Edi Rama, shqiptarët në RVM-së sipas ligjeve kushtetuese, nuk janë shtetformues(!)

Opinione

Edi Rama, shqiptarët në RVM-së sipas ligjeve kushtetuese, nuk janë shtetformues(!)

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 28 janar 2022 Në ora: 07:29
Edi Rama

Në emisionin politik ,,Top Open,,të drejtuar nga Eni Vasili, ku ishte i ftuar kryeministri shqiptar Edi Rama, tema bosht kishte të bëj me aktualitetin në Shqipëri në dritën e mandatit të tretë dhe kahet e zhvillimit të shtetit shqiptar.

Duke folur për çështjen shqiptare në RVM-së, Edi Rama e tha kalimthi se ,,shqiptarët janë shtetformues,, dhe e ardhmja e këtij shteti multietnik, në relacionet sipas projektit tre palësh(Serbi, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).

Për çështjen shqiptare në RVM-së Tirana zyrtare, nuk e kemi të qartë  pse me kaq nguti dhe pa argumente, flasin për shqiptarët në hapësirën etnike se, ata paskëshin marrë avancimin e kodit  kushtetues në ,,shtetformues,,(siç!).

Edia Rama, shqiptarët si popull i dytë shumicë, qysh se nga viti 1945 e deri më sot, ata e kanë statusin kushtetues të pakicës kombëtare dhe jo(shtetformues)!

Për informimin e qeverisë shqiptare në Tiranë, me insistimin e Sofjes zyrtare tash e tutje, përmes qeverisë në Shkup, pakica bullgare ka hyrë në Kushtetutën e RVM-së me kodin shtetformues.

Tirana zyrtare  e ka të drejtën kushtetuese të flasë e të mbrojë çështjen shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, duhet të jetë në dijeni të plotë për pozitën kushtetuese të pakicës kombëtare të shqiptarëve  dhe jo shtetformues në RVM-së(sic!).

Për këtë çështje, do të ishte mirë të bisedohet në relacionet në mes Tiranës dhe Shkupit, kur bashkëpunimi në mes të dyja vendeve  po thellohen në të gjitha fushat e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat