I nderuar Ali Ahmeti, me maqedonasit dhe serbët shtohen ngulfatjet e kurrsesi nuk mbyllen

Opinione

I nderuar Ali Ahmeti, me maqedonasit dhe serbët shtohen ngulfatjet e kurrsesi nuk mbyllen

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 1 korrik 2022 Në ora: 22:04
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qeverisjes së pandërprerë njëzetvjeçare, për çudinë e të gjithëve, për së pari herë e mori fjalën në parlamentin e RMV-së për të mbrojtur kryeparlamentarin, Talat Xhaferin, me rastin e interpelancës ndaj tij. Kjo tregon se i nderuari Ali Ahmeti e do më shumë bashkëpartiakun e tij të ngushtë, shokun Talat Xhaferin, sesa qytetarët shqiptarë të RMV-së. Plus kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti lavdëroi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se na quajti “vëllezër maqedonas e shqiptarë", po, po i nderuar kryetar i BDI-së, saktë e qartë e keni thënë se Rama është vëllai shpirtëror me maqedonasit e serbët, por jo me kosovarët e Albin Kurtit.

Sidomos thënia e zotëri Ali Ahmetit që nuk na ka pëlqyer është:

"T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin ndër shekuj".

Si të mbyllen çështjet e së keqes maqedonase e serbe ndaj shqiptarëve?, edhe sikur ne t'i mbyllim, maqedonasit dhe serbët nuk duan t'i mbyllin, sot e kësaj dite halë në sy e mendje jemi për ata. Ata s'duan të na shohin e jo më "t'i mbyllim çështjet që na ngulfatin ndër shekuj".

Për besë  i nderuar Ali Ahmeti, pas luftës fitimtare të 2001, jo që na keni ngulfatur me maqedonasit, por me Ballkanin e Hapur na keni ngulfatur dy herë më shumë, një herë me vëllezërit shpirtëror e gjuhësor të serbëve, maqedonasit, dy herë, me vëllezerit shpirtëror e gjuhësor të maqedonasve, serbëve.

Me Ballkanin e Hapur me anë të serbëve maqedonasve ju keni dhënë forcë të dyfishtë për të na ngulfatur edhe një shekull më shumë.

Mos e dhashtë Zoti të fitojnë rusët në Ukrainë e më gjerë, atëherë "vëllezërit maqedonas e serbë" të Ramës të gjallë do të na hanë.

Kujdes se lufta Rusi-Ukranë është fillim  luftërash kryqëzatash në mes ortodoksëve sllavë dhe katolikëve evropianë e amerikan!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat