Roli dhe misioni jetik ose ekzistencialist i SHBA-së dhe NATO-s në paqen, sigurinë dhe rendin e ri botëror....

Opinione

Roli dhe misioni jetik ose ekzistencialist i SHBA-së dhe NATO-s në paqen, sigurinë dhe rendin e ri botëror....

Nga: Agron Shabani Më: 18 janar 2022 Në ora: 21:49
Agron Shabani

Eudaimonia ose eudaimonizmi është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Eudamonia e ka kuptimin e 'lumturisë në plotësim ose vetpërmbushje'.

Jeta ose kariera jonë intelektuale, shkencore, profesionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, shpeshherë shkojnè keq, duke hasur në pengesa të ndryshme objektive dhe subjektive: Kjo për faktin se ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona.

Kështu që ne përfundojmë në kaos dhe anarki, duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar politik ose diplomatik, marrëdhëniet e gabuara, idealet, konceptët, përceptimet, narrativat ose vizionet e gabuara etj.

Se këndejmi, Platoni qyshë atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet (mendjet), veprimet dhe reagimet tona. Ai vurin në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë "gjykim i shëndoshë" ose "racional" i cili sipas Platonit, Aristotelit, si dhe shumë filozofëve tjerë, sikur janë  "bërë shoshë" prej gabimeve, paragjykimeve, fobive, paranojave, totemëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit.

Idetë ose teoritë e njohura racionale, elitare, shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, famën, karierën, profesionin, politikën, diplomacinë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës ose aryes. Kjo për faktin se njerëzit krenarë, ambicioz, tekanjoz ose supersticioz, udhëhiqen ose stimulohen shpesh nga instinktet, emocionet apo pasionet e tyre. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime dhe vendime iracionale ose negative mbi bazën e asgjësë për asgjë. Pa e njohur, pranuar ose studiuar dhe analizuar kurrë palën tjetër oponente ose kundërshtare.

Në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet një fragment nga libri i njohur "Simpoziumi" i Platonit i cili, është një përpjekje e hollë skolastike dhe metafilozofike e Platomit të Madh për të shpjeguar se ç'janë në esencën ose substancën e tyre fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi etj. 

 

Platoni në këtë rast, flet ose tregon mbi përmbajtjen dhe "historinë" e një darke të shtruar nga Agathoni, një poet, pedagog dhe intelektual i pashëm dhe me famë, i cili fton një grup shokësh rreth tryezës, për të ngrënë, për të pirë  si dhe për të folur ose debatuar mbi famën, karieren, pasurinë, bukurinë, krenarinë, artin, filozofinë etj. 

Mysafirët e ftuar në dark, të gjithë kishin mendime ose pikëpamje të ndryshme se çfarë( çka) janë fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, mburrja ose krenaria etj. 

Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit (një nga personazhet kryesore në këtë libër dhe në të gjithë librat e tij) – teorinë më të dobishme dhe interesante kur thotë: Nëse ju dashuroheni ose impresionoheni dhe fascinoheni në dikënd, ajo që ndodh me ju, në të vërtetë është se ju i shihni ose i zbuloni tek një person ose personalitet tjetër, ato virtyte, tipare, ideale, atribute, vlera ose cilësi të mira ose superlative që nuk i keni vetë.

Mund të jetë qetësia, kur jeni i shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar ose të padisplinuar, mund të jetë disponimi kur ju jeni të indisponuar ose padisponuar, mundë jetë elokuenca, kur e keni gjuhën e lidhur (prangosur) ose të censuruar, mund të jenë edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi i pamjaftueshëm ose deficitar, njohuritë dhe përvojat e munguara në politikë të lartë ose diplomaci, CV ose biogrfia e keqe personale, familjare (gjenealogjike), profesionale, intelektuale, mungesa e hetueshme ose deficitare e intelegjencës, forca, kurajo ose guximim etj.

Në sytë e Platonit, respekti dhe vlerësimi optimal ose maksimal ndaj dikujt tjetër, si dhe ndaj dijes ose arsimimit, paraqesin në thelb një lloj edukate të brenshme e cila mban çelësin e zhvillimit dhe afirmimit të personalitetit tuaj. Domethënë virtytet që ju duhen patjetër.

Kjo tingëllon paksa e çuditshme, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca hipokrite, përverse, dogmatike dhe demagogjike për fosilizimin, instrumentalizimin, personalizimin ose prezantimin e lirisë, shtetit, pavarësisë, edukatës dhe kulturës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike si, gjetjen, zbulimin ose meritën ekskluzive të dikujt tjetër i cili ose e cila, me pamjen e tyre të jashtme dhe të brendshme, të mbushim plot trishtim dhe deshprim. Nejse!

Ndaj, Platoni dhe Aristoteli asokohe dëshironin që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte të ndryshme me njëri tjetrin, në një mënyrë sa më pak "luftarake" dhe krenare ose supersticioze dhe egocentrike. Duke pranuar gjithashtu se ne nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.

Kjo do thotë se ne duhet të përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër sa me të mirë, duke i përballuar ose duruar edhe "stuhitë" e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.

Në instancë të fundit, vrtyti, nderi, ideali dhe morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camys etj, në radhe të parë janë edukatë, kulturë, manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ata iu ndihmojnë individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.

Njohja e vetvetës, iu mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tuaja shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, intelektuale, kadrovike dhe të tjera, iu mbrojnë dhe shpëtojnë nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj.

Nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda nesh ose brenda njeriut.

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për politikan ose diplomat të zgjuar, rafinuar, intelektual, profesional, racional dhe intelegjent, dhe jo për....!!!

Në të kundërten, jeta, vepra dhe kariera e njohur intelektuale, kulturore, profesionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të pandryshuara natyrore ose ordinare si në mesjetë ose në periudhat e ndryshme primitive ose parahistorike, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë, si dhe natyrës, karakterit, narracionit,  integjencës ose intelektit të personit ose individit të caktuar politik ose diplomatik.

Filozofia politike rindërton, rikuperon, ravijezon, konturon dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, njeriun, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta nga të cilat lindin veprat (veprimet) lucide, subtile, madhore, sublime ose relevante.

U mor vesh se boshti kurrizor i secilës etikë dhe estetikë shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia e njohur intelektuale dhe profesionale për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve të njohura shkencore dhe humaniste. 

Gjithëçka tjetër i takon spekulimëve ose manipulimëve të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" të grupëve, personave ose individëve të caktuar shoqëror, institucional, funksiinal, politik ose diplomatik, të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale, familjare, gjenealogjike, biogjenetike etj. 

Mëqe, sipas politologjisë dhe filozofisë së njohur politike ose diplomatike, në 'masivin' ose 'kompozicionin e marëdhënive ose raportëve të njohura botërore ose ndërkombtare', shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë. Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll.

Ndaj, kush janë yjët global ose universal të politikës dhe diplomacisë kontinentale dhe interkontinentale?, kjo është pyetja për politikën dhe diplomacinë e Kosovës e jo ajo "tjetra" se kush do jenë ambasador ose diplomat të ri të Kosovës në Berlin, Bruksel, Paris ose Uashington.

Çka (çfarë) na thotë ose mëson e kaluara?

Me zbejhen e platonizmit si ide dhe teori, siç dihet skolastika politike në mesjetë do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë ( sot, ekonomisë politike) etj. 

Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Renesansës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Duke i verejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimët e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës. 

Sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit): politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojes, aftësisë ose zgjuarësisë njerëzore, intelektuale, profesionale ose politike, gjegjësisht, "ars prudentia" dhe "prudentia regnativa".

Ndërkaq, në epokën e re moderne ose bashkohore, me krijim e kushtëve dhe rrethanave të reja shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Politika u bë talent, mjeshtëri ose virtyt (virtus) i njohur qytetar, kulturorë ose politik nè domenin ose kontekstin e njohur global ose universal. Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptët ose definicionet e ndryshme si "virtus", "prudentia", "auctorictas", "veritas" etj., në favor të ngjarjeve ose zhvillimëve të njohura revolucionare, evolutive ose empirike. 

Në Francë dhe Angli si për shëmbull, qyshë në shekullin XVI, kishin filluar të ndjehëshin dhe hetohëshin dallimet ose ndryshimet e thella nè mes shtetit, klerit (religjionit)  dhe politikes. 

Sipas Thomas Hobsit, filozofia morale ose religjioze e rrezikonin shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. 

Ndaj, sipas tij, politika ose çdo gjè politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose dimorfisto-absolutist i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtetmbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm, të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose "shteti i Zotit" (civitas Dei), por sundimi ose pushteti absolut. "Auctoritas, non veritas facit legem" 

Kjo u konfirmua me rastin e "martesës epokale" të Henrikut të VIII të Anglisë me An Bolyen, e cila shënoi edhe "divorcin historik" në mes Kishës Anglikane dhe Selisë së Shënjt (Pontifikatit) nè Vatikan.  

Nè Francë, në sfondin e "luftërave fetare" kundër hugenotëve dhe mbtetjeve ose ithtarëve të tyre, si ndërjmetësues të autorizuar dhe të pavarur në lidhjes ose aleancës kishtare, u ngritën, promovuan dhe funksionalizuan njerëzit e zgjedhur intelektual e politik (politques) si Michael de L' Hospital dhe të tjerë, të cilët i mbronin interesat fetare (kishtare), shtetrore, nacionale dhe kulturore, duke i ndaluar luftërat e ndryshme fetare, kulturore etj.

Ndërkohë që luteranizmi dhe kalvinizmi, asokohe kishin një shkëlqim dhe autoritet (reputacion) të madh në Francë, Angli, Gjermani dhe gjithandej.

Monteskiu (Mentesqiue) do i përshkruante asokohe kundërthëniet ose antagonizmat e atëhershme evropiane dhe të tjera  si "ďiçka logjike" në mes "demokracisë" franceze dhe "monarkisë" angleze dhe të ngjajshme.

Luteranisti i njohur, H. Arnesiusi, ndërkaq do i veçonte fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si qytet -shtet i jetës (civitas) nga politika e pushtetit ose qeverisjes ( res-publica) mbi të cilat sipas tij ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit. 

Përderida, sipas J. Althuizusit, "politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetrore, nacionale, klasore, sociale etj."

Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: "politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do vihëshin bazat ose themelët e reja të sistemit, komunitetit ose bashkësisë së gjithëmbarëshme shoqërore, qytetare ose politike.

Në shekullin XIX dhe XX , siç dihet kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të të cilit 'politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm shtetit'; E dyta: 'politika është e lidhur ngusht me pushtetin ose efikasitetin e autoritetit të shtetit ose qeverisë'; dhe E treta: 'politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion dhe obligim kontemplativ, evolutiv, empirik dhe dinamik.

 Pa i harruar këtu edhe konceptët ose botëkuptimet tjera etatiste ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetrore, nacionale dhe politike me anë të forcës ose fuqisë së shtetit dhe pushtetit.

Kosova dhe shqiptarët kanë probleme kruciale, substanciale, jetike dhe ekzistencialiste me Serbinë (plus Rusinë ).

Presidenti Biden do duhet të heçi dorë nga e ashtuquajtura doktrina ose filozofia politike e mikut të tij dhe ish Presidentit amerikan, Barak Obama, sipas të të cilit, të gjithë ata që janë miq ose aleat ushtarak, politik dhe strategjik të SHBA-s, duhet të heqin (çojnë) dorë nga një pjesë e madhe e aspiratave, interesave, identitetit, individualiteti, sovranitetit, ekskluzivitetit, autenticitetit dhe integritetit të tyre shtetror, nacional, politik, ushtarak, tregtar, ekonomik, industrial, teknologjik etj.

Edhe Brukseli zyrtar gjithashtu.

Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti, si dhe vet UE-së, Natos ose Europës në përgjithësi, iu duhet një SHBA-së e fuqishme, agile, dinamike, aktive dhe interaktive, në lidhje ose raporte të ngushta ushtarake, politike, ekonomike, gjeopolitike, strategjike dhe të tjera me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Japoninë, Italinë, Kroacinë etj.

Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lëxo: dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjërë) -gjithëmonë kanë zgjuar interesim të madh në Moskë, Pekin, Bruksel dhe gjithandej. Me Japoninë gjithashtu.

Në Gjermani dhe Japoni ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën. 

Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.

Ndërkaq, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste, si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale”, apo multipolare ose subllokiste, sfiduese dhe turbulente për të gjithë.

Ndërkohë që pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike. 

Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -është e vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë. Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën. 

Detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.

Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s
të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë. 

Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO  ushtar amerikan të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.

Pas Japonisë, në Gjermani ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.

Ndërkaq, roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral. 

Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur "Bavaria" (Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.

 Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.


Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi dikur për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane "Büchel" në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e "2 %" të Gjermanisë nga buxheti i  përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj. 

Deri me sot, nuk dihet a pati ujdi ose kompromis të përgjithëshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s...?

Ndonëse, ish Presidenti Trump dhe Administrata e tij, e patën paralajmëruar edhe mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër. 

Polonia edhe pse është njëra prej përfituesëve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme, gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkoi nga Gjermania reperacione të shumëta ose astronomike të Luftës së Dytë Botërore. Greqia gjithashtu etj.

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. 

Bashkënimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.

Kjo për faktin se edhe vet ekzistenca e Kosovës dhe shqiptarëve (por edhe shtetëve, popujve ose kombëve të tjera)- në menyrë ekskluzive, eksplicite dhe implicite, janë të varuara nga potenciali ose fuqia e njohura ushtarake, politike, finansiare dhe ekonomike e SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Turqisë, Japonisë dhe fuqive tjera, gjegjësisht, nga lidhjet, marëdhëniet ose raportët e tyre interaktive dhe transatlantike.

Sidomos të SHBA-s dhe aleatëve të saj- ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat