Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë akte terroriste të Vuçiqit

Opinione

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë akte terroriste të Vuçiqit

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 17 prill 2022 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Sulmet e vazhdueshme të rrebelave serb në pjesën veriore të Mitrovicës, ndaj policisë dhe ndaj Institucioneve të Kosovës, janë plane të organizuara dhe të koordinuara që elaborohen dhe projektohen në kuzhinat politike të Beogradit, të cilat i udhëheq Vuçiqi me bashkë akterët e vet për ta destabilizuar Kosovën.

Qëllimet e këtyre aksioneve serbe janë evidente, në mënyrë që politika e udhëheqjes së tanishme serbe në krye me Vuçiqin, të mbahet edhe për një kohë në këtë mënyrë, duke e destabilizuar dhe trazuar Kosovën në këto forma, por edhe duke mos i pranuar mëkatet e saj ndaj tyre, dhe duke mos u kërkuar as kërkimfalje.

Kjo formë e skandaleve që shkaktohet nga lloji i terroristave serb në këtë pjesë të Kosovës, i ngjasojnë më shumë një grupi të njerëzve primitiv, për fat të keq, një popull, i cili nuk është në gjendje ta kuptojë rrolin e jetës së tyre në Kosovë dhe bashkëjetesën me shqiptarë, me fatin e të cilëve po luan sot Vuçiqi, duke i përdorë si vegla për politikat e veta.

Kosova e sotme është shtet i pavarur dhe sovran ku forcat e mirëfillta demokratike bëjnë përpjekje ta shpiejnë këtë vend më përpara dhe për ta orientuar vendosmërisht drejt integrimeve Evropiane, dhe pse pas çlirimit ky popull po e përjeton një ndjenjë ankthi nga politika serbe dhe lloji i saj, si diçka jo normale për një shtet demokratik dhe sovran, por i cilli do të ishte këmbëngulës në qëndrimet e veta, sepse nuk i ka borxh askujna.

Kosova dhe populli shqiptarë, sikur e kanë të vështirë fqinjësinë me Serbinë, sepse kjo qenje njerëzore e ndjenë vetën si një popull i veçantë e superior, që gjithnjë përpiqet të shtyhet me bërryla dhe në përballje me botën e pa pafundme për t’u bërë zot i saj.

Do të ishte dobësi për BE-në, që të mos reagojë nga një skandal i tillë terrorist, të cilin po e dizajnon dhe derigjon Vuçiqi, përmes serbëve në veriun e Kosovës, të cilët po i keqpërdor dhe po i fut në çorrrsokak, apo të thaush duke lënë pezull të ardhmën e një populli.

Kosova dhe populli i saj nuk mund ta harrojnë të kaluarën e hidhur dhe holokaustin e shkakëtuar nga regjimi i Serbisë kriminale, e cila në një mënyrë fare nuk ka ndryshuar edhe regjimi i sotëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kur shohim sot se, mënyrat e sjelljes dhe prirjet e tij për një disponim të tillë, flasin qartë dhe janë të njëjta me vijat politike të Millosheviqit.

Sikur jemi të rrethuar dhe është e pa mundur t’i largohemi një situate të tillë, kur ajo na grish në vallën e saj dhe na shtyen tutje, deri sa duhet të jemi të kujdesshëm që mos të biem në krahet e saj, sepse Serbia, tani përtani po kridhet dhe po hidhet në krahet e Rusisë dhe Putinit, e cila përmes këtyre sinjaleve apo sulmeve ndaj policëve të Kosovës, tregon me synimet e saj të hapura, dhe planet i bashkërëndisin me Rusinë, edhe ndaj Kosovës.

Sulmet ndaj policëve të Kosovës, janë akte terroriste, të cilët po i dizajnon Vuçiqi, dhe Lista serbe, që këta të fundit, Vuçiqi, po i shalon sikur gomarët e dëgjueshëm, të cilët të ardhurat po i fitojnë nga djersa e popullit të këtij vendi dhe pa mundi e pa ndonjë kontribut të deputetit, ndërsa strajcën e informatave e dërgojnë në Beograd, një fakt këtyre njerëzve lojal nuk po u dihet mendësia e tyre a janë të vetëdijshëm, apo janë të verbër që nuk po shohin dhe akceptojnë të ardhmën e tyre.

Këtë sulm terrorist kundër policisë së Kosovës, e dënon edhe Ambasada e SHBA-ve, por edhe vendet tjera të Quintit, njëkohësisht e dënojnë edhe shumë organizata joqeveritare dhe qeveritare në Kosovë, por jo edhe opozita e vendit, kur në këtë rast terroristat serb i sulmojnë policinë e Kosovës me plumba, opozita e sulmon qeverinë me thumba, duke e fajësuar qeverinë dhe kryeministrin e saj, për skandalet që po i shkakëton dikush tjetër, në lojën e sëcilës shfaqet edhe ky lloj i primitivitetit njerëzor i opozitës tonë, duke e thëlluar edhe më shumë krizën në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat