Mos i futni duart në xhepat e qytetarëve të varfër të këtij vendi sepse do t'iu mallkojë moti dhe Zoti

Opinione

Mos i futni duart në xhepat e qytetarëve të varfër të këtij vendi sepse do t'iu mallkojë moti dhe Zoti

Nga: Adem Bytyqi Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 09:54
Adem Bytyqi

Në një kohë kur qytetarët e Kosovës po ballafaqohen gati me një kataklizmë varfërie për shkak të ngritjes së çmimit të artikujve të konsumit të përditshëm, në mungesë të pamundësisë për t'i blerë rrezikohej ekzistenca e tyre, madje ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe dominimi i shumë rrethanave tjera në realitetin tonë ekonomik dhe politik, të cilat e rëndojnë jetën e qytetarëve tanë, në parlament në mënyrë të befasishme shpërfaqën përplasje në mes të deputetëve se cili nga ata ka vjedhur më shumë e cili më pak paranë e qytetarëve të Kosovës.

Në vend që në Parlamentin e Republikës së Kosovës, deputetët të diskutonin dhe të gjenin zgjidhje për hallet e qytetarëve, të cilat janë të shumta në një kohë krize, për çudi papritmas shpërthen një skandal në mesin e tyre të cilin nuk do të mund ta imagjinonte askush me mendje të shëndoshë se do të mund të ndodhte në një vend demokratik, keqpërdorimi i parasë se qytetarëve nga deputetët, nga vetë ata të cilët qytetarët me votën e tyre ua kishin besuar fatet e tyre dhe fatet e vendit.

Manipulimi me adresat e vendbanimeve të deputetëve me qëllim që t'iu kompensoheshin paratë në emër të shpenzimeve të udhëtimeve tregon se sa i pa "fat" është sovrani, i cili ua ka besuar fatin e tij dhe të vendit atyre, që vjedhin djersën e qytetarëve për interesa të tyre meskine, duke mos i ndihmuar qytetarët për ta përballuar jetën në këtë kohë të një krize kaq alarmante, ekonomike dhe sociale.

Bazuar në një situatë të papritur nga deputetët e parlamentit përkitazi me ca shpenzime irracionale të parasë së qytetarëve, rezulton pyetja logjike:

Çka mund të pritet nga institucionet tjera për të mirën e qytetarëve, përderisa anomali kaq të tmerrshme ndodhin në Parlament, në tempullin e demokracisë dhe në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit tonë...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat