Asociacioni është plani më monstruoz i shkatërrimit të Kosovës, kryeministri Kurti ka të drejtë!

Opinione

Asociacioni është plani më monstruoz i shkatërrimit të Kosovës, kryeministri Kurti ka të drejtë!

Nga: Agim Vuniqi Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Zajednica” është plani më monstruoz i shkatërrimit të Kosovës, përbrenda, dhe i interferimit të Serbisë, drejtpërdrejtë. Marrëveshja nuk qetëson situatën, përkundrazi acaron raportet e brendshme ndërkomunale dhe kadastrale, duke vendosur kufij të ri brenda Kosovës, duke u përpjekur ta dobësojë ndikimin e pushtetit qendror dhe të forcoj atë lokal, duke nxitur bisedime të reja ndërmjet kryetarëve të komunave, për të neglizhuar dhe qitur jashtë loje ministrinë e pushtetit lokal.

Qytetarët janë në lajthitje dhe ata mashtrohen përmes interpretimeve të lodhshme dhe të arsyetimeve bajate të kakofonisë qeveritare, duke manifestuar egërsi banale të kërcënimit.

Janë të çoroditshme përpjekjet e këtij kori mjeranësh se marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën, po t’ishte ashtu ajo do t’ishte pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare e pakos Ahtisaari, kështu si është as që është debatuar ndonjëherë, nga vetë Ahtisaari, përndryshe është dashur të kërkohet mendimi i tij meritor, si autor, jo të luhet vend e pavend me projektin nën autorësinë e tij.

Çështja është që Serbia nëpërmjet hekurudhës, që do të investojë BE-ja, si pjesë e projektit rrugor dhe hekurudhor me korridoret ndërkombëtare do të lidhte territorialisht “Zajednicen” me Serbinë, dhe administrata e Kosovës as që do të ketë qasje se çka transportohet, si palë më e dobët.

Serbia me kufizimet e reja territoriale, tashmë kadastrale, do të bëjë ndryshime në dokumentet origjinale kadastrale, meqë qëllimisht nuk ia ka dorëzuar Kosovës, duke futur risitë kadastrale që rrjedhin nga “Zajednica” (pse Serbia nuk dorëzojë planet origjinale kadastrale deri më tash?

Sepse gjykatat pranojnë vetëm dokumentet origjinale) mund të inskenoj edhe probleme të reja, tash për tash kadastrale më vonë edhe aspirata të drejtpërdrejta territoriale, por edhe pronësore, ky është vetëm fillimi! Dhe pranimi i heshtur i qytetarëve ndaj “Zajednicës” do të thotë vdekje e heshtur e territorit të Kosovës në t’ardhmen.

Kryeministri Kurti ka të drejtë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat