E pa mundur të mos e dijë presidenti Putin se 50% nuk janë barazi me disa promil

Opinione

E pa mundur të mos e dijë presidenti Putin se 50% nuk janë barazi me disa promil

Nga: Zija Lleshi Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:02
Zija Lleshi

Disa herë në vazhdimësi Presidenti Putin e ka krahasuar Krimenë dhe Donbasin në Ukrainë si dhe situatën e rusëve atje me shqiptarët dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Putin që deri tani nuk e kishte pranuar pavarësinë e Kosovës, tash thot se ato dy republikat e vetëshpallura Luhanski dhe Donbas në Ukrainë, do ta pranonin Kosovën e pavarur (edhepse vetë Rusia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës) dhe me këtë pra e kushtëzon pavarësinë e Kosovës, dhe pranimin e saj si çmim dhe precedencë për pavarësinë e atyre dy republikave kontestuese, të cilat pastaj do të bashkangjiteshin Rusisë.

Nga kjo analogji Putin ka për qellim manipulimin dhe mbi bazën dhe argumentet objektive të Kosovës për pavarësi të manipulojë arsyeshmërinë e papranueshme të pavarësisë së Donbasit dhe Krimesë dhe shkëputjen e tyre nga Ukraina. Ndërkaq në fakt, problemi i Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan është krejtësisht diçka tjetër dhe plotësisht i ndryshëm e nuk kanë asnjë lidhje me atë që pretendon Presidenti Putin, sepse është kjo çështje e dy gjysave, pra “problem 50% : 50% ” -- është problem i një populli të ndarë padrejtësisht përgjysë teritorialisht dhe demografikisht në Konferencën e Londrës (1913), me ç´rast Rusia, me qellim për ndikim dhe kontrollë sa më të madh të saj në Ballkan, ka luajtur rol destruktiv dhe kjo padrejtësi e përgjysimit është kryesisht meritë e saj.

Gjysa tjetër e shqiptarëve jashtë shtetit amë është edhe ky territor prap i fragmentuar në pesë shtete fqinjë me qellim poashtu djallzor që shqiptarët të asimilohen më lehtë e më shpejt. Prandaj çështja e Kosovës si “PROBLEM I DY GJYSAVE” mund të krahasohet vetëm me çështjën e dy Gjermanive dikur (nëse abstrahojmë pafajësinë luftarake të Kosovës në krahasim me arsyen e coptimit të Gjermanisë, që problemin do ta bënte edhe më radikal) ose me rastin e dy Korejave sot.

I pa ngopur në logjikën ekspansioniste dhe hegjemoniste të tij, Presidenti Putin tani në destruktivitetin e ri të Rusisë e në rol të ri, Krimen dhe Donbasin, që në fakt janë vetëm disa promil krahasuar me territorin e tërsishëm të Rusisë, e krahason me Kosovën që është pjesë e atij 50% të territorit të shqiptarëve të cilët gjindën jashtë shtetit amë të Shqipërisë. Është e pa mundur të mos e dijë Presidenti Putin atë të cilën e gjithë bota e dinë, se 50% nuk janë barazi me disa promil dhe nuk mund të barazohen e të ketë analogji të Krimesë dhe Donbasit me Kosovën me qellim të rrejshëm që të fitohet përshtypje e njëjtë për situatën e rusëve atje me atë të shqiptarëve në Kosovë, ndaj të cilëve është kryer gjenocid nga Serbia, dhe me pavarësinë e Kosovës.

Për të drejtat e pakicave etnike ruse në vendet të cilat Rusia i atakon edhe për nacizëm, nëse nacizmi vërtetë ka ezistuar dhe ato të drejta vërtetë janë shkelur, e për të cilat nuk ka dëshmi sepse Rusia nuk është ankuar kurrë më parë për nacizëm apo ato shkelje, qoftë në KB apo gjetiu si problem etnik ndërshtetëror, apo i nacizmit që i përket dimensionit botëror (në fakt është e pa besueshme të kenë ndodhur ai nacizëm apo ato shkelje sepse Rusia i ka pasur shpijunat dhe njerëzit e vetë në qeverinë e më parëshme në Kievë të cilët kurrsesi nuk do të lejonin padrejtësi të tilla), atëherë në atë rast hipotetik ka mundur Rusia më herët të aktivizojë e të vë në lëvizje organizmat ndërkombëtarë përkatës që të implementohen ligjet ndërkombëtare kundër nacizmit të pretenduar dhe për të drejtat e pakicave. Por jo! Rusia nuk dëshiron ashtu! Sepse edhe nuk është ashtu! Rusia dëshiron ta merr vetë ligjin në duar të veta dhe të veprojë sipas metrikës vetë.

Rusia në logjikën dhe mendësinë hegjemoniste dhe ekspansioniste kërkon territore të reja, që e ka synim dhe objektiv primar, territore të reja e më të reja, objektiv ky mbi të gjitha objektivet, një perandori të re euroaziatike ruse, me ç´rast përdoron dhunën e egër ushtarake dhe shkakton ndaj ukrainasëve liridashës gjakderdhje, krime lufte e krime kundër njerëzimit me përmasa jashtëzakonisht të mëdhaja për zgjerim në Europë, pushtime e pozicionim të ri gjeostrategjik drejt rrumbullaksimit territorial kinse të “botës ruse”.

kjo përpjekje e Presidentit Putin për mashtrim diplomatik të hapët botëror, një përpjekje shumë e ulët për nivelin e një presidenti që, mbi kurriz e në dëm të të tjerëve, të kërkojë që të përfitojë dobi nga një krahasim joadekuat dhe joparimor me të tjerët, e që shprehë rrezikun politik të logjikës aritmetike manipulative të tij. Përpjestime e rrethana përafërsisht të njëjta janë edhe kur është fjala për Kinën dhe Taiwanin, edhepse kina nuk ka bërë agresion.

Ashtu sikundër Rusia poashtu edhe Kina janë kundër pavarësisë së Kosovës në Kombet e Bashkuara, duke u nisur të dyja nga krahasimet absurde të barazimeve procentuale joadekuate të problemeve të tyre nacionale e territoriale me problemin e Kosovën. Gjithaashtu edhe Serbia me synime e motive të njëjta hegjemoniste dhe ekspansioniste serbomadhe bënë krahasime e analogji absurde të tilla kur është fjala për Sërbinë dhe pakicat etnike serbe në disa shtete përreth Serbisë.

krahasime, më shumë se ambicjet aq të mëdhaja të Rusisë dhe Kinës, arsyetojnë akoma më fuqishëm shpalljën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe nevojën për pranimin e Kosovës si antare e rregulltë në Kombet e Bashkuara (KB) si dhe pengesat dhe padrejtësinë e Rusisë dhe Kinës ndaj Kosovës. Të luftosh për vedi për territor që pretendon se është i yti, me madhësi prej disa promileve në krahasim me territorin e tërsishëm shtetëror vetanak, kurse nga ana tjetër të angazhohësh e të përkrahësh coptimin deri në përgjysimin e territorit të një kombi tjetër të tretë, kjo është një anomali skajshmërisht e pamoralshme, politikë krejtësisht e pa drejtë dhe joetike dhe si e tillë paraqet rrezik të madh e real në aspektin e sigurisë dhe të paqes në rajon.

Padrejtësi të tilla të Rusisë dhe Kinës vetëvetiu sfidojnë seriozisht privilegjën, argumentet dhe arsyeshmërinë e të drejtës së vetos të tyre që e gëzojnë tani në KB. Kështu, më shumë se të tjerët, vetë Rusia dhe Kina japin të kuptohet se me egoizmin, përpjekjet për dominim dhe mosobjektivitetin e tyre e kanë humbur kredibilitetin e domosdoshëm si parakusht dhe ka ardhur koha që të diskutohet e drejta e vetos të cilën e gëzojnë ato dy shtete në KB. E drejta e vetos së një shteti në KB nënkupton edhe atë se ai shtet duhet të jetë për të gjitha shtetet tjera shembulli më i mirë e par excellence botëror i moralit, shembull i etikës dhe drejtësisë në politikë, që është idea, esenca dhe bërthama kuptimore e vetos. Në të kundërtën, në KB instalohet dominanca dhe autoritarizmi i atyre shteteve me të drejtë vetoje që e degradojnë tërësisht idénë, frymën dhe qellimin e misionit të KB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat