Saliu do të mbetet në histori si varrmihësi i Partisë Demokratike!

Opinione

Saliu do të mbetet në histori si varrmihësi i Partisë Demokratike!

Nga: Dibran Demaku Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 11:52
Dibran Demaku

Dita e djeshme (11.12.21) tregoi e vërtetoi atë thënien e vjetër se kur dy individ grinden mes veti, fiton i treti. Dhe i treti në këtë rast është Edi Rama dhe Partia socialiste. Luli i vocërr dhe Sali plaku (që një kohë të gjatë analistë të ndryshëm i kanë quajtur si babë e bir) dje përfundimisht i dhanë fund idilës familjare. I dhanë fund në mënyrën më të keqe të mundshme.

Derisa Sali plaku dhe simpatizuesit (servilët) e tij të shumtë mbanin miting në stadiumin e futbollit, Luli i vocërr me një grusht demokratësh para selisë së partisë demokratike festonin Lindjes së partisë së tyre, e cila dje ishte e ndarë në dy pjesë: Shumica ishte në stadium dhe rreth Saliut dhe pakica ishte para selisë së partisë rreth Lulit të vocërr.

Në stadium Sali dhe shumica përjashtonte nga pozita e të parit të partisë (Lulin e vocërr), ndërkaq pakica para selisë së partisë demokratike përjashtonin ata që kishin thyer statutin e partisë?! Ngjarje tragjikomike me pasoja për demokracinë e brisht shqiptare dhe për shtetin e varfër shqiptar.

Që tragjikomikja të vazhdonte edhe më tutje u kujdes Luli i vocërr, kur në orët e vona t mbrëmjes së djeshme u paraqit para mediave me një grusht të vogël përkrahësish të tij (sa arritëm t’i shohim mbrëm në ekran dhe sot në foto nëpër portale të ndryshme ishin katërmbëdhjetë 14). Dhe ajo që binte në sy ishte pamja e tyre e pazakonshme: në lëvizjet e tyre vërehej një frikë dhe pasiguri e tejskajshme. Disa nga ata ishin aq të tronditur dhe të frikësuar (ne në Kosovë e kemi një shprehje si pula të lagura) sa mezi qëndronin në këmbë. Jepnin plrshtypjen se ishin krejt të mbaruar fizikisht dhe shpirtërisht.Luli i vicërr lexoi një deklaratë të shkurtër dhe para mediave e proklamoi takimin e jashtzakonshëm të këshillit kombëtar për ditën e sotme (12.12.21, e diel, në orën 15,00). Por deri në orën pesëmbëdhjetë mund të ketë rrjedhje të anëtarëve të këshillit kombëtar, të cilët të frikësuar siç u panë mbrëmë,ka mundësi që në orën dhe vendin e caktuar mos të shihen fare! Nëse ndodhë kjo, Lulit të vocërr nuk i mbetët tjetër vetëm para mediave të këndojë apo të recitojë ndonjë elegji për Partinë demokratike!

Ndërkaq Sali që siç duket do ta fitojë këtë betejë,mund t’i ketë bërë hesapet pa hangjiun sepse ka deklaruar se dita e djeshme do të shënohet në histori si Dita e rithemelimit të Partisë demokratike, që nëse kjo shprehje e tij kuptohet drejtë ai ka hequr dorë, prej partisë së parë, që për më shumë se tridhjetë vite kishte deklaruar se si të tillë e kishte bërë ai!

Dihet se kur rithemelon një Parti të re asaj të parës i ke vënë kazmën. Këtë të renë duhet ta ngrisësh nga fillimi, me një emër tjetër. Dhe pastaj atë parti ta regjistrosh si të tillë. Me këte veprim Sali i ka bërë një shërbim Lulit të vocërr, sepse ai me servilët e tij sado të paktë në numër edhe për një kohë mund ta kenë privilegjin që ta udhëheqin Partinë (e vjetër) demokratike.

Sado që Sali dje tërë ditën(në mitingun e tij) fliste e bërtiste se kjo që po bënte ai ishte diçka e jashtëzakonshme, që nuk kishte ndodhur askund në botë, e tëra do t’i rikthehet si bumerang dhe në historinë shqiptare ai do të mbetët si varrëmihësi i Partisë demokratike shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat