Millosheviçi nuk ka vdekur, ai akoma qenka gjallë në Ballkan!

Opinione

Millosheviçi nuk ka vdekur, ai akoma qenka gjallë në Ballkan!

Nga: Ejup Berisha Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:03
Ejup Berisha

Megjithatë Sllobodan Millosheviçi diktatori famkeç i Serbisë të mesit të viteve 80 dhe tërë viteve të 90-ta, nuk paska qenë diktatori i fundit në rajonin e Gadishullit të Ballkanit.

Paska pasur dhe ka diktaturë dhe diktatorë më të rrezikshëm dhe më të sofistikuar se ky me veprime të ngjashme bilr edhe më të rrezikshme se të tij. Të mos keqkuptohem me këtë që thashë më lartë nuk dua aspak dhe asesi që ta amnistoj kasapin e Ballkanit për keqbërjet,për luftërat e tij të pakuptimta, të palejueshme dhe të patolerueshme, por dua të themë se ky nuk paska qenë njeriu i vetëm i keq në rajon pasiqë atë e paskan pasuar edhe shumë diktatorë tjerë më të rrezikshëm që erdhën pas tij.

Vdiq Millosheviçi, rroftë Millosheviçi. Kur flas për ekzistimin e diktaturës e kamë fjalën për fenomenin e largimit të qetë të qytetarëve jo vetëm të shtetit tonë RMV-së nga trojet e tyre, por edhe të qytetarëve të shteteve tjera të Gadishullit të Ballkanit nga vendet e tyre të lindjes. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe po ndodhë akoma në këtë rajon. Millosheviçi me të vërtetë për dhjetë vite e zbrazi Kosovën nga shqiptarët dhe banorët e tjerë joserb gjatë vitit të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar por ai këtë e bëri me luftë ndërsa këta diktatorët bashkëkohorë këtë gjë po e bëjnë në qetësi dhe heshtje pra këta kështu po e zbrazin tërë teritorin e shteteve të Ballkanit nga banorët e tij.

Shtatqindmijë të shpërngulur për më pak se dhjetë vite nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është informacion apo lajm për tu gëzuar, për tu krenuar dhe për të qenë zemërgjërë.

Shtatqindnmijë njerëz të shpërngulur për këtë periudhë është sinjal alarmi, trishtimi dhe tragjedi shumë e madhe për një Qeveri dhe një shtet që pretendon se është demokratik dhe i cili numëron pak më shumë se dy milionë banorë. Këtë shifër dje e bëri të ditur z.v Kryeministri i Qeverisë së RMV-së për cështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

Edhe pse ky dje duhej t'i bënte të ditura masat dhe aktivitetet e Qeverisë për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve këtu dhe ndaljen e shpërnguljes së tyre nga vendlindja e tyre por jo në vend të kësaj ky vendosi që ta luajë rolin e përfaqësusesit të Entit shtetëror të statistikave apo dhe rolin e zëdhënësit të këtij institucioni shtetëror që merret me grumbullimin me përpunimin dhe me publikimin e të dhënave dhe të informacioneve rreth qështjes së shpërnguljes së njerëzve nga trojet e tyre. Pra Millosheviçi nuk paska vdekur tërësisht ky i paska lënë trashëgimtarët e denjë të tij në këto troje.

Këta me veprimet e tyre po krijohet përshtypja se këta i qenkan betuar atij se nuk do të largohen nga rruga e tij. Më parë shokut Tito i këndohej kënga Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga yte nuk do të largohemi kjo këngë në Gadishullin e Ballkanit tani mund të këndohet kështu: Shoku Millosheviç ne të betohemi se nga rruga yte nuk do të largohemi. Apo ne do t'i largojmë banorët e këtij rajoni siç e bëre ti në kohën sa ishe në pushtet gjatë mesit të viteve 80 dhe gjatë tërë viteve të 90-ta të shekullit njëzet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat