Cilët nga politikanët e Kosovës mund të arrijë paqen me Serbinë?

Opinione

Cilët nga politikanët e Kosovës mund të arrijë paqen me Serbinë?

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:31
Adem Bytyqi

Paqen me Serbinë mund ta "arrijnë " jo Kurti, por ata që e pranuan Zajednicën dhe pranuan që të mbahej edhe referendumi i Serbisë në Kosovë.

Serbia kërkon ta aneksojë nëse jo tërë Kosovën, veriun e Kosovës gjithssesi, ata të cilët akoma nuk e kanë marrë vesh këtë duhet të largohen urgjentisht nga politika në Kosovë!

Përderisa Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka përkrahjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putinit, Serbia, përkundër një ndërhyrje të butë të evropianëve, nuk është e interesuar të arrijë paqe me Kosovën dhe t'ia kthejë shpinën aleates tradicionale të saj, Rusisë.

Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë në të gjitha takimet ndërkombëtare në vend që t'ia kujtojë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovês luftën e fundit në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë, i del nē krah Vuçiqit, duke relativizuar krimet makabre dhe mizoritë tjera të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, nga ushtria dhe policia e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë në vitin 1998/99.

Madje, madje, sipas gjykimit tim: "Lufta me çdo kusht për pushtet e forcave politike në Kosovë, i ka lënë nënë hije shumë çështje kardinale që kanë t'bëjnë me interesat imediate të shtetit dhe popullit të Kosovës".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat