Suksesi i izrailitëve është viktimizimi kolektiv-hollokausti, kurse çallami i shqiptarëve është individualizmi heroik i kot

Opinione

Suksesi i izrailitëve është viktimizimi kolektiv-hollokausti, kurse çallami i shqiptarëve është individualizmi heroik i kot

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 gusht 2022 Në ora: 19:30
Sulejman Mehazi

Në vend që botës t'i prezentohemi si popull i viktimizuar bëjmë të kundërtën e shpallim veten si heronj e luftarak, në vend që në mbamendje t'i kemi viktimat e mos t'i harrojmë masakrat e bëra serbe e greke ne përkujtojmë e krenohemi individualisht me dëshmorët e heronjtë e kombit tonë. Lëmë mënjanë vrasjet, torturat, dhunimet, dëbimet e masakrat kolektive të bëra ndaj nesh e i zëvendësojmë me individualizime heroike.

Suksesi i izrailitëve s'është heroizmi i tyre, po viktimizimi i tyre, simbolika kryesore apo primare e izrailitëve ështe hollokausti, ata në çdo cep të botës vënë simbolin e tyre të hollokaustit dhe në Shkup e Tiranë është, kurse ne vëmë bustet e heronjve tanë. Dhe populli ynë duhet të bëjë të njëjtën gjë, shtatoret apo bustet e heronjve tanë të zëvendësohen me simbole viktimizuese kolektive që para botës

të prezentohemi si të viktimizuarit e Serbisë dhe të Greqisë. Aq naiv jemi saqë serbët para  Gjykatës Speciale të Hagës e para botës e shpallin veten të viktimizuar a ne me anë të statuave e shtatoreve bëjmë hero të vdekurit e të gjallët. Shikoni sa të papjekur jemi, sakrificën familjare të jasharajve e minimizojmë për shkak të politikanëve të gjallë, Ibraim Rugovës, Thaçit, Sali Berishës, Edi Ramës e Ali Ahmetit, për ne më vlerë ka indivi sesa masakrat kolektive të popullatës sonë. Ne viktimizimet i kemi çallamet tona skenderbegiane, hasanprishtiane, iseboletiniane. Ne duke maksimumizuar Skenderbeun, Hasan Prishtinën, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Titon, Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Ibrahim Rugovën, Arbër Xhaferin, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin kemi minimumizuar masakrat e bëra ndaj nesh, duke maksimizuar Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Haradinajn kemi minimizuar familjen e Adem Jasharit, dëbimet, vrasjet, dhunimet dhe masakrat e bëra serbe në Kosovë, duke maksimizuar Ali Ahmetin kemi minimizuar torturat, burgosjet, vrasjet, dëbimet sllavomaqedonase ndaj nesh. Viktimizimet tona janë çallamet tona me anë të bustave e shtatoreve të heronjve tanë, përkundrazi, çallami i vetëdijes së izrailitëve është simbolika e viktimizimit të hollokaustit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat