do t’a lëndonte të bijën do ti thoshte:-“O shko në dhjetë e pesëmbëdhjetë, vetëm na dërgo lekë dhe as mos mendo e as mos gabo të kthehesh këndej!”. Kjo ishte vetëm një nga ato barsoletat tragji-komike të asaj kohe sa tragjike aq edhe të dhimbshme.

Edhe më e dhimbshme dhe tragjike tregohej një ngjarje e vërtetë që kishte ndodhur me një adoleshente shqiptare të kthesës së madhe që ne e quajmë Demokraci(për të cilën Sala(Berisha) me vartës qeren deri në qiell se ata e sollën, kur ishte nisur për në Itali me një të afërm që adoleshentes dhe familjes së tij i kishte premtuar se i kishte gjetur një vend pune në shtetin fqinjë.

Ishte nisur adoleshentja për në shtetin fqinjë, e shoqëruar nga i afërmi i saj, dhe kur kishte arritur në destinacion kishte përfunduar në njërën nga shtëpitë publike të qytetit të madh. Adoleshentes së pa përvojë në traumat që mund të sjell nganjëherë jeta, i ishte mërzitur edhe vetë jeta dhe shpeshherë mendonte dhe plane që asaj jete mizore ku kishte përfunduar t’ i jepte fund me vetëvrasje. Por, për fat të saj një ditë takohet me djalin e tezës së saj dhe me ndihmën e tij arrin të kthehet në Shqipëri.

Kur arrijnë në Shqipëri, dhe djali i tezës i tregon të ëmës së saj se ku e kishte gjetur dhe e kishte kthyer në Shqipëri, nëna e fatkeqes ishte shprehur:-Ç’na bëre kështu o bir. Po ç’na intereson ne se me çfarë merrej apo çfarë punonte ime bijë në Itali. Mjaftonte që nga atje na dërgonte lekë. Ti me veprimin tënd na paske marrë në qafë. Po me se do të jetojmë ne tutje?!…

Se shoqëria shqiptare(për fat të keq) ato pretendimet e saj i paska pasur vetëm farsë, në kohë të fundit po i shpërfaqë edhe publikisht. Që t’a shihni në realitet këtë farsë mjafton të shihni marrëzitë shqiptare tek “Përputhen” dhe “Big Brother vip” tek Top channel! Marrëzitë dhe jondershmëritë shqiptare i ka nxjerrë për fushë njëfarë Arbane(Osmani) e cila e përkrahur nga donatorë të shumtë me prejardhje të dyshimtë të pasurisë së tyre, i nxjerrin të palarat e kësaj shoqërie! Dhe shqiptarët e mjerë(edhe shpirtërisht)ulen para ekranit dhe kënaqen me marrëzitë e të ashtuquajturve Vip-a të Kombit?!

Marrëzitë shqiptare vazhdojnë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat