Serbia kërcënon dhe kushtëzon Evropën, Amerika me vëmendje po e vështron

Opinione

Serbia kërcënon dhe kushtëzon Evropën, Amerika me vëmendje po e vështron

Nga: Hafiz Shala Më: 6 janar 2022 Në ora: 00:24
Hafiz Shala

Serbisë nuk po i jepet kualifikimi i merituar, shtet agresor dhe kriminal, shkaktar i katër luftërave në ish-Jugosllavi, duke ushtruar gjenocid ndaj tre popujve, shqiptar, boshnjak dhe kroat, sillet sikur ajo të ishte viktimë e jo shkaktare dhe fajtore kryesore.

Serbia, kurrë nuk do të përkulet përderisa asaj nuk i thuhet troq dhe zyrtarisht nga Evropa se ti je fajtore për destabilizimin dhe nxitjen e katër  luftërave dhe në vend se t’i kërkojë falje Dardanisë dhe të sillet si fajtore, ajo e ngritë edhe më tepër kokën duke injoruar Evropën dhe duke mos pasur respekt ndaj Amerikës dhe duke u përkushtuar gjithnjë më shumë si aleate e Rusisë, por edhe e Kinës, me qellim destabilizimi në Ballkan.

Kuptohet, ajo punon sipas recetave politike të Moskës me përkrahjen edhe të Kinës, që në fakt janë kundër interesave të Amerikës pasi bëhet fjalë për shtetet mike dhe aleatet e saj, të cilat i shpëtoi nga katastrofa deri te zhdukja e popullatës civile nga këto shtete, përzërja nga atdheu i tyre përmes formave më brutale që mund të ushtrohen kundër njerëzimit.

Përgjegjësinë për këto sjellje të Serbisë, së pari e ka Evropa, e cila nuk është unike për të ndërmarrë masa të duhura, ekonomike, politike dhe ushtarake për ta penguar që edhe një herë t’i provojë avanturat e vitit 1998/99, e cila u debua nga Dardania nga forcat e përbashkëta të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rusia, përmes armatimit të Serbisë me arsenalin më të fuqishëm ushtarak, haptas po e kërcënon Dardaninë dhë të njëjtën kohë, grumbullon trupa përgjatë kufirit më Ukrainën siç thuhet mbi 100.000 sosh me qëllim të zgjerimit të konflikteve në disa vende, duke  provokuar kështu Evropën dhe Amerikën duke bërë presion që të vijë të ndonjë zgjedhje politike sipas kërkesave të Serbisë me pajtimin e Rusisë, duke tentuar që ta faktorizojë atë në Ballkan dhe përmes saj ta marrë primatin, dëshirë dhe ambicie e saj shekullore.

Pse Evropa hesht ndaj këtyre provokimeve të hapura duke shkaktuar edhe luftë psikologjike që për qëllim kanë edhe shpërnguljën e popullatës nga këto treva si pasojë e frikës dhe të pasigurisë për të qëndruar në atdheun e tyre. 
Janë presione psikologjike në kuadër të një lufte speciale me efekte të larta.

E ashtuquajtura Republika serbe, mashë e Serbisë sipas kërkesave të Rusisë, me përkrahjën edhe të Kinës, kërcënon me shkëputje dhe bashkangjitje Serbisë dhe kur i shtohet kësaj iniciativa për Ballkanin e hapur e përkrahur vetëm nga tri shtete si, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e që në fakt është faktorizimi i Serbisë dhe futja e këtyre shteteve nën tutelën e Rusisë.

Për fatkeqësinë tonë, Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës, iu ka bashkangjit ujkut sikur ai rasti në vath me dele kur qentë në vend se t’i sulmojnë ujqit, ata iu bashkangjitën atyre për të prerë dele.

Pér këtë, nuk mund ta fajësojmë as Serbinë e as Rusinë, sepse ato po i shërbejnë interesave të tyre, politike, ekonomike e ushtarake përmes vasalëve dhe kuislingëve alias tradhtarëve shqiptarë, pasi për fatkeqësinë tonë kombëtare, populli po hesht dhe po i toleron.

Dardania, sa po duket duket, nuk ka zgjedhje tjetër përpos të mbështetet te miku dhe shpëtimtari i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shpresë  se klasa politike në pushtet, nuk do të jetë servile, alias tradhtare, duke ia bërë me dije mikut, por edhe armikut se nuk mund te heqin dorë nga sovrantiteti dhe tërësia territoriale sipas Kushtetutës dhe vullnetit të popullit, i cili ua dha votën për herë të parë në histori, mbi 51% që i bie se e kanë mandatin t’i mbrojnë interesat e shtetit dhe vullnetin e qytetareve me çdo kusht.

Tentativat e krijimit të mini-shteteve brenda një shteti sovran dhe demokratik, i cili për të ardhur deri te paqja me shtetin armik shekullor, Serbinë, prano shumë koncesione, por jo edhe krijimin e një Asociacioni me kompetenca ekzekutive të nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa apo korrigjimin e kufijve pas gjithë asaj lufte heroike dhë të gjithë atyre viktimave në mbrojtje të atdheut nga Serbia agresore e gjenocidale. 

Nese Evropa don stabilitet në Ballkan dhe më gjerë, ajo duhet t’ia bëjë Serbisë me dije dhe ta kushtëzojë e jo Serbia, Evropën se as nuk mund të jetë pjesë e BE-së, e cila as nuk duhet e as nuk mund të ndihmohet ekonomikisht. Duhet vënë sanksione ekonomike edhe nga Evropa e edhe nga SHBA-të.

Serbia, është duke luajtur politikën e saj mashtruese dhe bllokuese të negociatave duke zgjatur kohën e pritjes së ndërrimive në Shtëpinë e Bardhë, pasi me Administratën e Presidentit Biden, pra me demokratët, nuk do t’i realizojnë qëllimet e tyre përfundimtare, për ta ndarë Dardaninë, për ta krijuar një Republikë serbe brenda saj dhe në një moment më të përshtatshëm kur ta marrin sinjalin nga Vuçiqi, të organizojnë referendum dhe të shkëputen e pastaj t’i bashkangjitën Serbisë. 

Varianti tjetër është ai, i cili tani po propagohet me të madhe, Ballkani i hapur ide e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit, duke e injoruar Marrëveshjen e Berlinit me qëllim që Dardania të anashkalohet, injorohet dhe mos të njohet nga Serbia dhe kështu t’i mundësohet të futet në tregun e Shqipërisë, që i bie, okupim në heshtje duke dalë në Adriatik.

Duke i blerë objektet turistike në gjithë rivierën shqiptare, duke i pamundësuar shqiptarët nga Dardania t’i shfrytëzojnë ato pasi, nuk janë në gjendje ta përbijnë praninë aq të madhe të serbëve duke i provokuar me të gjitha mjetet, përmes muzikës, kërcënimeve dhe sulmeve duke e pasur parasysh mbrojtjen që do ta kenë nga pushteti shqiptar i Edvin Kristaq Ramës dhe kur Serbia të forcohet ekonomikisht, edhe ashtu e fortë, atëherë, një fuqi ushtarake e përgatitur dhe e pajisur mirë, vetëm do t’ia komunikon qeverisë në pushtet se ju jeni të varur nga ne ekonomikisht, prandaj do të vareni edhe ushtarakisht. Pra, okupim “me pajtimin” e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, Dardania futet në një oazë e rrethuar, nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe nga Shqiperia.

Praktikisht shndërrohet në një shtet inekzistent që është edhe qëllimi përfundimtar i Serbisë me ndihmën e udhëheqësve shqiptar si Rama, Thaçi e Ali Ahmeti, kurth e përgatitur me vite, por deri tani disi e penguar dhe e ndaluar nga SHBA-të dhe Gjermania dhe nga ndryshimet të cilat ndodhën në Dardani, me ardhjen e udhëheqjes së re në krye të shtetit, të Parlamentit dhe të Qeverisë.

Kësaj odisejade duhet t’i vjen fundi nëse dëshirohet  paqe dhe stabilitet, duke i dalur në ndihmë viktimës dhe duke i dhënë kurajo, shpresë dhe vendosmëri të gjithë atyre që pretendojnë eskspansionizëm duke okupuar tokat e shteteve sovrane, që nuk duhej të tokerohej.

Kjo do të ishte një përgjigje e fortë ndaj pretendimeve të Rusisë rreth okupimit të Ukrainës, përkrahëse e BE-së dhe kandidate për anëtare të NATO-s, që është brenga kryesore e Rusisë për ta  penguar një gjë të tillë.

Në të vërtetë, ky ishte edhe kushtëzimi i Putinit në takimin virtual me Presidentin Biden.

Ky i fundit e kërcënoi me sanksione ekonomike, ndërsa, ai e kërcënoi duke i thënë se nuk do të ishte një veprim i mirë.

Në krejt këtë lamsh politike i krijuar nga aleanca e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth ngrehinës artificiale të Ballkanit të hapur, me përkrahjën e Rusisë, me përzierjen e Sorosit që t’ia arrijë qëllimit të destabilizimit të Shqipërisë që gati ia arriti, me izolimin e Dardanisë duke e paraqitur para Bashkësisë Ndërkombëtare si jo bashkëpunuese, bile edhe “arrogante”, duke tentuar të kompromitojnë me ndihmën e politikës aktuale shqiptare që i jep një imazh negativ qoftë edhe si “destabilizuese e rajonit”, krijon vërshtirësi për t’i mbrojtur interesat e shtetit të Dardanisë me plotë të drejtë, duke tentuar që t’i bindin edhe miqtë tanë se kush po e pengon këtë iniciativë “dobiprurëse” për të dy shtetet.

Kësaj situate tejet të komplikuar, po i jep zjarr edhe opozita, e cila  iu ka bashkangjit ujqëve për të prerë dele e jo per t’i mbrojtur ato.

Me një fjalë, krijon krizë dhe destabilitet politik, demokratik por edhe ekonomik duke e patur parasysh krizat e llojllojshme si ajo energjetike, qoftë edhe me organizimin e lloj-lloj sabotazheve, qofshin ato edhe të pa dukshme, por me efekt të lartë negativ.

Pra, të gjithë të tjerët kundër vetevetes - kundër Qeverisë në pushtet, e cila është në vlugun e luftimit të korrupsionit dhe të pasurimit të pajustifikuar, që ka shkaktuar panikë te ata që e kanë mizën nën kapuq, e në të vertetë, janë ish-pushtetarët në postet dhe pozitat e ndryshme që ia mundësuan vetes pasurimin duke i vërë në postet e gjykatësve, prokurorëve dhe hetuesve njerëzit e tyre, të cilët heshtën për njëzet vite.

E ndryshimet dhe zëvëndësimet, të cilat po i ndërmerr Qeveria, i kanë hallakat dhe janë gjendje të ndërmarrin çdo lloj veprimesh për ta penguar, “kompromituar” dhe reklamuar sikur e pa aftë, e pa denjë, mashtruese e çka jo tjetër.

Po shpresoj se populli nuk do të bie pre e këtyre propagandave të orkestruara nga mjetet vizuele e portalet të financuara nga burimet e dyshimta, (b) analistët, të cilët nuk e kanë idenë për çfarëdo analize, por vetëm të jenë në një gojë për t’i sulmuar organet e shtetit si jo demokratike, jo transparente, kufizimin e shtypit dhe pengimin e veprimeve sindikale, akuza të cilat asnjëherë nuk i kanë ngritur për njëzet vite duke u pajtuar e solidarizuar, me ata të cilët e vodhën, e shitën, e copëtuan dhe deshën t’i falin Serbisë edhe 30% të Dardanisë. Heshtën, për krimet monstruoze, vrasje dhe masakrime të “shqiptarëve” ndaj shqiptarëve duke tentuar që ato krime të amnistohen, mos të hetohen dhe mos të zbulohen kriminelët.

Me këto veprime e “filozofi politike”  trashëgimi e atyre që sot janë prapa grilave të burgut të Hagës, nuk shkohet as në Evropë e as nuk ecet përpara përderisa drejtësia nuk vjen në vend ashtu siç duhet duke kërkuar që ata, të cilët ishin përgjegjës, t’i zbulojnë ato krime dhe nëse janë të pafajshëm të lirohen. 

Të njëjtën kohë të këmbëngulet rreth padisë së Serbisë për krime lufte veprim, të cilin asnjëherë për njëzet vite nuk e ndërmorën.

Shpresat dhe përfundimi i kësaj odisejade të popullit dhe shtetit të Dardanisë janë te kush tjetër përpos të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, mikut tonë duhet t’i thuhet e vërteta rreth kërkesave legjitime të arsyeshme të këtij populli, i cili shekuj me radhë përjetoi golgotat nga i njëjti armik, Serbia. Kjo nuk do të durohet përjetësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat