Edi Rama pasi ia promovoi librin, Enver Hoxhaj i bashkohet projektit Rama-Thaçi-Vuçiq

Opinione

Edi Rama pasi ia promovoi librin, Enver Hoxhaj i bashkohet projektit Rama-Thaçi-Vuçiq

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:35
Faton Mehmeti

Kemi theksuar disa herë se brenda PDK-së ka grupacione të ndryshme, një gjë e kanë të përbashkët: servilizmin, përveç hajnisë dhe dukurive të tjera.

Kishte qëndrime të ndryshme brenda PDK-së për "Ballkanin e Hapur", e cila filloi si nismë e Shengenit, fshehur pas idesë serbe për sundim në Ballkan.

Për këtë arsye Kosova nuk e ka ndërmend t‘i bashkohet, madje e kundërshton në çdo formë "Mini-Shengenin Ballkanik”, nismë kjo që iu ndërrua emri në "Ballkani i Hapur”, nga tre udhëheqës në Ballkan, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Përveç Qeverisë së Kosovës, kundër nismës së liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë e Serbisë, janë deklaruar edhe partitë në opozitë, përjashtuar PDK-në.

Ndonëse kjo parti me Mërgim Lushtakun, shprehej se fillimisht do të ketë një konsultim në strukturat e partisë. “Për këtë gjë do të diskutojmë edhe në organet e partisë dhe do të dalim edhe në konferencë për media”, ka qenë përgjigjja e Lushtakut, kur është pyetur për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, në një konferencë për media.

Duket se brenda PDK ka njerëz që mbështesin këtë projekt serbo-rus, jam i bindur se pjesë e saj do ishte akoma edhe Hashim Thaçi, nëse do ishte në liri. Nuk është çudi se i pari nga PDK që ka qenë pro saj ish këshilltari i Thaçi, njëherësh edhe ish-ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku i cili bëhet zëri i parë brenda PDK që shprehet pro që Kosova të jetë pjesë e saj.

Pasi Edi Rama i erdhi në promovim të librit të tij, si nder për të Enver Hoxhaj shprehu mbështjetjen për iden e Ramës-Hashimit dhe Vuçiqit. Fillimisht mashtron kur thotë se, sa ishte ministër i jashtëm kemi pasur rezultate marramendëse që të anëtarësojmë Kosovën në organizata ndërkombëtare. Ballkani i Hapur është mekanizëm joformal. Shtetësia e Kosovës nuk matet në Ohër. Ajo matet në Bruksel dhe Berlin. Matet në Londër. Matet në Uashington dhe mbi të gjithë në OBK, shumë fjalë pa asnjë lidhje mes vete, për të arsyetuar mbështetjne  tij ndaj ides serbo-ruse për faktorizimin e Serbisë.

Hoxhaj duhet të kupyoj "Ballkani i Hapur" është kundër Kosovës e kanë thënë të gjithë ata që i duan të mirën asaj.

Njëri ndër më të zëshmit kundër saj është z. Sali Berisha i cili disa herë ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër veçse një projekt që sipas tij synon asgjësimin e pavarësisë së Kosovës. Edhe mbështetja e Berishës është arsye që e shtyn Enverin ta kundërshtojë, rreshtim pro Ramës.

Kjo nismë nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze. PDK  tashmë po tregon hapur dhe qartë se mbështet projektin serbo- rus të njohur si "Open Ballkan". Hoxhaj flet shumë e asgjë nuk thotë,  dështak në politikë si servil i përjetshëm, njëherë i Hashimit tani i Edit, i tillë do të mbetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat