Kriza e Ukrainës dhe frika e Perëndimit nga “dardaleci” dhe “frigoriferi i ngrirë rus” i cili mund të shkrihet dhe avulloi në çdo kohë!

Opinione

Kriza e Ukrainës dhe frika e Perëndimit nga “dardaleci” dhe “frigoriferi i ngrirë rus” i cili mund të shkrihet dhe avulloi në çdo kohë!

Agron Shabani Nga Agron Shabani Më 25 janar 2022 Në ora: 15:29
Ukrainë

Siç dihet, me 1856 në Paris, me anë të një "marrëveshjeje paqësore" asokohe u mbyllë si thuhet kapitulli i "luftës së fundit" ruso-turke të Krimesë (1853-1856). 

Rusët asokohe e humbën pjesën kryesore të Besarabisë së bashku me ndikimin ose protektoratin e njohur mbi "principatat" e ndryshme të Danubit, si dhe të drejtën e përjetshme për ankorimin ose dislokimin e flotës detare ose ushtarake të Rusisë në Detin e Zi etj.

Ato marëveshje ose konventa ndërkombtare, u shkelën nga rusët dhe aleatët e tyre (në kuader te "Aleancës së Shënjt" ose "Pentarkisë së Madhe")- në "Kongresin e Berlinit" dhe "Traktatin e Shën Stefanit" me 1878.

 Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13) ka qenë vetëm një "shtet" ose provincë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si  "Rusia e Kijevit" dhe "Moskovskaja Knezhevina" etj.).

Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuader të projektit të njohur imperial ose kolonialist tè "bashkimit të tokave ose teritorëve ruse", Rusia do t'njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike. Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. 

Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Josif Volokolamskit, Ivanit IV, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë. Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqën më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë. 

Rrugën e mesipërme imperiale dhe kolonialste të paraardhësve të tyre, po e ndjekin  sot Presidenti aktual i Rusisë, Vlladimir Vlladimiroviç Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak në Kremlin (Moskë)-sipas asaj se: "në fushën e njohur politike ose diplomatike, mund të vilën (vjelën) ose korrën frytët e mbjellura në fushën ushtarake ose luftarake" dhe të ngjajshme.

E tërë kjo në saje të frikës latente ose permanente, apo qyqarëllëkut, naivitetëve dhe paradokseve të ndryshmr reaksionare dhe anakronike të fuqive të ndryshme europerëndimore, të, cilave, gjithëmonë u është mekur zëri dhe stepur goja-përballë militarizmi, imperializmit, kolonializmit, hegjemonizmit dhe ekspanzionizmit të Rusisë etj.

Për me tepër ndërkaq, e përballur me presionin e njohur ruso-pentarkist mbi zhdukjen ose likuidimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të "Portë së lartë (Turqisè) -pas rëniës ose debimit të Napoleon Bonapartës nga pushteti: Në vend të Francës, rolin e mbrojtjësës ose protektorës së Turqisë, asokohe do e merrte Britania e Madhe. Dikur me vonë SHBA-s dhe Gjermania.

Në Poloni dhe Ballkan ndërkaq, do filloi së zbatuari ndarja ose 'copëtimi i dytë' i Polonisë dhe Shqipërisë në llogari të Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në bazë të vendimëve të "Kongresit të Vjenës" me 1815, ,"Kongresit të Parisit" me 1856, "Kongresit të Berlinit", "Traktatit të Shën Stefanit" etj. 

Ndonëse, vetëm Napoleon Bonaparta dhe deri dikund.. Karl August von Hrderbergu, R. von Steini dhe të tjerë nga Perandoria Gjermane e Prusisë, asokohe ua kishin dalur ose arritur qëllimëve të tyre ushtarake dhe politike-kundër Rusisë cariste, hegjemoniste, ekspanzioniste ose imperiale-kolonialiste.

Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Rusia, Polonia, ish Çekosollivakia dhe shtetët tjera u shtrinë ose zgjëruan në dëm të teritorit ose hapësirës jetësore të Gjermanisë në Prusi Lindore, Danzig (Gdanjsk), Brezlav (Vrocllavë), Suddete, Kliepede etj. Edhe Danimarka, Belgjika dhe Franca gjithashtu. 

Kosova ndërkaq, në buzëmbremjen e parë të "Konferencës së Ambasdorëve" të Londrës (1913) dhe deri me "Traktatin e Versajës" (1919)-thuhet se i kishte dikund me tepër se 29.5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore, etnike, historike ose gjeografike.

U morr vesh se llidhjet e ndryshme shpirërore, emocionale, sakramentale, historike, gjuhësore, fetare, kulturore, historike, familjare, gjenealogjike, biogjenetike dhe tè tjera në mes rusëve dhe ukrainasve, janë të shumëta dhe të shumëfishta. Në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-tuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si "Kjevskaja Rasija", "Kjevskaja Knjazhevina", "Prva Rasijskaja Pravosllavna Crkva" etj. 

Se këndejmi, edhe fisët gjermane të normanëve dhe varëve, e kanë ndihmuar dikur formimin e popullit rusë së bashku me ngritjen dhe zgjerimin e "Rusisë së Kjevës dhe të Moskës" në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro-aziatike.

Ndërkaq, Katarina e Madhe nga Anhalt Cerbsi i Gjermanisë së bashku me Petrin (Pjetrin) e Madh të Rusisë, konsiderohën si arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm dhe kryesor të perandorisë ose imperisë së Rusisë, e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi.

Katarina e Gjermanisë, si Mbretëreshë e Rusisë, pos tjerash në vitin 1783 e kishte aneksuar Krimenë në favor të Rusisë, ndërkaq në bashkëpunim më gjeneralin Münich dhe shtatmadhorinë e ushtrisë austro-gjermane, gjatë luftërave ruso-turke të vitëve 1735-1739, kishin instistuar të pushtonin Konstantinopojën (Stambollin), por pa ndonjë sukses përfundimtar. Luftërat e përgkakshme ruso-turke-ishin mbyllur me "status quo" ose me "marrëveshjet e paqës" në Beograd dhe Kuçuk-Karnaxhiut. (1739).

Janë zhvilluar edhe 5 (pesë) luftëra tjera ruso-turke mbi Krimenë: 1568-157O, 1676-1681, 1688-17OO, 171O-1711 dhe 1877-1878 , e mbyllur me "Tratatin e Shën Stefanit" dhe "Kongresin e Berlinit" me 1878.

Ndryshe nga kjo, në kohën e Katarinës, ishte themeluar edhe Universiteti i Moskës (1755) së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Rusisë dhe Akademinë Ushtarake të Rusisë etj.

Ndërkohë që nga Gjermania, Franca, Italia dhe shtetët tjera, ishin sjellur shkenctarët, artistët, arkitektët ose kulturologët më të spikatur për të ngritur, ndërtuar, restaururuar ose eksploruar Rusinë së bashku me koloninë e njohur gjermane në Rusi.

Ndonëse, mbretereshat ruse Ana dhe Elizabeta (Jelizaveta) Petrovna (1741-1762) , ose (173O-174O) i kishin përndjekur gjermanët e njohur si Biron, Osterman, Münich dhe të tjerë nga Rusia.

Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, Rusia do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj hegjemonist dhe ekspanzionist...Duke e shtrirë dhe zgjëruar kështu Rusia në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike, si dhe duke e dënuar me vdekje ose pushkatim, Pjetri i Madh, të birin e vet, Aleksejin me 1718.

Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose "kurorëzimi shekullor" në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.

Në Kijevë (Ukrainë) pra, eshtë ngritur ose themeluar "Rusia e Parë", apo si i thuhet "Kijevskaja Rasija" ose "Kjevskaja Knezhevina" në formën ose profilin e 'shtetit të parë"të sllavëve të lindjes.

Ndonëse, Rusia e Kjevës, dikur ishte parë si kanosje ose rrezik permanent i për perandorinë bizantine.

Ndërkaq, pas marëshimit të madh e triumfal të mongolëve (nën komandën e Xhingis Kanit) në fillim të shekullit 13: "Rusia Kjevit" e kishte humbur Krimenë në luftë kundër mongolëve dhe kishte rënë nën okupimin (sundimin) e tatarëve.

Në vitin 1326, Mitropolia e Kishës Pravosllave të­ Rusisë, e kishte zhvëndosur selinë e saj nga Kjevi në Moskë.... Duke u ngritur ose promovuar Moskën në "Romë të Tretë"-kundër Vatikanit, si dhe duke u shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në çdo fushë.

 Për të vazhduar me etapat e njohura revolucionare dhe postrevolucionare në ish BRSS, me luftërat ose përpjekjet e njohura indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s, me "aneksimin" e Krimesë në favor të Ukrainës nga ana e Nikita Hrushçovit, me "traktatin dekompozicional" të ish BRSS-s në mes Jellcinit të Rusisë, Kravçukut të Ukrainës dhe Shoshkijeviçit të Bjellorusisë, me puçin ose grushtetin e dështuar të Kljuçkovit, Janajevit dhe Hazbullatovit-kundër Gorbaçovit dhe kështu me radhë.

Një digresion:

Deri me nënshkriin e "traktatit të përbashkët nuklear ose atomik" me Rusinë: Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, pas SHBA-s, Rusisë dhe Kinës. Por, ja që rusët në atë "marrëveshje" i mashtruan (tradhëtuan) edhe Ukrainën, edhe SHBA-s ose Perëndiminin ( e sidomos ish Presidentin Amerikan Bill Clinton) si garantues të asaj "marrëveshjeje".

Nga viti 1999 dhe gjer në vitin 2O14, Krimea ishte si "krahinë autonome" në kuader të Ukrainës. Ndërkaq, në vitin 2O14, Presidenti Putin dhe ushtria ruse do e aneksojnë ose invadojnë (pushtojnë) ushtarkisht Krimenë së bashku me teritorët tjera të Ukrainës në Donbas, Donjeck etj.

Në këtë histori, të njohura gjithashtu janë edhe luftërat ose përpjekjet e dikurshme çlirimtare, indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s etj.  

Ndonëse, luftërat ose konfliktët e ndryshme për Krimenë, vazhdimisht janë mbyllur në formë të "status quosë" ose "modus vivendit"!?

Ndërkohë që skenën ose panoramën e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare, ka kohë që, vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme shtetrore, nacionale, ushtarake, politike, gjeostrategjike, gjeopolitike, konjukturale, manufajturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për paqen dhe sigurinë botërore.

E tërë kjo vjen si pasojë e asaj se shumica e popullit, shtetit dhe lidershipit rusë, nuk  i njohin, nuk i duan dhe s'i respektojnë lirinë (çlirimin) , pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të shtetëve dhe popujve tjerë.

Prandaj, çojnë jetë të korruptuar, linçuese, komplotiste, shantazhuese, asociale, konfliktuoze ose militariste.

Kështu që rusët (si serbët etj.)- janë të burgosurit (pengjet) ose robërit e  hedonizmit, dembelisë ose jetës së çuar në menyrë asociale ose parazite. Duke i vrarë, djegur, plaçkitur dhe shfrytëzuar të tjerët si dikur "hordat" e ndryshme në mesjetë! (...)

Apo, duke i zbatuar ose aplikuar format ose metodat e njohura skllabopronare, borxheze ose feudaliste të okupimit (pushtimit) dhe shfrytëzimit (eksplatimit) maksimal të vendëve dhe popujve tjerë, me anë të kauzave ose ideologjive artificiale ose johistorike.

Ideologjia e importuar, rimuar, valorizuar ose glorifikuar shtetrore, nacionale dhe politike sipas Adornos, Marcuzes, Formmit dhe Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial ose johistorik, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, dhe për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo e mbështetur ose bazuar në plaçiktjen, mëshirën ose lëmoshën e huaj.

Arsyeja kontraditore ose pseudoshkencore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, materiale, historike, dialektike etj. 

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare, feudaliste, militariste, hegjemoniste ose ekspanzioniste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por, kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale, ushtarake, politike, sociake, ekonomike, strategjike, gjeopolitike etj.

U mor vesh se Rusia me të gjitha 'potencialet ose kapacitetët e saj njerëzore, ushtarake ose luftarake', në instancë të fundit nuk është asgjë tjetër, përveç një "dardaleci të borës" ose "frigoriferi të ngrirë" që mund të shkrihet dhe avulloi në çdo kohë.

Kina ndërkaq, gjatë këtyre vitëve ose dekadave të fundit, ka përfituar në menyrë kolaterale dhe multilaterale nga krizat ose acarimet e vazhdushme në mes SHBA-së, Natos ose Perëndimit me Rusinë.

Ndërkohë që Kina (jo Rusia) - është rivali ose kundërshtari me i rrezikshëm dhe kryesor i SHBA-së, Natos dhe Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat