Reagim kundër politikes redaktuese të T7, Drejtorit menaxhues z.Leonard Kërquku dhe pronarit të këtij mediumi, Kllodjan Allajbeu!

Opinione

Reagim kundër politikes redaktuese të T7, Drejtorit menaxhues z.Leonard Kërquku dhe pronarit të këtij mediumi, Kllodjan Allajbeu!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 21 janar 2022 Në ora: 10:32
Debati

Kundërshtojmë me forcë fushatën e orkestruar mediatike kundër figurës emblematike nacionale dhe personalitetit unik të Lëvizjes sonë  për liri e pavarësi, presidentit historik Ibrahim Rugova !

Ngritët me forcë dhe vendosshmeri të palëkundur, zërin e arsyes qytetare dhe ndërgjegjes sonë nacionale, në mbrojtje të vlerave unikale dhe  sublime të kombit tonë, siq është figura kolosale e arkitektit të pavarësisë dhe babait të shtetit sovran dhe demokratik të Kosovës, ikonës ekzemplar të Lëvizjes për Liri e Pavarësi, Presidenti Rugova !

Stisjet dhe shtrembërimi i historisë sonë kombëtare, jo të largët  dhe përpjekjet nihiliste të atyre të cilët sot janë në krye të mediave të paguara dhe të monopolizuara nga qarqe histerike dhe antishqiptare, duke minimizuar dhe pse jo edhe demonizuar figurën markante të Presidentit Rugova, duke përbalt, përbuzë dhe falsifikuar veprën dhe dëmtuar kredon dhe pedigrenë e e Tij të jashtëzakonshme dhe t ‘papërsëritshme, jo vetëm që fyejnë dhe irritojnë mbështetësit enorm të Presidenti Rugova gjithandej, por fyejnë rënd edhe ndërgjegjen kolektive nacionale, nderi i së cilës ishte dhe mbetet, Dr Ibrahim Rugova.

T7-shit, Drejtorit menaxhues, z.Leonard Kërquku, dhe përmes Tij, të preferuarve të Tij ; "analistë & komentatorë politik", zotërinjtë ; Blerim Latifi, Jusuf Thaqi e Shkelzen Gashi, i vejmë n'dijeni se për Ne është e pa pranueshme dhe e pafalshme qasja dhe narrativa e  stisur dhe sajuar për veprën dhe kontributin e liderit të shqiptarëve të Kosovës n'krye të Lëvizjes sonë kombëtare për liri & pavarësi.

Pra ajo gjuhë e shpifjeve të ulëta ; anti-Rugovë dhe anti-Kosovë, nuk mund të kaloj në heshtje dhe pa konsekuenca morale dhe politike për autorët !

Për  jetën dhe veprën kolosale të Presidentit Rugova, mund të flasin bashkëpunëtorët e Tij të ngushtë, ata të cilët i kishte pranë deri n'ditën e përjetësimit, pra mund të flasin besnikët e Tij dhe pse jo bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Lëvizjes sonë nacionale, sponsoret e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës anë kënd botës perëndimore, aleatët dhe miqtë personal të Presidentit Rugova dhe të kauzës së Tij edhe përtej atlantikut, n'Amerikë.

Për presidentin Rugova, ju s'mund të flisni me kompetencë, ngase të njëjtin e keni pa me inat & meri, edhe sa ishte n'mesin e t ‘gjallëve dhe e keni luftuar me t'gjitha mjetet  n'dispozicion ; me mjete demokratike dhe jo demokratike, konvencionale dhe jo-konvencionale deri në linçim publik.

Për veprën jetësore të Presidentit Rugova, nuk guxojnë të flasin ata të cilët kanë dorë në vrasjet politike të besnikëve dhe bashkëpunëtoreve të Tij, për më tepër, nuk guxojnë të flasin, as ata të cilët fërkuan duart pas likuidimit fizik me atentate të bashkëpunëtoreve dhe veprimtarëve politik dhe institucional.

Ju që Presidentin Rugova  nuk e keni mbështet, por e keni mohuar e luftuar  deri n'absurd,  punën dhe kauzën e popullit të Tij për Liri & Pavarësi, dhe atëherë kur  asocionit në Lëvizje histerike n'mbrojtje dhe ruajtje të Jugosllavisë dhe Ne u njohim mirë, tani sëpaku heshtni dhe heshtni kokë-ulur !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat