Operacioni `Plumbi i Artë` sukses apo ngecje përballë Drejtuesve të Korrupsionit?

Opinione

Operacioni `Plumbi i Artë` sukses apo ngecje përballë Drejtuesve të Korrupsionit?

Nga: Pirro Prifti Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:07
Pirro Prifti

Kurrfarë plumbi i Artë nuk i është dorëzuar nga kriminelet ndonjë zyrtari , biznesmeni apo ndonjë tjetri në Shqipëri përveç rastit hipotetik dhe akudues kur Berisha përmënd Saimir Tahirin që mund ti ketë dërguar një `plumb në zarf` Kryeministrit.

I vetmi `Plumb i Artë` vjen nga dy filmave amerikanë të viteve 1917 dhe 1921. Sidoqoftë `Plumbi i Artë`përmëndet në filmin shumë të njohur `The Man with Golden Gun` me James Bond, kur krimineli jo-real Francisko Scaramanga në film përdorte vetëm plumba të artë -që punonin vetëm me revolverin e artë-të farkëtuar në Mackau- diku në Hong Kong persona të caktuar.

Në Shqipëri përveç ndonjë plubi dërguar me zarf tek ndonjë i korruptuar nuk ka patur të tilla paralajmërime. Operacioni i policisë shqiptare `Plumbi i Artë` është titulluar ndoshta për shkak të ngajres së hershme në 2010 kur Nuredin Dumani me shokë vodhi 8 kg florid he 30 orë në një argjendari në Elbasan ku pas plagosjes së tij rrodhën një varg ngjarjesh zinxhr në kohën kur me 29 Mars edhe u arrestua pas ra pre i një atentati ("Plumbi i Artë", gazetari zbulon pse SPAK e pagëzoi me këtë emër operacionin: Dumani një "minierë" për prokurorët - Vendi (oraneës.tv).

Sipas informacionit të Policisë: SPAK shkatërroi një ditë më parë 8 grupe kriminale, ku nga 32 urdhër arreste 18 janë ekzekutuar, 9 prej të cilëve ishin në burg, teksa 14 të tjerë janë në kërkim.18 të arrestaurit janë njohur sot me masat e sigurisë. 14 të akuzuarit që janë në arrati.

Interesant është gjithashtu fakti se në këtë operacion, nuk ka ndonjë sukses nga gazetaria investigative jona e cila vetëm bën copy-paste informacionet e policisë të marra zyrtarisht apo nëpërmjet ndonjë thashethemi, ku zonja gazetare dhe zoti gazetar që dalin çdo ditë në tv më tepër përpiqen të trembin shqiptarët për gjëndjen e rëndë që po kaloka Shqipëria duke nxirë realitetin (ndoshta padashje), dhe duke i dhënë përshtypjen popullit se vetëm ata po na zbulokërkan kriminelët duke hedhur poshtë punën vendimtare të policisë shtetërore , mesa duket për të marrë dhe këta `medalje të arta` në vënd të `Plumbit të artë`, për një punë që e kanë kryer të tjerët por që e shesin kanakarët e tv-ve private si punë të tyre.

Emrat e të arrestuarve njihen si: Ervis Martinaj,Florenc Çapja, Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri, Festim Qoli, Alban Bengasi, Elvin Merlika, Alket Xhixha, Marjus (Suel) Lulaj (Çela), Agron (Kamber) Mehja, Aleks Çela alias (Tom Qorri), Agim Gjini, Mikael Qosja (Kamami) (Stefo), Abedin Mama (Dine Çami).

Më kryesorë: Nuredin Dumani, qe nga viti 2010 kur ky i pernduar bashke me Talo Celen kishin vjedhur 8 kg florid he bizhuteri tek Argjendaria në Elbasan.Tashsmë si bashkëpunëtor i SPAK-ut Nuredin Dumani, në dëshminë e tij për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, ka pohuar se biznesmeni në Durrës, Festim Qoli, e kishte kontraktuar për të kryer krime të ndryshme për llogari të tij dhe të avokatit të njohur Alban Bengasi. Sipas rrëfimit, kur Alban Bengasi i kishte kërkuar Dumanit të vriste gruan e tij Blerta Bengasi për 120 mijë euro. Per te vrare Elton Kilen Në këtë moment kanë vendosur të kthehen në Fieri, por pikërisht atë pasdite Nuredin Dumanit i bëhet atentat. Është pikërisht ky momenti sipas prokurorëve ku Dumani ka filluar të dyshojë se e kishin nxjerrë në pritë duke dyshuar te Henrik Hoxhaj.

Talo Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Sipas deklaratave të Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Suel Çela nga Elbasan, rezulton i dënuar në itali për trafikim narkotikësh, por edhe pse rezulton i dënuar, ai ka arritur t'i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit.

Florenc Çapja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, ndodhet në Dubai, te të cilën Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Ai akuzohet si porositës për ekzekutimin në 15 gusht të vitit 2012 të Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.

Kamer Mehja rezulton i dënuar për “Trafikim të armëve dhe municioneve” si dhe për “Plagosje të lehtë me dashje” të një kamarieri në Elbasan dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarit”

(https://shqiptarja.com/lajm/plumbi-i-arte-u-dekonspirua-burime-per-report-tv-ka-pasur-rrjedhje-informacioni-boset-e-krimit-qe-jane-ende-ne-arrati-dhe-i-shpetuan-prangave-kush-jane).

Interesant është fakti që kryetari nongratta i `Shtëpia e Lirisë, minimizoi rezultatet e operacionit `Plumbi i Artë` dhe kërkoi që të merrej nën mbrojtë kundërshtari i Nuredin Dumanit- Besian Xhixha, i cilhodhi akuza të mëdha kundër tij dhe kundër shtetarëve dhe prokurorëve, por pa nxjerrë emra (“Të mbrohet Xhixha”, Berisha thirrje SPAK: Nxori lidhjet e Dumanit me prokurorë e qeveritarë! - GIJOTINA).

Anëtarët e grupeve kriminale komunikonin përmes aplikacionit SKY për t'ju shmangur organeve të policisë dhe prokurorisë ("Plumbi i Artë", gazetari zbulon pse SPAK e pagëzoi me këtë emër operacionin: Dumani një "minierë" për prokurorët - Vendi (oraneës.tv).

Pavarësisht sukseseve të Operacioneve, dhe arrestimit të 18 nga 32 egzekutorët shqiptarë të disa njerzve dhe individëve, problem i madh ka mbetur të gjënden se kush janë Urdhëruesit (me big balls) të vrasjeve.

Kjo kërkon jo vetëm punën e policisë por gjithashtu kryesore janë bërja gati e dosjeve për Urdhëruesit (me big balls), arrestimi i tyre dhe nxjerrja e tyre para drejtësisë, sepse kjo kërkon jo vetëm aftësi profesionale, eksperiencë, bashkëpunim, por edhe ruajtje të sekretit hetimor.

Këto grupe kriminale të cilat qarkullojnë qindra mijra euro, nuk e kanë problem ashtu si dhe në çdo vënd të botës perëndimore të korruptojnë policë, gjyqtarë e prokurorë. Prandaj ka dhe rrjedhje të informacionit me pasojë se 18 kriminelë nuk janë kapur.

Është e vërtete se Vettingu, drejtësia e re, i ka rritur rrogat në mënyrë të konsiderueshme për këtë kategori punonjësish, por ai që ka marrë para dikur edhe sikur ti bëhet rroga disa mijra euro përsëri do të marrë mitmarrje dhe do të shesë informacionin.

Pra lufta kundër Korrupsionit ngelet një luftë kundër krimit të organizuar të kartelve të drogës por edhe të drejtuar nga individë shtetërorë.

Deri tani në Shqipëri nuk ka dalë asnjë prokuror i guximshëm dhe asnjë ekip `me duar të pastra` si Antonio di Pietro, gjykatësi Xhovani Falcone, Mario Amatto, ose gjykatësi francez Pierre Michel, apo si polici i pakorruptueshëm tek filmi i famshëm `La Piovra` Corrado Katani, apo prokuroria Silvia Konti, që të marrën përsipër doset e rënda dhe të frikshme të Berishës, Metës, disa ministrave të së kaluarës, dhe disa indivdëve ish drejtues të lartë të policisë së shtetit.

Sigurisht SPAK po punon duke arrestuar dhe gjykuar si asnjëherë tjetër gjatë këtyre 30 viteve , ministra, deputetë, partiakë.

Gjithashtu, niveli i lartë i denoncimeve dhe prirja e opinionit publik për të dënuar ata `të paprekshmit` drejtues për vite me rradhë që nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë gjatë këtyre 30 viteve`, nuk ka patur efektet e duhura në prokurorët e SPAK-ut të cilët me sa duket i trëmben ndëshkimeve indivduale që mund tu vijë nga Urdhëruesit ( me big balls) deri tani anonimë. SPAK-u duhet ta ketë të qartë se vonimi në kapjen e egzekutorëve të Urdhëruesve me `big balls` do të ndikojë edhe në rritjen e frikës së disa prokurorëve, të cilët hezitojnë apo kanë arkivuar dosjet me ose pa dashje.

Së fundmi një frazë të urtë në ndihmë të SPAK-ut nga filozofi Lao Tzu (rryma Taoiste):

``Bëni gjërat e vështira ndërsa janë të lehta dhe bëni gjërat e mëdha ndërsa janë të vogla. ...``.

[email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat