Me arsye Vjosa kërkon drejtësi për heronjtë e Kosovës, por Drejtësi ende nuk ka!!!

Opinione

Me arsye Vjosa kërkon drejtësi për heronjtë e Kosovës, por Drejtësi ende nuk ka!!!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 9 maj 2022 Në ora: 17:53

Moralisht, ligjërisht dhe kombëtarisht, është i justifikueshëm ky vlerësim i zonjës presidente Vjosa Osmani, e cila më 9 maj 2022, me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj, RIPOHOI që të flasë drejtësia për ta, mbase “Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës”. 

Sot, më 9 maj 2022, u  mbushën 24 vjet, që kur polumbat e tradhtisë i vranë luftëtarët trima, Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj  te Përroi i Poravës së rrethit të Pukës (9 maj 1998).

Për rikujtimin e kësaj ngjarjeje të dhimbshme dhe tragjike, sot, ndër të parët, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mbajtën fjalë rasti dhe bënë homazhe para varreve të Ilirit dhe të Hazirit në varezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Po ashtu, edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca vuri në dijeni se “UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci, i cili do të nderohet e kujtohet gjithmonë bashkë me të gjithë ata të cilët e dhanë jetën si dëshmorë për lirinë e kombit tonë”.

Me këtë rast përkujtimi historik të rënies së Ilir Konushefcit dhe të Dr Hazir Malës, si Vjosa Osmani, ashtu edhe Glauk Konmjufca, me theks të posaçëm  vunë në dukje se duhet të flasë drejtësia, duke qenë se Iliri dhe Haziri flijuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës. Mirëpo, qe 24 vjet  drejtësia e heshtur dhe e instrumentalizuar nga matrapazët e krimit dhe të korrupsionit, që gjendeshin në krye të shtetit, nuk pati guximin, që të fliste asnjë fjalë se, kush dhe pse i vrau tinzisht dhe pabesisht gjeneralmajorin e UÇK-së, Ilir Konushefci dhe mjekun Hazir Malaj.

Dhe, vërtet me ardhjen në pushtet të Treshesë: Vjosa, Albini dhe Glaku, o tash, duhet të ngrejë zërin lart DREJTËSIA  e kërkuar ga Presidentja Vjosa Osmani, o kur, pritet të ringjallet DREJTËSIA, pasi të kenë kaluar edhe 24 vite të tjera?! 

Këtë absurd nuk duhet pranuar as  Treshja e drejtimit të shtetit të pavarur të Kosovës: Vojsa, Albini dhe Konjufca, e as qeveria, as parlamenti e as presidenti i Republkës së Shqipërisë. Titullarët institucionalë të këtyre dy shteteve  bashkërisht, duhet t’i bashkërendojnë përpjekjet dhe autorizimet e tyre ligjore dhe kushtetuese, që sa më parë të jetë e mundur aktivizimi dhe veprimi i sistemit të drejtësisë për zbardhjen e vrasjes makabër të dëshmorëve të UÇK-së, Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj, më 9 maj 1998 brenda territorit të Shqipërisë.

Pra, derisa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vit për vit po kërkon drejtësi lidhur me rastin e Ilirit dhe të Hazirit, është plotësisht e logjikshme, e drejtë dhe e ligjshme, që Vjosa së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, t’i drejtohen  ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, që të ngrejë procedurën penale për hetimin e varsjes së tyre.

Ndryshe, nëse vazhdhet “kënga e vjetër”  e mbylljes së gojës DREJTËSISË si këtu e 24 vite më parë atëherë, do të  “ngushëllohemi” vetëm me kujtime verbale dhe me lotë pranë varreve të heronjve të UÇK-së, Gjeneralmajor Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj.

Derisa nuk i heqet “velloja” kësaj vrasjeje politike terroriste, familjet e tyre kanë plotësisht të drejtë, jo vetëm të dyshojnë, por, ehe të mos u besojnë institucioneve të drejtësisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Sa më sipër, si mund ta quajmë veten se jemi shtete demorkatike dhe të së drejtës, kur qe 24 vjet as Tirana e as Prishtina zyrtare nuk kanë organizuar asnjë gjyq penal për t’i ndëshkuar vrasësit  dhe organizatorët e Ilir Konushefcit dhe të Dr. Hazir Malës?!

-“Vrasja” e drejtësisë nuk shpie përpara popullin shqiptar drejt zhvillimit, përparimit, demokratizimit, integrimit dhe civilizimit evropianoperëndimor.

Përkundrazi, një shtet që fsheh krimet e tilla terroriste, dyshohet se vetë është i involvuar  në to. Mirëpo, për t’iu shmangur  një hipoteke të tillë dyshuese, sa më parë nevojitet që të reagojnë institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat