Triumfi i Atezimit komunist në 1967 dhe Lufta kundër Besimeve Fetare

Opinione

Triumfi i Atezimit komunist në 1967 dhe Lufta kundër Besimeve Fetare

Nga: Pirro Prifti Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:34
Pirro Prifti

U mbushen 54 vite nga një ngjarje, e cila si një njollë e zezë do të shënonte historinë e vendit tonë. “Me krenari”, nga pushteti i asaj kohe Shqipëria do të shpallej i pari dhe i vetmi shtet ateist i Botës. Pikërisht me 6 Shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mbajti një fjalim më 6 shkurt 1967 në një takim të organizatave bazë të Minierës së Qymyr-gurit në Krrabë, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Fjalim i cili u botua nga gazeta numrin e nesërm. Në numrin e gazetës të datës 8 shkurt 1967 u botua nisma e nxënësve të gjimnazit "Naim Frashëri" në Durrës që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive, duke qenë se pjesë e rrafshit kulturor që duhej revolucionarizuar ishte edhe prania e fesë sipas fjalimit që ndoqën. U krijua «shtabi i përgjithshëm për drejtimin e luftës kundër zakoneve prapanike dhe bestytnive fetare» me në krye Ramiz Alinë.

E ky fjalim, mediokër për nga përmbajtja, por me nota urryese dhe hakmarrëse kundër fesë, nxiti grupet e rinisë të ndërmerrnin veprime konkrete kundër “zakoneve të kota fetare”.

Fjalime të tjera kundër fesë u mbajtën më 17 dhe 23 shkurt, fjalime të cilat u mbajtën edhe nga servilët e PPSH të cilët edhe sot e kësaj dite nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për verpën e ndyrë që kanë bërë kundër komuniteteve fetare.

Megjithëse Statuti Themeltar i 1946 ashtu edhe Kushtetuta e vitit 1950, sanksiononin lirinë e besimit, ndarjen e shtetit nga feja dhe subvencionimin e saj si:

-Të gjithë qytetarëve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit.

-Kisha është e ndarë nga shteti. Të gjitha bashkësitë fetare janë të lira në çështjet që kanë të bëjnë me besimin e tyre, si dhe në ushtrimin e shprehjen e jashtme të tij.

-Ndalohet shfrytëzimi i kishës dhe i besimit për qëllime politike.

urrejtja per shkatërrimin e besimeve fetare e kishte burimin tek idelogjia komuniste qe predikonte Ateizmin, pra Ateizmin komunist në të cilin besimet fetare mbeteshin reaksionare dhe `Opium për Popullin`.

E njëta gjë u bë me ligjin e Reformës agrare. Ligji i Reformës Agrare të miratuar në gusht 1945 i shpronësonte komuniteteve fetare tokat që kishin «shtrimje maksimale të sipërfaqes globale (tok' e punuar ose e papunueshme, pemishte, vreshtë, ullishta, livadhe, kullota, korije etj.) mbi njëzet hektarët nga të cilat jo më tepër se pesëmbëdhjetë hektarë tok' e punuar ose e punueshme».

Ky rishikim i ligjit e ulte sipërfaqen e pronave të komuniteteve deri në 10 hektarë. Masa këto që vetëm Komunitetit Mysliman Shqiptar shteti i shpronësoi 3163 hektarë tokë dhe 61.000 rrënjë ullinj.

Pra u përvehtsuan plotësisht pronat e të tre Komuniteteve fetare në Shqipëri, Prona të cilat edhe sot e kësaj dite nuk u janë kthyer plotësisht.

Përkujtimi i kësaj date do ti shërbente shoqërisë shqiptare për të mbrojtur dhe luftuar Liritë dhe të drejtat e Njeriut si dhe Liritë dhe të drejtën e besimit fetar dhe të mbrojtjes së pronave të komuniteteve fetare.

Revolucioni ideologjik e Kulturor ka qenë një lëvizje e autoriteteve shtetërore të Republikës Popullore e Shqipërisë si jehonë e lëvizjes me po të njëjtin emër në Kinë (Revolucioni Kulturor Kinez). Nisur nga Enver Hoxha përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 duke patur si synim ndryshime rrënjësore në rendin e deriatëhershëm si në ushtri, në burokraci si dhe fushata e egër që iu bë jetës fetare në Shqipëri. Fjalime të tjera kundër fesë u mbajtën më 17 dhe 23 shkurt.

Që në fillim të regjimit komunist pati botime të propagandës komuniste që orvateshin të shpjegonin lidhjen midis besimeve fetare dhe të ashtuquajturave modele të sundimit dhe shfrytëzimit, të tillë si: M. Pliseckij, Origjina e njeriut (1946); M. Melinkov, Kapitalet e Vatikanit dhe Vatikani dhe problemet e rindërtimit të mbasluftës (1947); P. Popov, Mbi politikën e Vatikanit (1947); i. Sbrgajev, Shkenca dhe supersticionet (1949); P. Kolloniskij, Marksizëm-leninizmi mbi fenë (1951); M. M. Sheinman, Vatikani dhe katoliçizmi në shërbim të imperializmit (1951).

Edhe në Shqipëri pati partiakë të botuan shkrime dhe libra kunder Fesë, botime të cilat u intensifikuan pas Kongresit iV të Partisë në Shqipëri më 1961 me shkrime nga Hulusi Hako, Arif Gashi, Ulvi Vehbiu, Mina Qirici, Zihni Sako, Sotir Melka, Rakip Beqaj, Gjystina Shyti, Viron Koka, Sami Leka, Mimoza Dojaka dhe Edlira Çela, Mark Tirtja, Sako dhe Çela, Arilla Papajorgji Hulusi Hako, Eshtref Ymeri, si dhe Mehmet Elezi, e plot të tjerë. u morën me çështjen e mosfetarisë në kulturën folklorike shqiptare.

Për të justifikuar veprën kriminale të prishjes së institucioneve fetare, në një nga fjalimet e tij, për tu mbushur mëndjen komunistëve dhe popullit i cili në disa raste reagoi kundër prishjes së kulteve fetare Enver Hoxha tha: `` Sipas tij “Muslimanët as kanë, as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ay është në arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmëndësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht”.

Më tej Hoxha thotë se edhe ortodoksët “s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip”. Ndërsa katolikët dhe kleri sidomos, sipas tij “është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazjdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filosofi”.

Në total pas 6 shkurt 1967 e deri në 1971 u prishën një numur i madh. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të këtij viti ishte 1, 959.307 (lekë të reja). Kështu p.sh. vetëm 8 manastiret kishin 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynymë tokë që i kaloi NBSH-së “Gjergj Dimitrov” etj. Një pasuri tjetër e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte të ishte në duart e tyre. Kjo arrinte në mbi 6 milionë (lekë të reja), nga të cilat 2,150,000 milionë i kishin teqetë bektashiane.

U prishen Kisha të cilat kishin ishin simbolike dhe me tradita të mëdha popullore. Këto ishin: Kisha e fundit (katolike e Shen Marise ne Va te Dejës) dhe shkatërrimi i fundit ishte ai i Kishes se Shen Gjergjit Korçe ne vitin 1971 . Madje per Kishën e Shën Gjergjit, thuhet se edhe Enver Hoxha e kritikoi prishjen e kesaj Kishe madheshtore . Kjo tregon se si servilet dallkakuet , spiunë ishin me te zellshëm se vete Ustai, pra ishin `më katolikë` se Papa.

Ky shkatërrim institucional i Fesë , i institucioneve fetare, u bë për të përjetësuar dogmën e marksizëm leninizmit e cila predikonte Ateizmin duke u bazuar edhe tek thënia e Marksit që `Feja ështëe Opium për Popullin`, si dhe duke u justifikuar se.. shqiptarët nuk janë shumë fetarë meqënëse ka në Shqipëri disa sekte fetare.

Në përkujtim të kësaj date ogurzezë shqiptarët, politika shqiptare, duhet të kujtojnë sesa të rëndësishme janë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbrijta e të drejtave dhe lirive fetare dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e pronës fetare.

Shpresojmë që këto ide radikale të partive ekstremiste qofshin ato të majta dhe të djathta të mos realizohen kurrë, dhe se mbrojtja e demokracisë perëndimore në Shqipëri të vazhdojë dhe të prosperojë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat